Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Realitete nė udhėkryq

    Share

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Realitete nė udhėkryq

    Post by Webmaster on Tue Mar 17, 2009 1:00 am

    Realitete nė udhėkryq


    Dr. Alban Daci
    Ka situata qė dikush jo veten i din, sepse janė tė pranishme dhe tė prekshme nė jetėn e tij tė pėrditshme, por qė i vėzhgon nė formė pasive dhe me keqardhje pa qenė nė gjendje qė t’i ndryshoj. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me gjėra reale, por tė pa pranueshme qė ndėrtojnė jetėn e njė personi, ose tė paktė e rrethon jetėn e tij duke e orientuar nė qorrsokakė tė ngushtė, tė errėt dhe tė pa sigurt.
    Nėse do tė kishte arritur shkenca qė me teknologjinė e saj tė na paraqiste realitetet njerėzore tė njė vendi ashtu siē na jep nė mėnyrė tė skematizuar me pamje satelitore rrugėt, natyrėn dhe relievin e njė vendi. Atėherė realitetet njerėzore tė shqiptarėve do tė fotografoheshin nga lart si rrugica qorre qė kryqėzohen dhe ndahen nga njėra tjetra nė mėnyrė tė ē’rregullt.
    Mendjet e shqiptarėve janė aq shumė tė trazuara, tė provokuara dhe konfuze saqė ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė ndėrtuar realitetin e secilit nė veēanti dhe tė tė gjithėve nė pėrgjithėsi, sepse kėtu veprojnė shumė rryma, ide dhe mendime qė kundėrshtojnė, ndajnė dhe bashkojnė nė tė njėjtėn kohė mendjen e ēdo shqiptari si aktor i veēantė nė shoqėri dhe tė gjithė shqiptarėve si aktorė tė pėrbashkėt tė realitetit tė pėrgjithshėm njerėzor shqiptar.
    Ēdo shqiptar nė kompleksin e pėrgjithshėm tė realitetit njerėzor nuk ėshtė aktor apo kalimtar i njė sokaku tė vetėm, por gjatė udhėtimit tė tij jetėsor, pse jo dhe ditor mund tė udhėtoj nė disa sokakė, tė cilėt pėr nga struktura e tė menduarit, tė vepruarit, pėr mėnyrėn se si janė ndėrtuar, pėr stilin dhe gurėt qė janė pėrdorur pėr t’i shtruar, pėr ngjyrat qė janė pėrdorur pėr tė lyer muret anėsore, janė tė ndryshėm, deri sa herė-herė arrijnė nė njė pikė tė pėrbashkėt, ku kryqėzohen dhe bėhen tė njėjtė.
    Kėtu, nė realitetin shqiptar, nuk ėshtė e habitshme qė njė person pasdite tė zgjedh rrugėn e njė politikani qė e ka ftuar tė marr pjesė nė njė pjesėmarrje politike tė natyrės protestuese, nė darkė tė shkojnė nė rrugėn e njė politikani tjetėr qė e fton ta ndjekin nė sokakun e politikės sė tij pėr tė protestuar dhe kundėrshtuar atė tė pasdites si dhe nesėr nė mėngjes, tė zgjedh njė sokak tjetėr qė ėshtė krejtėsisht i ndryshėm nė interesa dhe nė formė me dy tė parėt.
    Personat qė kanė zgjedhur tė udhėtojnė nė kėto sokakė kanė disa veēori dhe tė pėrbashkėta tė cilat janė:
    1. Statusi i udhėtarit qė duhet tė ec nėpėr sokakė qė nuk i ka shkelur asnjėherė mė parė.
    2. Tė gjithė sokakėt janė tė ngushtė, errėt dhe herė pas here kryqėzohen me njėri-tjetrin duke formuar sheshe tė vogla, ku mund tė gjesh udhėtar tė ndryshėm, por qė kanė tė njėjtin synim, tė dalin sa mė shpejt nė ndriēimin e plotė, ku syri i tyre mund tė mbushet me kurajė/gėzim pėr tė pėrjetuar ēastin e lirisė dhe tė arritjes sė objektivit personal politik dhe njerėzor.
    3. Tė gjithė kėto sokakė janė pjesė e tė njėjtit realitet, atij shqiptarė.

    Pėr shembull ėshtė paksa i ngatėrrueshėm dhe i vėshtirė pėr tu shpjeguar sipas moralit njerėzor se persė njė ose disa persona tė lindur/rritur nė tė njėjtin sokak me kalimin e kohės zgjedhin sokakė tė rinj pėr tė udhėtuar tė pavarur nė interesat personale pėr tu takuar mė vonė nė sheshe tė pėrbashkėta. Aty, ku tė gjithė takohen pėrsėri sė bashku, pėr tė rikujtuar nostalgjitė qė kanė pėrjetuar bashkėrisht, kur ishin nė sokakun e parė tė jetės sė tyre reale tė pėrbashkėt.
    Nė kėtė labirint tė mbushur me sokakė tė ndryshėm dhe tė ngjashėm nė tė njėjtėn kohė, duhet tė jetė shumė e vėshtirė pėr udhėtarin shqiptar qė ketė tė zgjedhur pėr tė realizuar realitetin e tij njerėzorė, sepse sado tė jetė i bindur se ka zgjedhur njė rrugė tė pavarur dhe tė ndryshme nga tė tjerėt, ai do tė zhgėnjehet, kur tė shikoj se trajektorja e tij pa kaluar shumė kohė takohet me njė, dy apo me mė shumė sokakė tė tjerė.
    Po pėrse realiteti njerėzor shqiptar ka njė labirint kaq shumė tė ngjeshur dhe tė paqartė, kaq shumė tė ngjashėm dhe tė ndryshėm nė tė njėjtėn kohė? Sepse realiteti shqiptar, para rėnies sė perdes sė hekurt formonte vetėm njė sokak tė vetėm, ku tė gjithė udhėtarėt ishin tė detyruar tė udhėtonin vetėm pėrmes atij, duke ecur e ecur, por pa arritur kurrė qė t’i dilnin nė krye.
    Nuk i dilnin dot asnjėherė nė krye, sepse sokaku ishte tamam si trupi i njė gjarpri, ku udhėtarėt e thjeshtė dhe tė lodhur ndodheshin nė pjesėn e trupin, kurse kokėn e pėrbėnin vetėm njė ose dy udhėrrėfyes dhe drejtues nė tė njėjtėn kohė.
    Shqiptarėt, tė bezdisur pėr faktin se kishin mė shumė se pesėdhjetė vjet qė kishin qenė tė detyruar tė udhėtonin nė tė njėjtin sokak, sapo ju jepet liria pėr tė zgjedhur, ato menjėherė fillojnė tė shkelin dhe tė krijojnė sokakė tė rinj.
    Ato filluan tė ecnin ditė e natė, saqė ishte i pashmangshėm kryqėzimi i tyre, duke formuar sheshe tė pėrbashkėta pėr tė treguar historitė e udhėtimeve personale, pėr tė sharė/mohuar tė kaluarėn e pėrbashkėt si dhe pėr tė harruar se kanė tė njėjtėn origjinė, duke u hequr si udhėtar krejtėsisht tė rinj pėr tė realizuar njė eksperiencė tė re.
    Pėrderisa kėto janė sokakė, pėr nga natyra dhe stili urbanistik, janė tė ngushtė. Atėherė si pasojė do tė krijojnė realitete tė ngushta, jo gjithė pėrfshirėse, ku mund ta gjejnė vetėn pak udhėtarė, tė cilėt tė pavendosur dhe tė lodhur pėr tė arritur nė finish, ndryshojnė disa sokakė me shpresėn pėr ti rėnė shkurt dhe pėr tė pėrfituar sa mė shumė dhe sa mė shpejt.
    Tė gjithė kėto sokakė formojnė sė bashku realitetin e kryqėzuar shqiptarė, sepse nuk ofrojnė alternativa tė reja dhe tė ndryshme, por njė bashkėsi sorollatjes jo frytė dhėnėse qė e vendosin jetėn e ēdo shqiptari nė njė pozicion shumė tė vėshtirė vendimmarrje se ēfarė duhet tė zgjedh, pse duhet ta zgjedh dhe kur duhet ta zgjedh pėr tė ndėrtuar sokakun e realitetin tė tij duke shpresuar se shumė shpejt do tė arrij tė kaloj labirintin pėr tė gjetur horizontin e shpresės dhe ndryshimin e shpirtit dhe kthjellimin e mendjes.


    _________________
    Arrow STUDENTI I SĖ DREJTĖS & Facebook: Studenti i se Drejtes

      Current date/time is Sun Dec 04, 2016 3:12 am