Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Ju prezantoj John. F. Kennedy

    Share

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Ju prezantoj John. F. Kennedy

    Post by Webmaster on Wed Jan 14, 2009 3:53 am

    Nga Dr. Alban DACI

    Ju prezantoj John. F. Kennedy


    Njerėzit qė janė tė aftė tė krijojnė pushtet japin njė kontribut tė pazėvendėsueshėm nė madhėshtinė e kombit tė tyre, por njerėzit qė vėnė nė dyshim pushtetin japin njė kontribut po aq tė pazėvendėsueshėm, nė veēanti kur dyshimi ėshtė i pa interesuar, sepse gjykojnė se jemi ne qė pėrdorim pushtetin ose ėshtė qė pushteti na pėrdor neve. (John F. Kennedy)



    John. F. Kennedy u lind mė 29 maj 1917, ishte djali i dytė i njė familje me origjinė irlandeze, tashmė e pasur dhe e rėndėsishme. Rol tė rėndėsishėm nė formimin e tij do tė kishte patjetėr babai, Joseph, i cili kishte kultivuar jo vetėm tek John, por tek tė gjithė fėmijėt shpirtin konkurrues nė ēdo fushė tė jetės. Sipas babit Joseph, pasuria duhet t’iu garantonte pikėrisht fėmijėve mundėsinė pėr marrė edukimin mė tė mirė, frekuentuar ambientet mė ekskluzive, pėr tė pasur njė jetė tė mrekullueshme shoqėrore dhe mundėsinė me udhėtuar nė ēdo cep tė botės, ku nė veēanti nė Evropė. Ndėrsa nėna Rose, kujdesi pėr edukimin e tyre nė kuptimin e respektimit tė praktikave fetare, tė dekorit, tė rregullit, pėr tė cilėn siē thoshin anėtarėt e familjes ishte njė maniake e vėrtetė. I vogėli Jack, ishte shpesh herė i sėmurė dhe kalonte kohėn duke lexuar romane aventureske dhe biografi. Vuante mungesėn e nėnės, e cila ishte e justifikuar pėr shkak tė impenjimeve sociale dhe pėr kohėn qė duhet t’i qėndronte pranė Rosemary, fėmija e tretė, qė kishte probleme tė rėnda psikike dhe fizike. Sipas Jacqueline, bashkėshortja e ardhshme, Jack ishte “ Njeriu qė ishte, sepse nuk ishte dashur nga nėna ashtu siē duhet tė duhet njė fėmijė”. John me vėllanė e madh Joseph JR kacafytej shpesh. Joseph ishte mė i madh dhe i fortė, ishte i zakonshmi qė bėnte prepotentin, duke vendosur gara dhe loja qė John nuk i kalonte dot. Pėr disa vite tė dy vėllezėrit kishin frekuentuar shkollėn fillore nė tė njėjtin institut privat nė kontenė e Riverdales, ku familja ishte transferuar. Pastaj Joe Jr ishte regjistruar nė Choate ( edhe ajo njė shkollė private nė Connecticut ), nga e cila pasardhėsit e familjeve mė tė rėndėsishme e tė pasura tė vendit zakonisht ishin nisur nė frekuentimin e kurseve universitare tė Hawardit. John ishte dėrguar tek Canterbury School, njė shkollė katolike shumė prestigjioze, ku Kennedy nuk arrin rezultate tė shkėlqyera. Nė kėtė periudhė jemi nė 1930- djali trembėdhjetė vjeēar ishte faktikisht shumė mė i interesuar nė aktivitet sportive se sa nė studime. Vitin tjetėr me vet kėrkesėn e tij, babai regjistron e Johnin nė Choate, ku do tė kalonte katėr vjet tranzicioni mes moshės sė adoleshencės dhe moshės sė rritur. Problemet e shėndetet shoqėroheshin edhe kėtu me njė rendimet jo tė lartė nė studime: historia dhe gjuha angleze ishin lėndėt, ku merrte notat mė tė mira, ndėrsa kishte fitim skarės nė latinisht dhe frėngjisht. E gjithė kjo linte tė kuptonte qė i riu John nuk do kishte arritur kurrė rezultatet e larta tė vėllait tė tij tė madh qė ishte i pari si nė sport edhe nė studime. Pra, tė jetosh nė hijen e vėllait tė madh dukej se do tė ishte fati i Jonh-it edhe pse nuk kishte dhėnė ndonjė kompleks inferioriteti. Nė momentin qė merr diplomėn me njė mesatare jo tė lartė, pėr tė mos qenė mė hija e vėllai kėrkon tė regjistrohet nė Princeton dhe jo nė Haward. John, faktikisht, pa marrė parasysh raportin e tij konfliktual me vėllanė e madhe si dhe pritjet zhgėnjyese tė babait pėr vitet e kaluara nė Choate, kishte treguar me vėnė nė diskutim rregullat ( nė kėtė rast rregullat shkollore ) sesa tė pranonte tė ishte i dominuar nga figura e vėllait mė tė madh. Megjithatė, i kėrkon babait, tė ketė tė njėjtėn mundėsi qė i ishte dhėnė Joseph Jr; tė kaloj njė periudhė studimesh nė Londėr, duke ndjekur kurset e Harold Laski, pranė London School of Economics. Joe Jr faktikisht ishte kthyer entuziast nga Evropa. Kėshtu edhe John kalon njė periudhė shumė tė kėndshme nė kryeqytetin britanik, ku pjesėn mė tė madhe e dedikon pėr tė zgjeruar horizontet sociale, se sa tė thelloj argumente tė veēanta studimore. Pastaj, njė keqėsim i ri shėndetėsor e detyron tė rikthehet me nxitim nė SHBA. Gjatė muajve tė kurimit tė sėmundjes qė akoma nuk ishte diagnostikuar, John vendos tė lerė Princeton pėr tė filluar studimet nė Haward. Haward fillimisht pėrfaqėson njė progres pėr tė riun Kennedy edhe pse notat e tij vazhdonin tė ishin jo tė shkėlqyera, sepse karakterizohej me njė popullaritet tė lartė mes shokėve tė kursit. Siē thoshin shumė nga ata dhe njė pjesė e mirė e docentėve, Kennedy ishte simpatik, shakaxhi qė edhe pse nuk i studionte shumė disa lėndė qė i konsideronte tė mėrzitshme, kishte njė mendje tė shkėlqyer dhe njė karizėm natyrore. Problemet shėndetėsore pėr riun Kennedy nuk mbarojnė as nė Haward, ku i shtohen edhe dhimbjet e shpinės, qė jo vetėm e limitojnė pėr tė ushtruar aktivitet sportive, por edhe nė frekuentimin e kurseve universitare. Megjithatė problemet shėndetėsore nuk e pengojnė atė tė rikthehet nė Evropė. Kompletimi edukues i njė tė riu amerikan nuk munde faktikisht tė fshihte marrjen e njė eksperience direkte nė kontinentin e vjetėr. Ishte vera e vitit 1937, njė moment sigurisht i vėshtirė nė historinė e Evropės, kur John, nė shoqėrinė e mikut Billings, viziton Francėn, Italinė dhe Gjermaninė. Ishte njė udhėtim i rėndėsishėm, sepse tensioni mes vendeve mė tė mėdha, stimulon tek John njė seri konsideratash qė e bėjnė tė reflektoj , duke ndjekur kuriozitetin e tij tė sapolindur pėr ēėshtjet e mėdha politike dhe marrėdhėniet ndėrkombėtare, mbi natyrėn e pushtetit, rėniet e ndryshme tė tij si dhe limitet. Njė ndėr lėndėt qė mė shumė studionte dhe dėshironte nė Haward ishte pikėrisht Qeverisja ( qė nė kompleksin e saj, pėr si ishte strukturuar nė Haward, mund ta konsiderojmė korrespondent me njė kurs tė shkencave politike dhe tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare ). Kur, nė dhjetor tė 1937, babai emėrohet nga Roosvelt ambasador nė Londėr, pėr John hapen mundėsi tė reja pėr tė bėrė eksperienca tjera interesante. Nė korrik tė 1938, faktikisht, gjendet nė kryeqytetin britanik, ku punon pėr njė periudhė tė shkurtėr nė ambasadė, por pa lėnė menjė anė kėnaqėsitė e jetės mondane. Prezenca e tij nė Londėr nė momentin e kulmit tė krizės ēekosllovake, stimulon rėndėsishėm interesin e John pėr atė qė po ndodhte nė Evropė. I kthyer nė Haward, kėrkon dhe merr tė pėrqendroj tė gjitha kurset qė akoma i kishin mbetur nė semestrin e parė, pėr ti pasur nė dispozicion nė pranverėn e ardhshme, me qėllim qė tė qėndronte akoma nė Evropė dhe tė punonte mbi temėn e diplomimit qė kishte ndėrmend pėr ta paraqitur para komisionit universitar. Argumenti i trajtuar nė temėn e diplomės do tė vlerėsohej si argumenti mė i rėndėsishėm dhe mė aktual nė atė kohė, ku mė vonė do tė pėrpunohej pėr tu paraqitur para lexuesve si libėr i botuar nė 1940 dhe i titulluar Why England Slept ( Pėrse Anglia Flenė ). Udhėtimi kėtė radhė nė botėn e vjetėr ishte akoma mė i gjatė, ku viziton Londrėn, Parisin, Varshavėn, Leningradin, Moskėn, Kievin, Bukureshtin, Turqinė, Jerusalemin, Bejrutin, Demaskon dhe Athinėn. Lista nuk mbaron kėtu pėr djalin e ambasadorit, i cili para se tė kthehej nė Atdhe, dėshiron tė ndaloj nė Prag, kryeqyteti i vendit objekt nė kompromisin e arritur gjatė konferencės sė Monakos nė shtator tė 1938, mbi tė cilėn pikėrisht po pėrqendronte argumentin e temės sė diplomės. Eksperienca e drejtpėrdrejtė nuk qe vetėm baza mbi tė cilėn John ndėrtoj argumentin e pėrdorur pėr tė temėn e diplomės: babai, qė nė pozicionin e ambasadorit kishte marrė pozicion nė favor tė politikės tė ashtuquajtur appeasement tė kryeministrit britanik Chamberlain ( nė kuptimin pėr tė vėnė nė plan tė dytė ekspansionin dhe revizionizmin e Hitlerit ), garanton tek John njė ndihmė themelore falė njohjeve tė tij. Nė vazhdimėsi tė takimeve tė pėrsėritura mė pėrfaqėsuesit diplomatik tė Britanisė nė SHBA dhe materialit furnizuar nga shtypi pranė ambasadės amerikane nė Londėr, i riu Kennedy mund tė dispononte shumė dokumente pėr tė cilėve ndėrtoj debatin dhe origjinėn e pozicioneve tė Laburistėve dhe Konservatorėve gjatė periudhės sė krizės ēekosllovake. Nė pak muaj arrin kėshtu tė shkruaj njė tezė tek e cila analizonte vendimet e Britanisė pėr t’iu nėnshtruar kėrkesave tė Hitlerit pėr sa i pėrket shpėrbėrjes sė Republikės ēekosllovake. Objektivi i studimit konsistonte nė individualizimin e mekanizmave tė kėrkimit tė konsensusit qė nė njė demokraci si Britania e Madhe- dhe si Shtete e Bashkuara tė Amerikės- mund tė kishin vėnė dhe tė vinin nė rrezik siguresėn e vendit nė ndjekje tė njė politike me investime skarse nė armatim. Kur John lėr Londrėn, nė vjeshtė tė vitit 1939, konflikti nė kontinentin e vjetėr tashmė ishte realitet, por nuk kishte akoma njė dimension botėror. Shqetėsimi ishte i madh edhe nė Amerikė, tė paktėn nė vlerėsimet e tij, i sapodiplomuar nė Haward, dukeshin sikur kishte hapėsira, sepse presidenti Roosvelt tė tentonte njė ndėrmjetėsim mes Gjermanisė dhe Britanisė sė Madhe qė ti jepej fund luftės. 1940 ka qenė njė vit me mundime pėr John, kaluar mes mos vendosjes se ēfarė me bėrė me tė ardhmen dhe nevojėn pėr tė kaluar nė njė far mėnyre problemet fizike. Kishte frekuentuar pa shumė interes njė semestėr me kurse tė ekonomisė nė Stanford dhe nė pranverė tė 1941 kishte vizituar njė pjesė tė mirė vendeve tė Amerikės Latine. Mė nė fund ai vendos tė shkoj nė shėrbim ushtarak tek USA Navy, edhe pse kundėr vullnetit tė babit tė tij, i cili nuk dėshironte qė djali tė merrte drejtim drejt karrierės ushtarak si dhe pėr faktin qė shkalla e rrezikut ishte e larta dhe nuk mjaftonte vetėm zotėsia pėr tu rikthyer shėndoshė e mirė nė shtėpi, por tė kishe dhe njė duzinė tė mirė fati me vete gjatė kohės qė ishe nė luftė. Kėrkesa e tij si nė ushtri ashtu edhe nė marinė nuk pranohet, pėr shkak tė kushteve fizike pėr shkak tė sėmundjes. Nė kėto rrethana vendos tė qėndroj nė Amerikė, ku punėsohet pėr herė tė parė nė Uashington , pranė Foreign Intelligence Brach tė Shėrbim Sekret tė Marinės. Kishte kryesisht tė bėnte me punė zyre qė e konsideronte tė bezdisshme dhe burokratike. Gjithashtu, kjo periudhė pėr sa u pėrket aspekteve tė tjera vlerėsohet pozitive. John nuk mungon faktikisht tė marr pjesė aktivisht nė jetėn mondane tė kryeqytetit dhe qe pikėrisht nė kėto muaj qė njeh njė ndėr tė “dashurat”, gazetaren daneze Inga Arvad ( Inga Binga, siē e thėrriste me dashuri ). Lajmi i vdekjes sė vėllait tė tij tė madh gjatė njė beteje lufte me avionin e tij nė qiellin e Flandrės me 22 gusht 1944, ishte njė goditje e rėndė pėr gjithė familjen, nė veēanti pėr babanė Joe, qė ishte i fiksuar nė mėnyrė tė veēantė tek djali i madh. Kjo ngjarje qe goditje e keqe edhe pėr John, qė nuk e kalon dot lehtė si dhe i krijon bindjen pėr tė hequr dorė njėherė e mirė nga dėshira pėr tė shkuar nė luftė. Presidenti Kennedy pėr brezat e kaluar ka qenė njė mit. Kjo konfirmohet: kur e vrasin nė Dallas me 22 nėntor 1963, kur kishte vetėm 46 vjeē. Nė botė shumė persona qanė pėr Kenedin, sepse me idealet e tij kishte ndihmuar dhe dhėnė kontribut shumė tė rėndėsishėm pėr tė ndryshuar jetėn e njerėzve, historinė dhe botėn nė gjerėsi. Kishte vetėm 43 vjeē kur merr detyrėn e Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Kjo ngjarje i atribuon atij me krenari dhe meritė numrin njė, sepse ishte dhe vazhdon tė jetė presidenti mė i ri nė historinė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ishte i pari i lindur nė shekullin e XX-tė dhe i pari kaq afėr me ne Evropianėt. Vdekja e parakohshme dhe tragjike e tij dha sensacionin, sikur do tė tregonte mė vonė njė mik dhe bashkėpunėtor i tij, historiani Artur M. Schlesinger, “ tė kemi humbur diēka jetėsore, vizionin e Amerikės si republikė humane, racionale, demokratike, qė bashkėpunon me vendet e tjera dhe institucionet ndėrkombėtare pėr tė promovuar demokracinė, tė drejtat e njeriut dhe paqen”. Sipas Artur M. Schlesinger, Kennedy shfaqej “shumė i ftohtė dhe ambicioz, njė njeri shumė i ri me dėshirėn pėr tė ardhur shpejt”. Misteri i vdekjes sė tij, mbi tė cilėn akoma sot hetohet, edhe pėrse janė botuar qindra libra e disa dhjetėra raporte tė komisioneve tė ndryshme hetuese, dihet pak, krijojnė njė ēarje mes njė brezi entuziast dhe Amerikės. Kennedy vdes nė vitin, kur po realizoheshin ėndrrat e krijuara nga vet ai. Gjuajtjet e shtėnave nga Osald kishin vrarė ėndrrat, duke parė se revolucioni pėr tė drejtat civile, nė tė cilin kishim besuar, kishte arritur kulmin. Kennedy, bashkė me vėllanė e tij, nė verė tė 1963 ishte vendosur nė krye pėr drejtėsinė racore. Ishte presidenti i parė qė deklaroj mbi tė drejtat racore: “njė princip moral...antik sa shkrimet e shenjta... dhe qartė sa kushtetuta amerikane”. Njė frazė qė kishte ditur tė takonte kordat e popullit, tė botės dhe tė djemve tė Evropės. Kennedy ishte njė mit kur ishte gjallė dhe bėhet akoma mė shumė i vdekur. Ishte njė hero, pėr tė cilin kishim nevojė, i aftė pėr tė prekur cirkuitet e inkoshencės, siē ka shkruar Norman Mailer. Nė Amerikan Tabloid James Ellroy ka shpjeguar njė tė vėrtet tjetėr pėr brezat e ardhshėm: “ Nxirret jashtė nė momentin optimal pėr tė siguruar shenjtėrimin”. Me 23 nėntor 1963, gazeta e famshme “New York Timės” shkruante: “Humbja personale ėshtė e thellė dhe shtypėse, humbja pėr kombin dhe pėr botėn ėshtė historike dhe i papėrmbajtshėm . John F. Kennedy ėshtė njė njeri intelektual dhe njeri aksioni; pėrfaqėsonte gjallėrinė dhe energjinė, inteligjencėn dhe entuziazmin, kurajėn dhe shpresėn e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė kėtė gjysmė tė shekullit tė XX-tė”. Kennedy me mėnyrėn e tij, ėshtė akoma i nderuar thellė si njė ēudibėrės, sepse kishte shėruar botėn nga pesimizmi. Njė idealist pa iluzione. Praktikoj, por qė dinte t’iu sugjeronte njerėzve, gjėnė e drejtė pėr tė pėrmisuar Amerikėn dhe botėn. Edhe sot duhet njė Kennedy, i aftė tė di dhe tė bėj dhe tė bind. Por nuk ka.


    _________________
    Arrow STUDENTI I SĖ DREJTĖS & Facebook: Studenti i se Drejtes

      Current date/time is Sun Dec 04, 2016 3:12 am