Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    “Skėnderbeu i vėrtetė” i autorit Fatos Daci, njė libėr me vlera tė mėdha pėr historinė tonė mbarėkombėtare

    Share

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    “Skėnderbeu i vėrtetė” i autorit Fatos Daci, njė libėr me vlera tė mėdha pėr historinė tonė mbarėkombėtare

    Post by Webmaster on Sun May 03, 2009 9:32 pm

    “Skėnderbeu i vėrtetė” i autorit Fatos Daci, njė libėr me vlera tė mėdha
    pėr historinė tonė mbarėkombėtare



    Nga Prof.Dr. Hasan Ēipuri *


    Kėto ditė autori i shquar dibran, publicisti, shkrimtari dhe historiani Fatos Daci, botoi librin e tij mė tė ri tė titulluar “Skėnderbeu i vėrtetė”, njė libėr me vlera tė jashtėzakonshme pėr historinė tonė mbarėkombėtare.

    Ky autor paraqitet para publikut shqiptar me kėtė vepėr tė madhe, pasi gjatė 10 vjetėve tė fundit ka botuar 11 vepra tė tjera letrare e historike, pėrfshirė veprėn madhore “Enciklopedia e Dibrės”, nė vitin 2006, duke botuar nė tė njėjtėn periudhė tri gazeta “Dibra”, “Zėri i Lirė” e “Trojet Shqiptare” dhe duke shkruar intensivisht artikuj nė mė shumė se 12 organe tė tjera publicistike tė vendit tonė.

    Kjo veprimtari kaq e frytshme letrare e shkencore e z.Fatos Daci ėshtė pėr t’u admiruar dhe lipset vlerėsuar siē duhet nga Lidhja e Shkrimtarėve tė Shqipėrisė, nga Akademia e Shkencave, nga Shoqata e Gazetarėve Profesionistė dhe nga e gjithė shoqėria shqiptare, veēanėrisht ajo dibrane.

    Nė librin “Skėnderbeu i vėrtetė” shkrimtari Fatos Daci mbron me menēuri, atdhetarizėm dhe guxim e burrėri njė nga figurat mė tė mėdha e mė tė shquara nė tė gjithė historinė e popullit shqiptar, madje nė shkallė botėrore, qė ėshtė Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, tė cilin nė planin ndėrkombėtar, Evropa e quan shpėtimtarin e saj nga thonjtė e Perandorisė Osmane, ndėrsa Krishterimi e quan shpėtimtar tė tij nga Islamizmi. Ashtu, siē shkruan dhe vetė autori, pėr njė ēerek shekulli Ai qe mburoja e Perėndimit kundėr sulmit brutal tė Lindjes, e cila synonte tė thyente tabu tė kufijve shtetėrorė, fetarė e ideologjikė tė tė dy kontinenteve.

    Shkrimtari e historiani Fatos Daci iu ndėrmor studimit dhe realizmit tė kėsaj vepre dinjitoze, duke mos duruar dot falsifikimet monstruoze tė disa autorėve tė huaj, por sidomos atyre vendas lidhur me origjinėn dhe vendlindjen e Skėnderbeut tė Madh, tė cilit i “nxjerrin” kėshtu tri origjina tepėr absurde.

    Pastaj, me kėtė rast, u kundėrvihet edhe disa autorėve tė huaj, sidomos kėtij tė fundit, zviceranit Oliver Jens Schmitt, me librin e tij “Skėnderbeu”, i cili, tėrthorazi e denigron figurėn e madhe tė Skėnderbeut, si dhe tė servilėve tė tij shqiptarė, qė e mbrojtėn me zjarr nė disa gazeta e televizione shqiptare nė vitin e kaluar, duke u rreshtuar nė anėn e tė huajve, pa vlerėsuar dėmin qė i bėhej figurės sė Skėnderbeut. Sidomos kjo u duk qartė nė intervistėn e Schmitt-it.

    Pėr tė sqaruar dhe argumentuar tė vėrtetėn mbi origjinėn dhe vendlindjen e Skėnderbeut, autori ka pėrmendur nė libėr mbi 28 studiues tė huaj dhe mbi 40 historianė e studiues shqiptarė nga mė tė spikaturit, duke filluar qė nga Marin Barleti e Gjon Muzaka, te Fan Noli, Naim Frashėri, Marin Serdari, Dhimitėr Frengu, e deri tek Aleks Buda, Kristo Frashėri, Sabri Godo, Mustafa Kruja, Injac Zamput, Kasem Biēoku, Luan Maltezi, Shahin Leka etj. Gjatė hulumtimit tė burimeve tė nevojshme, autori ka pasqyruar 110 referenca tė shėnuara sipas ēėshtjeve tė renditura nė libėr.

    Libri “Skėnderbeu i vėrtetė”, ose e thėnė ndryshe e vėrteta pėr origjinėn, vendlindjen dhe datėlindjen e Skėnderbeut, ka njė vėllim prej 250 faqesh. Ai fillon me pjesėn hyrėse, ku autori shkurtimisht paraqet figurėn e madhėrishme tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut nė plan kombėtar e ndėrkombėtar dhe meritat e tij tė jashtėzakonshme pėr Shqipėrinė dhe Evropėn. Ky libėr u promovua me datė 21 mars 2009 nė sallėn e Muzeu Historik Kombėtar nė Tiranė nė prani tė qindra pjesėmarrėsve.

    Pasi pasqyron tė gjithė studiuesit dhe historianėt mė tė shquar tė huaj dhe shqiptarė qė kanė shkruar me respekt tė madh pėr figurėn e Heroit tonė Kombėtar, autori numėron tre autorė vendas, tė cilėt paraqitėn tri origjina pėr Skėnderbeun, gjė qė s’mund tė ndodh kurrė nė botė.

    Atėherė autori thotė me tė drejtė se “arma” e sė vėrtetės ėshtė analiza historike! Kush bėn analizėn historike ka zgjidhur dilemat rreth figurės madhėshtore tė Skėnderbeut.

    Dhe pas kėsaj, autori, fillon pėrmbajtjen e librit me krerė. Nė kreun e parė, qė emėrtohet “Polemika”, ai i kundėrvihet me argumente tė padiskutueshme autorit tė librit “Tedeli i Kastriotėve ėshtė Hasi” me kapitujt :” Skėnderbeu, Heroi Kombėtar, nuk mund tė privatizohet lehtė”, “Skėnderbeu lindi dhe luftoi nė Dibėr”, “Sajesat nuk pėrcaktojnė origjinėn e Gjergj Kastriotit”.

    Pas tij u kundėrvihet autorėve matjanė me ēėshtjet: “ Rreth “shakave” matjane pėr origjinėn e Gjergj Kastriotit”, “Jo thjeshtė resto”, “Edhe shakatė duhen marrė seriozisht”, “Ka toponime e toponime”, “Gjon Kastrioti shkoi nga Dibra nė Mat dhe shtroi edhe Matin”, “Kufijtė dhe ēeshtja “Stelush”, “Si e “harruat “ Ballabanin?!”, “Ja qė edhe betejat nuk janė zhvilluar nė Mat...por, janė zhvilluar nė Dibėr” , “Rreth Aemathias”, “Po, ku lindi Heroi?” , “ Pėrēartjet e Ferit Kėputės”, “Skėnderbeu dhe Kastriotėt nuk kanė asnjė lidhje tė veēantė me Matin”.etj.

    Sė treti autori i kundėrvihet autorit Fehmi Kaloshi me ēėshtjet: “Me pėrralla e andrralla nuk bėhet historia e Skėnderbeut” dhe “Kaloshėt kanė origjinėn e tyre, e cila nuk ka asnjė lidhje tė veēantė me Kastriotėt”

    Debatet mbi librin e Schmitt-it pėr Skėnderbeun, tė zhvilluara kohėt e fundit nė medie janė nė kapitujt e mėposhtėm tė librit:” Skėnderbeu nuk mund tė tjetėrsohet; Realiteti i dhimbshėm shqiptar”, “Skėnderbeu ėshtė realitet historik”, “Kush ishte Skėnderbeu”, “Skėnderbeu u kthye nė shtėpinė e tij”, “Betejat e Skėnderbeut nė Dibėr”, “Skėnderbeu dhe Dibranėt luftuan pėr Shqipėrinė”, “Skėnderbeu ka marrė vlerėsimet e merituara”, “Simbioza e shoqėrisė pa standarde”, “E vėrteta dhe tė pavėrtetat e Schmitt”.

    Mė pas, nė libėr, vjen kreu i dytė i titulluar “Pėrfundime”, i cili ka kėto kapituj: “ E vėrteta historike dhe realiteti te filmi artistik me ngjyra “Skėnderbeu”, “Edhe Mazrekėt janė nė Dibėr”, “Barleti asnjėherė nuk ka thėnė e nuk ka shkruar se Kastriotėt janė nga Mati”, “Toponimia vėrteton lidhjet e vetme tė origjinės sė Kastriotėve nė Dibėr”, “Hasi i Kastriotėve ėshtė nė Ēidhėn tė Dibrės”, “Ē’thotė trashėgimia dibrane pėr origjinėn e Kastriotėve dhe tė Skėnderbeut”, “Origjina e Kastriotėve ėshtė zyrtarizuar nga Akademia e Shkencave e RSH, nė vitin 1985”, “Gjergj Kastrioti lindi nė Dibėr, mė 6 maj 1405”, “Skėnderbeu vdiq mė 1466”, “Rreshtohuni pėrkrah shqiptarėve, zotėrinj tė medies”.

    Nė pjesėn pėrmbyllėse (Epilogu), autori me tė drejtė thotė se nuk e ka pasur aspak tė lehtė tė arrijė nė idetė dhe pėrfundimet kushtuar kėsaj figure madhore, mė pėrfaqėsuese tė shqiptarėve nė tė gjitha kohėrat. Por ėshtė krejtėsisht i qetė se atė qė ka bėrė e ka bėrė me seriozitetin maksimal tė mundshėm, pa bėrė asnjė pėrpjekje pėr manipulim apo abuzim me tė vėrtetėn historike, pa deformuar e pa anashkaluar rezultatet qė kanė arritur tė tjerėt para tij, pa i rėnė askujt “nė qafė” pėr idetė dhe mendimet qė ka shfaqur publikisht deri mė sot.

    Vlerat e kėtij libri ia rrit mė shumė edhe fakti qė autori e ka shkruar librin me njė gjuhė tė qartė, tė rrjedhshme, tė kuptueshme e bindėse. Autori, analizėn dhe faktin historik nuk i ka veshur me letrarizma dhe komente mėrzitėse. Edhe pse ka debatuar me disa autorė e historianė, nė njė kohė kur bindjet e tij janė standarde dhe tė njėjta pėr tė gjitha ēėshtjet, ka ditur tė shmangė pėrsėritjen, gjithnjė ėshtė shfaqur origjinal dhe racional, natyrshėm. Gjithashtu, autori ka ditur t’i largohet emocionit dhe komentit tė panevojshėm. Nė asnjė rast nuk ka rėnė nė amulli e pėshtjellime dhe as nė euforizėm e egoizėm. Ndėrkohė, autori ka pėrdorur tė gjithė mjetet stilistike publicistike dhe figurat letrare mė tė goditura, si njė mjeshtėr i vėrtetė i fjalės sė shkruar, me njė pėrvojė tė gjatė. Tė gjithė kėto elemente e bėjnė kėtė libėr njė botim tė mirėfilltė shkencor me shumė vlera, qė botohet nė kohėn e mėnyrėn e duhur, pėr figurėn mė pėrfaqėsuese tė shqiptarėve nė tė gjithė kohėrat.

    Unė e pėrgėzoj autorin e kėtij libri tė madh shkencor nė interes tė mbrojtjes me menēuri e guxim tė figurės mė madhore mbarėkombėtare tė tė gjithė kohėrave, Gj.K. Skėnderbeut dhe i uroj shėndet e mbarėsi pėr vepra tė tjera tė mėdha edhe nė tė ardhmen.

    * Prof,. Dr. Hasan Ēipuri ėshtė Drejtor i Pėrgjithshėm Nderi pėr Evropėn i Qendrės Biografike Ndėrkombėtare tė Kembrixhit, Angli.


    _________________
    Arrow STUDENTI I SĖ DREJTĖS & Facebook: Studenti i se Drejtes

      Current date/time is Sun Dec 04, 2016 3:13 am