Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Nga Studimi mbi Sovranitetin

    Share

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Nga Studimi mbi Sovranitetin

    Post by Webmaster on Wed Jan 14, 2009 4:00 am

    Pėrkthyer nga Dr. Alban Daci
    www.albandaci.blogspot.com

    Nga Studimi mbi Sovranitetin

    Joseph de Maistre

    Joseph de Maistre lindur nė Chambery nė 1753, ėshtė njė ndėr protagonistėt e parė dhe mė tė rėndėsishėm tė rizgjimit tė mendimit katolik nė fillim tė viteve 800. I pėrshtatur me njė pėrgatitje si juridike dhe filozofike, njohės i letėrsisė dhe mendimit neo-platonik, por edhe tė problematikave mė qendrore tė filozofisė moderne si antropologjisė dhe ndjenjės, J. De Maistre zhvillon si teme dominuese kritikėn nė mentalitetin e iluminizmit dhe efektet e saj nė sferėn politike dhe sociale.



    Sovraniteti i popullit



    Populli ėshtė sovran, thuhet; i kujt? I Vetės.

    Populli ėshtė pra nėnshtetas. Ka me siguri ndonjė ekuivok nėse jo njė gabim, sepse populli qė komandon nuk ėshtė populli qė bindet. Mjafton pra tė parashtrojmė se : «populli ėshtė sovran», pėr tė pasur sensacionin qė ajo ka nevojė pėr njė koment.

    Ky koment nuk do tė bėhet tė paktėn nė sistemin francez. Populli, do te thuhet, ushtron sovranitetin e tij pėrmes Pėrfaqėsuesve tė tij. Kėshtu fillohet tė kuptohet.

    Populli ėshtė njė sovran qė nuk mund tė ushtroj sovranitetin e ti. Vetėm ndonjė individ mashkull i kėtij populli ka tė drejtėn e komandimit nė turn pėr njė periudhė tė caktuar:

    Pėr shembull, nėse supozohen 25 milion njerėz nė Francė e 700 si deputet tė zgjedhur nė ēdo dy vjet, kuptohet qė nėse kėto 25 milion njerėz do tė ishin tė pavdekshėm, dhe nėse deputetėt do tė ishin tė emėruar nė turne, atėherė ēdo francez do tė gjendej mbret periodikisht pothuajse pėr ēdo 3500 vjet.

    Por, nga momenti qė, nė kėtė hapėsirė kohe, nuk ndalohet sė vdekur herė pas here dhe qė nga ana tjetėr zgjedhėsit janė pronar pėr tė zgjedhur si duan, imagjinata ėshtė e frikshme nga numri i mrekullueshėm i mbretėrve tė dėnuar me vdekur pa mbretėruar.

    Por, pėrderisa duhet formuluar seriozisht ky problem, vėzhgojmė para sė gjithash gjithēka qė, mbi kėtė pikė si shumė tė tjera, mund tė mendohet qė nuk ėshtė i mirėkuptuar.

    Ėshtė diskutuar me nxehtėsi pėr tė ditur nėse sovraniteti vjen nga Zoti apo nga njerėzit; po nuk di nėse ėshtė vėzhguar qė tė dy parashtrimet janė tė vėrteta. Ėshtė shumė e vėrtetė, nė njė kuptim inferior qė sovraniteti ėshtė themeluar mbi konsensusin njerėzor, sepse, nėse njė popull kushdo qoftė, papritur do tė pajtohej pėr tu mos bindur, sovraniteti do tė zhdukej, dhe ėshtė e pamundur tė imagjinosh vendosjen e njė sovraniteti pa imagjinuar njė popull qė pranon tė bindet.

    Pra, nėse kundėrshtarėt e origjinės hyjnore tė sovranitetit duan tė thonė vetėm kėtė, ato kanė tė drejtė, e do tė ishte e panevojshme tė diskutohej.

    Duke mos pasur Zoti instrument mbinatyror pėr tė vendosur perandoritė, ėshtė e sigurt qė gjithēka do tė bėhej pėrmes njerėzve.

    Por tė thuash se sovraniteti nuk vjen nga Zoti, sepse ai ju duhet njerėzve pėr ta vendosur, ėshtė sikur tė themi qė ai nuk ėshtė krijuesi i njeriut, sepse ne tė gjithė kemi njė nėnė dhe njė baba.

    Tė gjithė deistėt e universit do tė theksonin padyshim mbi faktin qė ai qė thyen ligjet i kundėrvihet vullnetit hyjnor dhe kthehet fajtor pėrpara Zotit, sepse ėshtė Zoti qė ka krijuar njeriun social; dhe meqė ai ka dashur shoqėrinė, ai ka dashur edhe sovranitetin dhe ligjet pa tė cilat nuk ka aspak shoqėri.

    Pra, ligjet vijnė nga Zoti nė kuptim se ai don qė tė jenė ligjet dhe qė t’iu binden, dhe prapėseprapė kėto ligjin vijnė edhe nga njerėzit, sepse ato janė bėrė nga njerėzit.

    Kėshtu sovraniteti vjen nga Zoti, sepse ai ėshtė autor i gjithēkaje dhe nė veēanti i shoqėrisė qė nuk mund tė ekzistoj.

    Megjithatė, nė njė far kuptimi, vetė ky sovranitet vjen nga njerėzit, pėrderisa nė njė mėnyrė apo tjetėr qeveria ėshtė vendosur dhe shpallur nga konsensusi njerėzor.

    Pra, partizanėt e autoritetit hyjnor nuk mund tė mohojnė qė vullneti njerėzor luan njė rol jo indiferent nė vendosjen e qeverive, dhe partizanėt e sistemit tė kundėrt nuk mund tė mohojnė qė Zoti ėshtė pėr ekselencė nė mėnyrė tė ngritur, autor i qeverive tė njėjta.

    Duket se kėto dy parashtrime: sovraniteti vjen nga Zoti dhe sovraniteti vjen nga njerėzit, nuk kundėrshtohen absolutisht, jo mė as kėto dy tė tjerat: ligjet vijnė nga Zoti, dhe ligjet vijnė nga njerėzit. « Unė nuk vij aspak t’iu them se sovraniteti vjen nga Zoti ose nga njerėzit: le tė ekzaminojmė solemnisht bashkėrisht atė qė ėshtė hyjnore dhe atė qė ėshtė njerėzore nė sovranitet».


    _________________
    Arrow STUDENTI I SĖ DREJTĖS & Facebook: Studenti i se Drejtes

      Current date/time is Sun Dec 04, 2016 3:12 am