Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    10 falimentimet mė tė mėdha tė bankave nė histori

    Share

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    10 falimentimet mė tė mėdha tė bankave nė histori

    Post by Webmaster on Tue Sep 23, 2008 11:20 pm

    10 falimentimet mė tė mėdha tė bankave nė histori


    Kriza e fundit financiare ne tregjet boterore na ka bere te kujtojme falimentimet me te medha te bankave boterore. Ja 10 falimentimet mė tė mėdha tė bankave nė histori...

    Imagjinoni njė sekuencė tė filmit “Titanic”, ku edhe pse ėshtė e qartė se anija gjigande do mbytet, procesi duket se zgjat njė jetė tė tėrė. Pas shtatė orėsh tragjedie, ju duhet tė shihni njė tragjedi pas tjetrės, pasagjerėt qė vrapojnė me sendet e tyre tė ēmuara, tė cilat nuk i mbajnė varkat e shpėtimit. Mjerimi rrjedh mė shumė nga fakti se nuk dihet se kur kjo panoramė dhimbjeje do marrė fund. Tashmė, kriza financiare mė e madhe nė SHBA, qė pas Depresionit tė Madh ka hyrė nė vitin e dytė dhe ka shkatėrruar institucionet e shquara financiare globale.

    Ajo ka lėnė njė gjurmė tė madhe nė thesarin amerikan, ka destabilizuar sistemin botėror financiar dhe nė fund tė tunelit nuk duket akoma dritė. “Lehman Brothers Holdings Inc.”, njė ndėr bankat mė tė mėdha tė investimeve nė SHBA, u zhyt nė krizat e hipotekave duke krijuar kėshtu falimentimin mė tė madh nė histori. Firma 158-vjeēare, e cila u ka mbijetuar falimentimeve hekurudhore tė vitit 1800, Depresionit tė Madh tė vitit 1930 dhe rėnies sė Menaxhimit tė Kapitalit Afatgjatė para njė dekade, ka aplikuar pėr Dekretin 11 nė Gjykatėn e Falimentimeve Amerikane nė Manhatan, mė 15 shtator. Rėnia e “Lehman”, e cila kishte mė shumė se 613 miliardė dollarė borxh, i bėn tė duken mė tė vogla paaftėsitė pėr tė paguar tė “WorldCom Inc.” nė vitin 2002 dhe dėshtimin e “Drexel Burnham Lambert” nė vitin 1990.

    “Lehman” u detyrua tė shpallte falimentimin, pasi “Barclays Plc” dhe “Bank of America Corp.” braktisėn bisedimet pėr ta marrė pėrsipėr dhe kompania humbi 94 pėr qind tė vlerės sė saj tė tregut. “Ka gjasa qė tė jetė efekt domino, pasi dhe firma tė tjerė dhe individė qė janė mbėshtetur tek “Lehman” pėr ēėshtje financiare do ta ndiejnė efektin”, u shpreh Charles Tatelbaum, njė avokat falimentimi.

    Dokumentet e falimentimit tė “Lehman” u bėnė nga avokatėt e firmės me bazė nė Nju Jork, “Weil Gotshal & Manges”, me nė krye avokatin Harvey Miller.
    Bankat rivale kanė mbajtur njė sesion pėr organizimin e njė rrjeti kontakti pėr transaksionet e tė ardhurave me “Lehman”, pėr tė reduktuar pasigurinė nė atė treg. Ndėrkohė pasiguria ekonomike dhe frika pėr atė qė do vijė mė pas vazhdon.

    Banka: Lehman Brothers Holdings Inc.

    Viti: 2008

    Asetet para falimentimit: 639 miliardė dollarė

    “Lehman Bros Holings Inc.” ka bėrė zyrtarisht dokumentimin e falimentimit mė tė madh nė histori, mė 15 shtator 2008. Banka e investimeve ėshtė bėrė kompania e fundit financiare, e cila ka rėnė pre e krizave aktuale ekonomike nė vend. Sipas “Bankruptcydata.com”, asetet e Lehan pėrpara se tė pėrgatiste dokumentet pėr falimentim ishin gjashtė deri nė shtatė herė mė shumė se asetet e falimentimit tė dytė mė tė madh nė histori nė vitin 1980.

    Kompania: WorldCom, Inc.

    Viti: 2002

    Asetet para falimentimit: 104 miliardė dollarė

    Njė muaj pasi skandali financiar u shfaq nė tė gjitha mediat, kompania e telekomunikacioneve, dikur agjencia e transportit nė distancė, e dyta mė e madhja nė SHBA, aplikoi pėr falimentim. Shumė ekzekutivė tė kompanisė “WorldCom” u shpallėn fajtorė pas akuzave pėr mashtrim, sė bashku me drejtuesin Bernard Ebbers, i cili u dėnua me 25 vite burg. Kompania doli nga falimentimi nė vitin 2004 me emrin “MCI Inc.”.

    Kompania: Enron Corp.

    Viti: 2001

    Asetet para falimentimit: 66 miliardė dollarė

    Kompania e energjisė e nivelit tė lartė, kishte bėrė miliarda dollarė nė tregtinė e shkėmbimit tė aksioneve tė fshehta, derisa personat e brendshėm vunė alarmin mbi mashtrimin masiv financiar nė “Enron”. Kjo shkaktoi njė falimentim qė tronditi gjithė botėn financiare amerikane. Kompania u zhvlerėsua nė ēast dhe mijėra punonjės u pezulluan, ndėrkohė qė rrogat e tyre ishin zhdukur. Drejtuesit Kenneth Lay dhe Jeffrey Skillin u dėnuan pėr mashtrim, megjithėse Lay humbi jetėn pėrpara se tė dėnohej.

    Kompania: Conseco, Inc.

    Viti: 2002

    Asetet para falimentimit: 61 miliardė dollarė

    Aksionet e kompanisė “Conseco”, njė agjenci sigurimesh e vendosur nė Indiana, dikur tregtoheshin me njė ēmim prej 58 dollarėsh, por ato vlenin mė pak se 1 dollar, kur konglomerati i fuqishėm deklaroi falimentimin. Kompania ishte zhytur nė borxhe tė mėdha pėr shkak tė pėrvetėsimeve tė shumta dhe kredive tė marra nga oficerėt e kompanisė, pėr tė blerė bursė pėr agjencisė. “Consego” doli nga falimentimi nė vitin 2003.

    Kompania: Pacific Gas & Electic Company
    Viti: 2001

    Asetet para falimentimit: 36 miliardė dollarė

    Kompania mė e madhe publike utilitare e Kalifornisė shpalli falimentimin pas parregullsitė bėnė qė ajo tė humbte miliarda dollarė nė borxhe, nga rritja e kostos sė energjisė me shumicė. Ēmimet e shitjes me shumicė eventualisht ranė dhe ditėn qė kompania doli nga gjendja e falimentimit, nė vitin 2004 aksionet e saj kishin vlerė tre herė mė shumė se atėherė kur aplikoi pėr falimentim.

    Kompania: Texaco, Inc.

    Viti: 1987

    Asetet para falimentimit: 35 miliardė dollarė

    Kompania e naftės aplikoi pėr mbrojtje nga shteti me rastin e falimentimit pasi gjykata vendosi se “Texaco” i detyrohej kompanisė “Pennzoil” 10.5 miliardė dollarė pėr dėmtim, si pasojė e njė marrėveshjeje tė mėparshme. “Texaco” i pagoi “Pennzoil” vetėm tre miliardė dollarė nė atė kohė duke pėsuar kėshtu falimentimin. Ajo doli nga gjendja e vėshtirė financiare 361 ditė mė vonė dhe u bė partė e “Chevron”.

    Banka: Financial Corp. of America

    Viti: 1988

    Asetet para falimentimit: 34 miliardė dollarė

    “Financial Corp. of America” deklaroi falimentimin pas pezullimit tė njė garancie 2 miliardė dollarė tė degės kryesore tė saj, “American Savings and Loan Association”, gjatė krizės sė kursimeve dhe kredive tė fundit tė viteve ’80. Pėrpara se tė aplikonte nė gjykatė pėr falimentim dhe mbrojtje tė aseteve tė mbetura “Financial Corp. of America” kishet 34 miliardė dollarė asete.

    Kompania: Refco Inc.

    Viti: 2005

    Asetet para falimentimit: 33 miliardė dollarė

    Kompania e artikujve tė pėrdorimit tė gjerė, plotėsoi dokumentet e falimentimit vetėm dy muaj pasi kishte marrė licencėn e biznesit. Arsyeja ishte se ajo u pėrfshi nga skandali dhe shumė ekzekutivė dhe drejtues tė saj u arrestuan, duke pėrfshirė kėtu dhe ish-presidentin Tone N. Grant, i cili u dėnua nė gusht tė kėtij viti me dhjetė vite burg pėr fshehjen e tė dhėnave mbi borxhet.

    Banka: IndyMac Bancorp, Inc.

    Viti: 2008

    Asetet para falimentimit: 33 miliardė dollarė

    Pasi Korporata e Depozitave tė Sigurimeve Federale e mori pėrsipėr, “IndyMac” plotėsoi dokumentacionin pėr falimentim. Gremisja ndodhi mė sė shumti pėr shkak tė biznesit tė hipotekave me pakicė tė bankės. Pėrfundimi i bumit tė shtėpive dhe kriza tjetėr ekonomike e gjymtuan institucionin, duke qenė se huamarrėsit nuk paguan nė kohė kreditė e tyre dhe depozituesit u pėrpoqėn t’i tėrheqin paratė e tyre nga banka, po nė tė njėjtėn kohė.

    Kompania: Global Crossing, Ltd.

    Viti: 2002

    Asetet para falimentimit: 39 miliardė dollarė

    Kompania e telekomunikacioneve shpenzoi miliarda dollarė pėr tė shtruar kabull me fibra optike, i cili do tė mbarte trafikun e rėnduar tė internetit nė botė, por “Global Crossing” e pa veten ngushtė, kur flluska “dotcom” shpėrtheu. Pasi shpalli falimentimin nė vitin 2003, ekzekutivėt e lartė tė kompanisė u urdhėruan t’u kthenin 325 milionė dollarė investitorėve si rezultat e padive. Ato u hetuan gjithashtu nga kongresi, pavarėsisht se asnjėri nuk u dėnua.

    {Albeu}


    _________________
    Arrow STUDENTI I SĖ DREJTĖS & Facebook: Studenti i se Drejtes

      Current date/time is Sun Dec 04, 2016 3:12 am