Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    "Vallja" e poshtėrimit tė vlerave kombėtare

    Share
    avatar
    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    "Vallja" e poshtėrimit tė vlerave kombėtare

    Post by Webmaster on Tue Jan 29, 2008 1:59 am

    "Vallja" e poshtėrimit tė vlerave kombėtare



    Nuk duhet tė duartrokasim tek sa shohim palaēot qė, pėr qėllime pėrfituese, tallen me identitetin tonė kombėtar
    Kohėt e fundit disa televizone private gjatė sezonit verorė kanė organizuar dhe pasqyruar njė seri programesh artistike.
    Nė pamje tė parė kėto programe e pasqyrojnė shoqėrinė shqiptare si njė shoqėri pėrparuese qė emancipohet nėn ndikimin e modeleve moderne botėrore. E vėrteta ėshtė se disa nga kėto programe nuk janė gjė tjetėr veē se kopje dashakeqase, fasadė false, mbrapa sė cilės fshihen mjerimi, turpi dhe antivlerat kombėtare shqiptare. Kėto programe na kujtojnė televizionin dhe programet televizive tė diktaturės komuniste nė tė cilėn pasyroheshin vetėm zyra luksoze, familje tė pasura me njerėz tė lumtur, por nė tė vertetė nė kėtė luks bėnin pjesė njė pėrqindje shumė e vogėl e popullsisė.
    Faktesia e kėsaj kategorie kanalesh televizive shqiptare eshte se programet e tyre janė imitime, kopje dhe shembėlltyra te kanaleve televizive tė vendeve fqinje, si Italia. Koha ka treguar se kush kopjon ėshtė nxėnės i dobėt, nuk ėshtė vetvetja dhe suksesi i tij nė jetė ėshtė mjegullues dhe jo i sigurt. Tė tillė janė edhe stafet drejtuese, nė veēanti prezantuesit jo profesional, qė i kanė rėnė nė qafė profesionit tė gazetarisė. Mos profesionalizmi si dhe dėshirat cinike qė rrjedhin nga interesa dhe faktor tė ndryshėm, tė jashtėm apo tė brendshėm, nuk ju jep dhe nuk duhet t’iu jap tė drejtė pėr tė mohuar, deformuar, keqinterpretuar historinė e njė kombi tė tėrė.
    Kėto kanale televizive nuk pėrfaqėsojnė identitetin, kulturėn dhe traditat e kombit shqiptar. Krejt rastėsisht ndoqa spektaklin televiziv te ashtuquajtur " Shtojzavallet", tė organizuar dhe pasqyruar nga njė kanal televiziv privat. Ky program nuk ishte asgjė tjetėr, veēse vallja e poshtėrimit tė vlerave dhe personazheve historike, ku hapjen dhe mbylljen e saj e bėri duke talluar, nėpėrkėmbur dhe personalizuar Heroin tonė Kombėtar Gjergj Kastriot Skėndėrbeu "me shtegun e dhisė".
    Nė kėtė program, ashtu dhe nė programe tė tjera tė njė sė njėjtės trupė, Skėnderbeu paraqitet si personifikim i njeriut tė paditur, i malėsorit "kokėgdhė", qė s’di tė bėj politikė, qė s’di ē’ėshtė shoqėria, qė s’ka haber nga kultura e emancipuar, qė s’di as tė bėj dashuri etj.etj. , sikur ai ka jetuar nė njė periudhė izolimi te plotė shoqėror. Po , nuk gjetėn tjetėr temė pėr humor kėta shakaxhinj tė rėndomtė ? Vetėm figura e deformuar me keqdashje e Skėnderbeu mund tė bėjė pėr tė qeshur shqiptarėt e mjerė?!
    Kjo qė ndodh nė Shqipėri u garantoj qė nuk ndodh nė asnjė vend tė botės. A ka vende nė kėtė botė qė vlerat e tyre kombėtare i pėrdorin pėr tė ngjitur vlerat e egoizmit e tė karrierės personale fitimprurėse?
    Simboli i bashkimit te Italise identifikohet pikėrisht me figurėn e Garibaldit, kurse Turqia moderne identifikohet me figurėn e Ata Turkut.
    Si nė Itali, Turqi dhe nė ēdo vend tė botės askush nuk ka dėshirėn dhe guximin qė tė tallet me simbolet dhe figurat historike tė vendit tė tij. Sa kohė do tė vazhdojmė tė kemi njerėz paradoksal dhe antikombėtar do tė jemi vendi i paradokseve tė mėdha, por kam njė besim tė hekurt se kėsaj kategorie koha u kalon pėrpara dhe idetė ju ngelim mbrapa.Per rrjedhojė koha do t’i nxjerr jashtė, duke i lėnė si tė pa vlerė dhe tė harruar edhe nga vetė paradoksi .
    Figura e Gjergj Kastriot Skėndėrbeu ėshtė piedestali i qėndresės sė popullit shqiptar pėr liri. Kjo figurė historike nuk ėshtė vetėm e pėrmasave kombėtare, por edhe ndėrkombėtare, sepse i tillė qe edhe roli tij si mbrojtės i qytetėrimit Perėndimor.
    Per nder tė tij nė Itali dhe nė vende tė tjera tė botės kemi njė sėrė monumentesh qė janė ngritur pėr ta nderuar dhe respektuar, si njė strateg dhe mbrojtės tė pa lodhur tė kristianizmit.Ai mbahet mend dhe do tė kujtohet brez pas brezi si njė nga figurat ushtarake mė tė mėdha qė ka njohur historia njerėzore. Me Gjergj Kastriot Skenderbeun mburret jo vetėm Shqipėria, por e gjithė Europa.
    Tė tallesh me kėtė Hero, do tė thotė tė tallesh me historinė e lavdishme tė vendit tėnd, do tė thotė tė tallesh me vetėveten, tė mohosh vlerat dhe tė krijosh antivlera.
    Puntata e radhės e kėtij misioni qe pikėrisht "Prishtina", kryeqyteti i qėndrėsės, simboli i vlerave njerėzore. Pas luftės sė shqiptarėve te Kosovos pėr liri, nė Prishtinė u vendos monumenti i Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėndėrbeu, nė shėnjė triumfi ku liria fitoj mbi mizorinė, ku tė drejtat fituan mbi dhunėn. Vendosja e monumentit nė Prishtinė, i tregoj botės qė ne jemi shqiptar dhe qė kombi ynė ėshtė Shqipėria. Pra ky akt simbolizonte nderin e qindra luftėtarėve qė dhanė jetėn pėr Atdhe.

    Nuk ka kombe pa histori dhe nuk mund tė ketė histori pa komb. Shqipėria ka nevojė, si asnjėherė tjetėr pėr vlera qė mbajnė lart atdhetarizmin. Ne kemi qenė objekti i tratativave keqdashėse pėr tė na mohuar lashtėsinė, origjinėn, gjuhėn, civilizimin, si dhe shtrirjen tonė kombėtare. Nuk mund tė ecim pėrpara nėse nuk shikojmė mbrapa, nėse nuk vlerėsojmė historinė dhe personat qė e kanė bėrė kėtė histori. Ne, si shoqėri civile, duhet tė reagojmė pėrballė kėtyre akteve, sepse cėnojnė integritetin tonė kombėtar.
    Nuk duhet tė duartrokasim tek sa shohim palaēot qė pėr qėllime pėrfituese tallen me identitetin tone, por duhet te reagojmė pėr tė mbrojtur historinė nga kanosjet, deformimet dhe influencat antikombėtare.

    Perkundrazi intelektual, historian, akademik duhet tė punojnė pa reshtur dhe me plot vullnet pėr tė ndriēuar jo vetėm figurėn e lartė tė Gjergj Kastriot Skėnderbeu, por tė gjitha figurat e larta kombėtare si dhe gjithēka historike qė ka mbetur nė errėsirė, te bėjnė kėrkime shkencore pėr tė hedhur nė dritė tė "vėrtetėn e madhe", dhe pėr tė fshirė fragmentet e pavėrteta tė dalura nga periudha komuniste, e cila ishte e mbushur me plot ideologji dhe nuanca partiake.
    Pėr mė tepėr qe viti 2005 ėshtė viti jubilar, 600 vjetori i lindjes sė tij.
    Prandaj, me Gjergj Kastriot Skėnderbeu duhet tė krenohemi, ti falemi zotit qė na e dhuroj nė castet mė tė vėshtira kombėtare, kėtė shpėtimtar tė ēeshtjes sonė kombėtare. Nuk duhet tė hedhim baltė, por duhet ta kujtojmė dhe ta mbajmė si "piedestal tė pashuar", pse jo dhe si shembull qėndrese qė do tė jetė gjithmonė nė zemrat e ēdo shqiptari.

    Alban DACI

      Current date/time is Wed Aug 23, 2017 2:06 pm