Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Gjyqėsori nė SHBA: Ē'ndryshime priten nė Gjykatėn e Lartė?

    Share

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Gjyqėsori nė SHBA: Ē'ndryshime priten nė Gjykatėn e Lartė?

    Post by Webmaster on Sun May 03, 2009 7:00 am

    Gjyqėsori nė SHBA: Ē'ndryshime priten nė Gjykatėn e Lartė?

    Jim Malone
    Zėri i Amerikės
    02-05-2009

    Anėtari i Gjykatės
    sė Lartė amerikane, Dejvid Suter (David Souter) informoi tė premten
    Presidentin Barak Obama se do tė dalė nė pension pas disa muajsh.
    Largimi i gjykatėsit Suter i jep Presidentit rastin e parė pėr tė bėrė
    njė emėrim tė ri nė gjykatėn mė tė lartė tė vendit.


    Gjykatėsi Dejvid Suter
    Presidenti
    Obama ndėrmori tė premten njė hap tė pazakontė: ai hyri pa njoftuar nė
    sallėn ku po zhvillohej konferenca e pėrditshme pėr shtyp e Shtėpisė sė
    Bardhė dhe tha se sapo kishte folur nė telefon me Gjykatėsin Suter duke
    konfirmuar njoftimet tashmė tė pėrhapura se gjykatėsi ka nė plan tė
    largohet nga posti nė muajin qershor, kur Gjykata e Lartė t’u japė fund
    punimeve pėr kėtė vit.

    Presidenti tha se i kishte shprehur falenderime Gjykatėsit Suter pėr shėrbimin e tij tė pėrkushtuar ndaj vendit.

    Tani,
    Presidentit Obama i duhet tė emėrojė njė person tjetėr qė do t’i zinte
    vendin Gjykatėsit Suter dhe ky person do tė duhet tė marrė konfirmimin
    e Senatit.

    Zoti Obama u tha gazetarėve nė Shtėpinė e Bardhė se
    Gjykatėsi Suter kishte treguar se ē’do tė thotė tė jesh njė gjykatės i
    paanshėm dhe i pavarur. Ai tha gjithashtu se do tė emėrojė nė kėtė post
    njė person qė ėshtė i pėrkushtuar ndaj sundimit tė ligjit.

    "Do
    tė kėrkoj njė person me mendje tė mprehtė dhe tė pavarur, me njė tė
    kaluar tė shkėlqyer ndershmėrie. Do tė kėrkoj dikė qė e kupton se kur
    flasim pėr drejtėsi nuk kemi tė bėjmė thjesht me njė teori abstrakte
    apo me ca shėnime nė librin e gjyqtarit. Kjo ka tė bėjė me faktin se si
    ligjet tona prekin realitetin e pėrditshėm tė jetės sė njerėzve."


    Vendimi
    i Gjykatėsit Suter pėr tė dalė nė pension nuk ishte ndonjė e papritur e
    madhe. Dihej qė pėr vite me radhė ai i ishte ankuar miqve pėr jetėn nė
    Uashington dhe kishte shprehur shpesh dėshirėn e papėrmbajtur pėr t’u
    kthyer nė fermėn e tij nė shtetin Nju Hempshėr.

    Suter ėshtė 69 vjeē dhe gėzon shėndet tė mirė.

    Ai u konfirmua nė Gjykatėn e Lartė nė vitin 1990 dhe u emėrua nga Presidenti George H. W. Bush.

    Konservatorėt
    shpresonin se Suter do tė mbėshteste pikėpamjet e tyre nė Gjykatėn e
    Lartė por ai zhgėnjeu dhe zemėroi shumė prej tyre duke treguar se ishte
    njė gjykatės me ide qė anonin nga liberalėt.

    Ja ē’thotė Douglas Kmiec, ekspert i ēėshtjeve kushtetuese nė Universitetin Pepperdine tė Kalifornisė.

    "Gjykatėsi
    Suter ndonėse nė fillim u tregua i moderuar, mė pas e gjeti veten mė
    afėr me logjikėn dhe opinionet e anės progresive."


    Suter
    u bė njė pėrkrahės i tė drejtės sė abortit, njė prej ēėshtjeve qė i
    ndan mė shumė se ēdo gjė konservatorėt nga liberalėt. Nė vitin 2000,
    kur ēėshtja e numėrimit tė votave nė garėn presidenciale Bush-Gore u
    paraqit nė Gjykatėn e Lartė, Gjykatėsi Sutėr votoi nė njė grup me
    liberalėt, tė cilėt humbėn, gjė qė i dha fitoren zotit Bush.

    Anėtarėt e Gjykatės sė lartė

    Gjykatėn e Lartė me 9 anėtarė, Suter ka qenė vazhdimisht pjesė e
    bllokut prej katėr gjyqtarėsh qė anojnė nga pikėpamjet liberale. Katėr
    gjykatės tė tjerė pėrbėjnė bllokun konservator tė drejtuar nga Kryetari
    i Gjykatės, Xhon Roberts. Gjykatėsi Anthoni Kenedi, anon mes tė
    moderuarve dhe konservatorėve kur ėshtė fjala pėr ēėshtjet mė tė
    rėndėsishme, pra vota e tij nuk dihet kurrė me siguri.

    Pritet
    qė Presidenti Obama tė emėrojė njė gjykatės me prirje liberale nė vend
    tė Gjykatėsit Suter, gjė qė do tė thotė se nė balancėn ideologjike tė
    Gjykatės sė Lartė do tė ketė pak ndryshim.

    Ja ē’thotė studiuesi i ēėshtjeve ligjore nė Universitetin Harvard, Lorenc Trajb.

    "Balanca
    e gjykatės, ku katėr janė liberalė, katėr konservatorė dhe njė nė mes –
    Gjyqtari Kenedi, nuk do tė ndryshojė si rrjedhojė e vendimit tė
    Gjykatėsit Suter pėr t’u larguar.”


    Shumė ekspertė ligjorė
    dhe politikė parashikojnė se kandidateve gra dhe hispanikėve do t’u
    kushtohet shumė vemendje gjatė kėrkimit tė personit qė do tė
    zėvendėsojė Gjykatėsin Suter. 76-vjeēarja Ruth Bejdėr Ginsburg ėshtė e
    vetmja grua nė Gjykatė dhe asnjė hispanik nuk ka qenė ndonjėherė anėtar
    i kėsaj gjykate.

    Ekspertėt venė nė dukje se emėrimi i gjykatėsit
    Suter tregon se nė kėto raste prirjet e njėrit apo tjetrit kandidat
    ėshtė vėshtirė tė parashikohen me saktėsi.

    Susan Low Bloch, profesore e sė drejtės nė Universitetin Georgetown nė Washington, shprehet kėshtu:

    "Megjithėse
    presidentėt mund tė emėrojnė cilin tė duan nė Gjykatėn e Lartė, ata nuk
    mund tė kontrollojnė veprimet e anėtarit tė gjykatės kur ai ka ardhur
    nė kėtė post. Kjo na kujton edhe njė herė faktin se gjykatėsit janė
    njerėz tė pavarur."


    Ndėrtesa e Gjykatės sė Lartė
    Pasi
    presidenti tė ketė bėrė emėrimin e personit qė do tė zėvendėsojė
    Gjykatėsin Suter, ai person do tė duhet tė dalė para Komisionit Juridik
    tė Senatit pėr seancat e dėgjimit dhe pastaj tė marrė konfirmimin nga i
    gjithė Senati.

    Puna e Gjykatės sė Lartė pėr kėtė vit pėrfundon
    nė fund tė muajit qershor dhe Presidenti Obama kėrkon qė konfirmimi i
    anėtarit tė ri tė bėhet nė kohė, pra para se tė fillojė mandati i ri i
    Gjykatės sė Lartė nė fillim tė tetorit. //ii


    _________________
    Arrow STUDENTI I SĖ DREJTĖS & Facebook: Studenti i se Drejtes

      Current date/time is Sun Dec 04, 2016 3:12 am