Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Titaniku i politikės shqiptare

    Share

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Titaniku i politikės shqiptare

    Post by Webmaster on Sat Oct 18, 2008 5:11 am

    Titaniku i politikės shqiptare

    Dr. Alban Daci

    Disa mendimtarė tė mėdhenj e kanė pėrkufizuar termin e politikės nė
    logjikėn e pushtetit (Lasswell: politika si “ kush pėrfiton diēka, kur
    dhe si”); (Weber: politika si “pėrdorimi monopolist i detyrimit tė
    legjitimuar”); (Makiaveli: “tė qeverisėsh do tė thotė tė bėsh tė
    besosh”); (De Gasperi: “politikė do tė thotė realizim”).
    Politika
    ėshtė zgjidhja e konflikteve mes njerėzve; ėshtė procesi qė shoqėria
    pėrcakton nė mėnyrė autoritare lidhjen e burimeve dhe vlerave; ėshtė
    procesi qė merren vendimet ose modifikohen programet politike dhe
    strategjitė e aksionit; ėshtė ushtrimi i pushtetit dhe influencės.
    Pėr politikėn, metafora mė shumė e frekuentuar kanė qenė “qeveria e
    anijes”. Njė anije mbi tė gjitha ėshtė e pėrbėrė nga njė kolektivitet
    (tė punėsuarit), qė duke lundruar gjithmonė sė bashku, ndodhen nė njė
    far mase tė izoluar nga pjesa tjetėr e botės (identiteti i veēantė i
    tyre), por qė kanė fatin e pėrbashkėt tė lundruesit.
    Ky
    kolektivitet qė tė udhėtoj drejt destinacionit tė dėshiruar ka nevojė
    tė drejtohet nga njė timon. Nga kjo rrjedh qė lundruesit duhet edhe tė
    organizohen, sipas ndarjes sė detyrave (kush bėn dhe ēfarė) dhe sipas
    njė nivelit hierarkik tė autoritetit (kush mban timonin ka nevojė pėr
    mė shumė pushtet se sa tė tjerėt).
    Gjithashtu, ėshtė pothuajse e
    paevitueshme qė mes lundruesve tė lind ndonjė diferencė vlerėsimi, afro
    gjysma e lundrimit dhe zgjedhja e rrugės ose afro organizimit tė
    detyrave qė duhet tė kryhen mbi anije ose afro mijėra gjėra tė tjera
    pak a shumė tė rėndėsishme pėr fatin e anijes (formimi i grupeve
    konkurrues, lindja e ndonjė konflikti mes tė njėjtėve, kompozimi i
    konflikteve tė njėjta).
    Siē e shikojmė metafora e politikės si
    “qeverisja e anijes” pėrmban njė pjesė tė madhe tė aspekteve qė janė
    thelbėsore pėr tė ilustruar edhe elementet kryesor tė politikės.
    Kolektiviteti ashtu si edhe polisi (“qyteti” i grekėve), timoni si
    pushtet pėr/mbi kolektivitetin, bashkėprania e konfliktit dhe
    bashkėpunimit, bashkėprania e komandimit dhe konsensusit, ekzistenca e
    vetė principit sovranitet (rrjedh nga fakti qė mbi pėrcaktimin e
    trajektores sė anijes askush nuk mund tė ketė mė shumė pushtet se ai qė
    kontrollon timonin).
    Nė rrjedhėn e kohės metafora politike e anijes
    ka takuar njė pėrdorim shumė tė frekuentuar, duke filluar pikėrisht nga
    mendimtarėt e mėdhenj grek dhe romak; (Platoni: “anija e ēmendurive”,
    ku ekuipazhi kalon kohėn nė njė pavdekėsi alternimi kacafytjesh dhe
    zdėrhalljes, pa arritur asnjėherė tė jap njė timonier me tė vėrtet
    ekspert tė kohės, stinėve, tė qiellit, tė yjeve, tė erės dhe tė
    gjithēkaje qė varet pėr tė ndjekur anija trajektoren e dėshiruar);
    (Ciceroni: “ unė qė kisha qeverisur anijen e shtetit nė mesin e detit
    me mot tė keq dhe e kisha sjellė shėndosh nė port”) .
    Qeveria, na
    paraqitet si njė bashkėsi vendimesh qė janė pėrvetėsuar nė pėrcaktimin
    e drejtpėrdrejtė tė anėtarėve nė veēanti, por qė kolektivizohen,
    pėrderisa janė tė kėrkuar nga njė pushtet i pėrbashkėt. Qeveria e
    polisit si: njė pėrdorim i pėrbashkėt dhe i kolektivizuar i ndonjė
    timoni qė drejton anijen kolektive nė tėrėsi.
    Nė historinė e
    njeriut politika ka qenė pėrfaqėsuar edhe nga shumė metafora tė tjera.
    Nė veēanti janė, ajo e shtetit si njė familje, ajo e shoqėrisė si njė
    “trup njerėzor”, ajo e kalit si simbol i pushtetit dhe i popullit qė
    duhet drejtuar.
    Elementi i parė i ēdo forme qeverie ėshtė
    qartėsisht e pėrfaqėsuar nga koncepti i autoritetit, nė kuptimin e tij
    origjinal “ nuk besoj se pikėrisht njė ėshtė i madh, kur ai mė bėn tė
    ndjehem i vogėl” citonte njė shkrimtar francez i shtatėqindtės.
    Autoritet do tė thotė tė jesh i zoti qė ti bėsh tė qeverisurit tė
    pranojnė pushtetin. A mund tė jetė forca dhe dhuna faktor qė mund tė
    bėjnė tė mundur diēka tė tillė, pėr ti bindur tė qeverisurit tė
    pranojnė pushtetin?
    Talleyrand citon se me bajoneta mund tė bėhet gjithēka, pėrjashtuar faktin qė nuk mund tė ulesh sipėr tyre.
    Ndėrsa Hannah Arendt thekson se: “dhuna pėr nga natyra instrumentale;
    si tė gjithė mjetet, ka gjithmonė nevojė pėr njė orientim dhe
    justifikim, pėr arritur qėllimin... pushteti nuk ka nevojė pėr
    justifikim, ajo pėr ēfarė ka nevojė ėshtė legjitimiteti.
    Element
    tjetėr i rėndėsishėm ėshtė pėrfaqėsuar nga “urdhri” qė duhet tė
    karakterizoj vetė vendimet kolektive. L’imperium nga latinėt na kujton
    se qeveria pėr tė qenė e tillė, nuk duhet tė flasė ... kot, por duhet
    ta dėgjojnė dhe ti binden. Vendimet kolektive qė ajo ndėrmerr duhet tė
    prodhojnė efekte reale pėr kolektivitetin qė herė pas herė janė tė
    interesuar.
    Elementi mė i rėndėsishėm qė karakterizon dimensionin
    politik ėshtė ndėrtuar nga principi i sovranitetit. Jean Bodin, filozof
    francez, nė pesėqindtėn teorizon i pari kuptimin teknik tė fjalės qė e
    pėrcakton si ekspresion cum summa potestate gubernatio; sot mund tė
    themi, kapaciteti i qeverisjes pa ju pėrgjigjur asnjė fuqie superiore.
    Lasswell dhe Kaplan e pėrcaktojnė sovranitetin si “niveli mė i lartė i
    autoritetit”.
    Nga kėto qė pohuam deri tani, politika kuptohet si
    bashkėsi aktivitetesh qė janė tė rėndėsishme pėr tė “qeverisur njė
    qytet” dhe prezantohet nga gjashtė element thelbėsor: ekzistenca e njė
    grupi me persona (polis), brenda tė cilit disa vendime rrjedhin nga
    anėtarė tė veēantė tė grupit tė kėrkuar nė formėn e “pushtetit
    kolektiv” (vendime kolektive); ekzistenca e marrėdhėnieve mes atyre qė
    qeverisin dhe atyre qė janė tė qeverisur qė karakterizohen nga njė
    raport i “independencės sė pranuar” (autoritet) drejt tė qeverisurve,
    mbi bazėn e ndonjė principi dhe tė ndonjė procesi legjitim; fakti qė
    kėto vendime tė tipit kolektiv janė , nė radhė tė parė, tė mbushura me
    sovranitet dhe, nė radhė tė dytė, konkretisht tė vendosura nga
    qeverisėsit.
    Kėtė parantezė nė karakterin e pėrgjithshėm teorik qė
    shpjegon konceptin e politikės, e bėra pėr tė analizuar aktualisht
    “anijen shqiptare”.
    Nė ēfarė gjendje ndodhet ajo tani? Ēfarė
    orientimi do tė ketė nė tė ardhmen? A do tė arrij tė ankorohet nė breg
    shėndosh e mirė sipas orientimit tė dėshiruar?
    Anijen e politikės
    shqiptare do e quaj “Titaniku shqiptar”, sepse ajo po lundron tamam si
    “Titaniku” i vėrtetė, nė ujerat e ftohta dhe nė natėn pa hėnė.
    Titaniku shqiptar ėshtė i pėrbėrė nga njė kolektivitet, ku me tė
    vėrtetė tė gjithė kanė fatin e pėrbashkėt tė lundruesit, por qė janė tė
    izoluar nga pjesa tjetėr e realitetit, sepse nuk njohin asnjė realitet
    tjetėr pėrveē tė tyrin.
    Timoni i Titanikut shqiptar ėshtė nė duart
    e personave qė janė mospėrfillės ndaj kolektivitetit, sepse nuk
    pranojnė as gabime dhe as kėshilla, duke e ēuar anijen drejtė
    ajsbergėve tė mėdhenj dhe tė rrezikshėm qė mund tė rrezikojnė edhe
    fundosjen e saj.
    Pra, mund tė themi se kėto lloj timonierėsh nuk
    janė ekspert tė qiellit, tė yjeve, tė erės dhe tė gjithēkaje qė
    nevojitet pėr tė ndjekur trajektoren e drejtė dhe tė dėshiruar. Kėta
    timonierė qė kanė nė dorė fatin e vetė Titanikut shqiptar, nuk janė nė
    gjendje tė premtojmė se: do tė sfidojmė tė gjitha stuhitė bashkė me
    kohėn e keqe pėr tė arritur shėndoshė nė breg.
    Autoriteti i kėtyre
    timonierėve shqiptar siē kemi mėsuar nga historia ka ardhur me
    bajoneta, por qė deri mė sot asnjėri nga ata nuk ėshtė ulur sipėr tyre.
    Kėta timonierė e kanė ushtruar pushtetin, pėrmes dhunės sė justifikuar,
    duke premtuar demokracinė e ėndėrruar ndėr vite. Ato legjitimitetin e
    pushtetit e kanė bėrė pėrmes forcės legale tė fshehur nė petkun e
    egoizmit personal tė sėmurė me virusin e pavdekėsisė dhe madhėshtisė
    universale.
    Urdhrat e tyre kolektivi i ka pranuar dhe ju ėshtė
    bindur, sepse kanė qenė tė instrumentalizuara me mashtrimin e shpresės
    dhe ushtrimit tė forcės sė pushtetit nė mėnyrė tė ekzagjeruar. Kėta
    urdhra kanė pasur edhe efekte reale mbi kolektivitetin, por nuk kanė
    pasur si finalitet nevojat dhe problemet e kolektivitetit, qė ėshtė
    instrumentalizuar nga timonierėt, pėr tė ruajtur tė pa prekshėm vendet
    e tyre tė drejtimit, pėr tė kėnaqur egot personale edhe pse ndoshta
    kanė qenė totalisht nė kundėrshtim me interesin e pėrbashkėt.
    Kėto
    vendime tė interesit personal qė ekzekutohen mbi kolektivitetin, i cili
    nuk ka tė drejtė as konsultuese, janė tė natyrės sovrane, por jo nė
    shėrbim tė sovranitet.
    Nėse analizojmė se si ėshtė i ndarė
    kolektiviteti i anijes qė ndodhet poshtė sallės drejtuese? Ajo ėshtė e
    ndarė nė tre shtresa shoqėrore qė korrespondojnė pėrkatėsisht nė tre
    katet e anije.
    Fill poshtė kupolės drejtuese janė personat e
    mirinformuar pėr politikėn, qė e pėrdorin atė pėr tė pasur privilegje.
    Kjo kategori ėshtė e pakėt nė numėr, por qė zotėron ambientet mė
    luksoze tė anijes dhe nė dorė ka forcėn e parasė. Ato janė sponsor tė
    personave qė pranojnė kontratat e tyre pėr tė realizuar egot e tyre
    personale, pa pasur ideale pozitive pėr kolektivitetin.
    Interesimi
    i tyre pėr politikėn ėshtė i lidhur me interesat e tyre tė karakterit
    individual dhe lidhja e tyre me politikėn funksionon pėr aq kohė, sa
    sponsorizimet e tyre janė tė domosdoshme dhe tė respektueshme.
    Ndėrsa njė kat mė poshtė janė njerėzit e thjeshtė qė janė “viktima” tė
    politikave tė gabuara, qė nė njė mėnyrė apo tjetėr politikėn e pranojnė
    si de fakto, por nuk kanė nė dorė asnjė instrument influence nė
    vendimmarrjet e karakterit kolektiv. Pothuajse tė gjithė personat kėsaj
    kategorie shprehen se nuk janė tė interesuar pėr politikėn dhe se nuk
    merren me politikė. Atėherė lind pyetja a ėshtė e shmangshme politika?
    Thomas Mann, thekson se: “nuk ėshtė e vėrtetė, kur sot njeriu deklaron
    se nuk merrem me politikė. Deklarata e tij duket mė shumė si egoiste, e
    huaja nga bota, por edhe si njė auto gėnjeshtėr. Njė deklaratė e tillė
    rivlerėson njė injorancė jo shumė intelektuale se sa morale. Sot poshtė
    ēdo forme politike prezantohet problemi i vetė njeriut”.
    Aristoteli
    citon se “ njerėzit vendosin tė ecin sė bashku nė pamje tė ndonjė
    avantazhi tė veēantė dhe nė qėllimin e prokurimit tė ndonjė objekti pėr
    vetė ekzistencėn”; dhe shoqata politike ėshtė krijuar pėrmes njė
    procesi tė kėsaj natyre, “nė emėr tė avantazheve personale qė ajo
    sjellė.
    Politika nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shkėmbimi i komplikuar
    mes njerėzve, pėrmes tė cilės njerėzit kėrkojnė tė marrim nė nivel
    kolektiv, kėnaqėsinė e tyre personale. Pėr kėto arsye politika nuk
    ėshtė dhe nuk duhet tė jetė e evitueshme.
    Nė katin e fundit ndodhin
    personat qė kanė nė dorėn peshėn me tė rėndėsishme tė anijes,
    mekanizmat e motorit qė ve nė lėvizje tė gjithė anijen, por qė realisht
    nuk kanė asnjė tė drejtė pronėsie mbi anijen qė ato e mbajnė me duart e
    tyre nė gjendje tė mirė lundruese.
    Gjendja aktuale e Titanikut
    shqiptar nuk ėshtė aspak e mirė, sepse kemi krisje dhe ēarja tė madhe
    ndėrmjet kateve qė ndėrtojnė strukturėn e kėsaj anije. Pėr kėtė arsye
    nė tė ardhmen do tė kemi njė lėvizje tė madhe qė mund tė karakterizohet
    nga dhuna dhe urrejtja dhe do tė jetė e pozicionit vertikal nga poshtė
    lartė.
    Pra, nėse kupola drejtuese do tė vazhdoj tė veproj nė
    shėrbim tė pakicės duke shfrytėzuar kolektivin, pa marrė parasysh aspak
    dėshirat dhe nevojat e tyre. Atėherė pjesa tjetėr qė pėrbėn shumicėn nė
    numėr, por pakicėn nė kompetenca do tė filloj tė ndėrgjegjėsohet dhe do
    tė kėrkoj me forma demokratike tė dėgjohet, tė respektohet dhe tė
    pyetet pėr vendimet e karakterit kolektiv nga kupola drejtuese. Nėse
    edhe pas kėtij sensibilizimi paqėsor, kupola do tė vazhdoj tė mos e
    pėrfill pėrsėri kolektivin. Atėherė kolektivi do i drejtohet dhunės si
    justifikim pėr tė legjitimuar tė drejtėn.
    Me pak fjalė nėse
    gjerat do tė vazhdojnė tė jenė ashtu siē janė dhe nėse nuk do tė jetė
    njė alternim i aprovuar nga poshtė pėr lartė, jo shumė larg nė kohė
    mund tė kemi lėvizje kaotike dhe me pasoja pėr tė gjithė anijen, qė
    mund tė sjellin timonierė tė rinj qė do tė lundrojnė sė bashku me
    kolektivin drejtė trajektoreve tė dėshiruara.
    Pėrndryshe Titaniku
    shqiptarė do tė vazhdoj tė lundroj nė natėn pa hėnė, ku papritur do tė
    pėrplasej me ndonjė ajsberg tė madh, qė do i shkaktonte njė ēarje tė
    thellė dhe tė fortė, pėrmes sė cilės do tė vėrshonin sasi tė pafundme
    uji derisa ajo do fillonte tė fundosej dhe tė gllabėrohej nga thellėsia
    oqeanike.


    _________________
    Arrow STUDENTI I SĖ DREJTĖS & Facebook: Studenti i se Drejtes

      Current date/time is Sun Dec 04, 2016 3:13 am