Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Gjykata e Lartė e Rep. Shqipėrisė

    Share

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve: 152
    Vendndodhja: Albania
    Job/hobbies: http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor: http://juridiksi.e-monsite.com
    Points: 436
    Reputation: 0
    Registration date: 2008-01-23

    Gjykata e Lartė e Rep. Shqipėrisė

    Post by Webmaster on Wed Sep 24, 2008 6:51 pm

    Historiku i Gjykatės sė Lartė

    Pak Histori

    Periudha 1913-1920 shėnon hapat e para pėr krijimin e institucioneve tė shtetit
    tė ri shqiptar. Kuvendi i Vlorės dhe Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, morėn masa pėr riorganizimin e drejtėsisė sė shtetit tė pavarur shqiptar. Me “Kanunin e Zhurisė”, tė miratuar nė vitin 1913, u parashikua krijimi i Gjykatės sė Diktimit, si dhe gjykatave tė shkallės sė parė tė Nėnprefekturave, tė cilat ishin kompetente pėr gjykimin e ēėshtjeve civile dhe kundėrvajtjeve e delikteve, si dhe gjyqi popullor me zhuri, i cili do tė gjykonte ēėshtjet penale me pėrfaqesues tė popullit.


    Ky sistem, pėr tė cilin kemi informacion se u zbatua tė paktėn nė njė ēėshtje nė Elbasan, nuk dha rezultatet e duhura.
    Si rrjedhim, ky lloj gjykimi u anullua me dekretin datė 4 qershor 1914, ku u vu nė zbatim ligji pėr gjykatat e drejtėsisė nė Shqipėri, sipas tė cilit u krijuan gjyqi Fillor i Apelit dhe Diktimi. Me kėtė dekret parashikohen edhe disa ndryshime nė organizimin e gjykatave tė vitit 1913.

    Periudha 1920-1939


    Nė vitet 20-40 problemet kryesore nė fushėn e sė drejtės, qė paraqisnin rėndėsi tė madhe pėr shtetin tonė, ishin reforma ligjore dhe riorganizimi i organeve gjyqėsore dhe aftėsimi i kuadrove
    tė tyre. Pavarėsisht se fillimet e para i ka patur me Kanunin e Zhurisė, nė vitet 20-tė filloi tė kristalizohej mė mirė organizimi dhe funksionimi i sistemit gjyqėsor.


    Deri nė vitin 1925 gjyqėsia nė ēėshtjet civile e penale administrohej prej Gjykatave tė
    Paqit;



    Gjykatave tė Shk. sė I-rė, tė cilat ndaheshin nė Gjykata Fillore dhe Gjykata Kolegjiale.

    Gjykatės sė Diktimit (kėshtu emėrtohej Gjykata e Lartė), e cila ndahej nė dy degė, Dega Civile dhe Dega Penale.

    Gjyqet e Paqit organizoheshin nė cdo qendėr nėnprefektur dhe nė bazė tė kėtij organizimi ndaheshin nė Gjykata Paqtuese tė shkallės sė I-rė, sė II-tė dhe tė III-tė. Gjykatat e Paqit dhe ajo Fillore pėrbėheshin nga njė gjyqtar, ndėrsa Gjykata Kolegjiale pėrbėhej prej njė gjyqtari dhe dy anėtarėve. Ēdo degė e Gjykatės sė Diktimit pėrbėhej prej Kryetarit, katėr Anėtarėve dhe
    njė Ndihmės-anėtari. Pas vitit 1925 dhe konkretisht me dekret-ligjin “Mbi organizimin e
    gjykatave tė drejtėsisė”, datė 2 maj 1925, pushteti gjyqėsor kishte strukturėn e mėposhtėme:

    Gjyqe tė Shk. sė I-rė;

    Gjyqe tė Apelit;

    Gjyqi i Diktimit (sot Gjykata e Lartė), me qendėr nė kryeqytet.

    Gjykata e Diktimit ndahej pėrsėri nė dy degė: Dega e ēėshtjeve Civile, Dega e ēėshtjeve Penale.

    Ēdo degė e Gjykatės sė Diktimit pėrbėhej prej njė Kryetari, katėr Anėtarėve, njė Ndihmės-Anėtari, njė Kryesekretar dhe numri i nevojshėm i sekretarėve, ftuesve e shėrbėtoreve. Pranė Gjykatės sė Diktimit ndodhej njė Kryeprokuror, njė Nd/Kryeprokuror, njė sekretar, njė protokollist-arshivist dhe njė shėrbėtor.

    Secili prej Kryetarėve tė Diktimit kryesonte degėn e tij, por nė rastin e mbledhjes sė pėrgjithshme, detyra e Kryetarit i pėrkiste Kryetarit tė Degės Civile.

    Nė vendimet e Gjykatės sė Diktimit vėrehet cilėsia e lartė e tyre nė njė proēes tė rregullt gjyqėsor. Karakteristikė e pėrgjithshme e praktikės gjyqėsore ishte se gjyqtarėt bėnin pėrpjekje pėr tė mbrojtur pavarėsinė e gjykatave nė dhėnien e drejtėsisė. Nė vendimet e saj Gjykata e Diktimit ka dėshmuar pėr ndershmėrinė dhe paanėsinė e saj.
    Periudha 1944-1990

    Me ligjin pėr organizimin gjyqėsor, viti 1951, Gjykata e Lartė ndahej nė kėto kolegje gjyqėsore:


    • Kolegji penal
    • Kolegji civil
    • Kolegji ushtarak
    • Kolegji disiplinor

    Secili prej Kolegjeve shqyrtonte ēėshtjet e veta tė kompetencės lėndore me trup gjykues tė pėrbėrė nga Kryetari, njė Anėtar i Gjykatės sė Lartė, dhe dy ndihmėsa.

    Interesant ėshtė fakti se kolegji disiplinor shqyrtonte fajet disiplinore tė gjyqtarėve popullore, tė kryetarėve dhe anėtarėve tė gjykatave ushtarake dhe tė anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė, me njė trup gjykues tė pėrbėrė nga Kryetari ose zėvendėsi i tij dhe dy anėtarė tė Gjykatės sė Lartė, tė caktuar nga Kryetari.

    Gjykata e Lartė gjykonte gjithashtu nė Plenumin e saj, i cili pėrbėhej nga Kryetari, nėn-kryetarėt dhe gjithė anėtarėt e Gjykatės sė Lartė.

    Udhėzimet e Plenumit tė Gjykatės sė Lartė, ashtu si mendimi juridik nė tėrėsi, ishin tė udhėhequra nga politika dhe ideologjia e regjimit komunist.

    Veēanėrisht ky ndikim ka qenė mė i fuqishėm nė fushėn penale, duke dhėnė interpretime tė zgjeruara tė Kodit Penal.
    Pėrgjithėsimet e praktikės gjyqėsore, tė bėra nga Gjykata e Lartė, kanė shėrbyer pėr t’i orientuar gjykatat e shkallėve me tė ulėta pėr gjykimin e ēėshtjeve sipas kėrkesave politike, ideologjisė dhe legjislacionit tė kohės tė njė shteti diktatorial. Gjithashtu, Plenumi i Gjykatės sė Lartė ka nxjerrė udhėzime edhe nė lėndė civile, familjare, trashėgimore, tė punės
    e proēedurale.


    Periudha e pas
    viteve 90-tė


    Pėrmbysja e sistemit totalitar komunist solli nevojėn e ndryshime tė mėdha nė tė gjitha fushat e jetės dhe pėrshtatje me sistemet demokratike bashkėkohore. Nė fushėn e drejtėsisė u ndje nevoja e ndryshimeve rrėnjėsore pėr tė vendosur njė sistem gjyqėsor tė pavarur, nė mėnyrė qė drejtėsia ti pėrmbahej parimeve tė ligjshmėrisė dhe barazisė sė personave para ligjit mbi bazėn e respektimit tė sė drejtės.

    Me Ligjin nr.7491, datė 29.04.1991 “Pėr dispozitat kryesore kushtetuese”, Kuvendi Popullor vendosi qė sistemi gjyqėsor nė Shqipėri tė pėrbėhej nga Gjykata e Kasacionit, Gjykata e Apelit, gjykatat e shkallės sė parė dhe gjykatat ushtarake. Shohim qė ndryshon emri i Gjykatės sė
    Lartė nė Gjykata e Kasacionit, autoriteti mė i lartė i gjyqėsor. Me ketė ligj Kryetari dhe zv.kryetarėt e Gjykatės sė Kasacionit zgjidheshin nga Kuvendi Popullor me propozim tė Presidentit tė Republikės. Gjyqtarėt zgjidheshin nga Kuvendi Popullor. Ata zgjidheshin nė detyrė njė herė nė 7 vjet mė tė drejtė rizgjedhjeje. Gjykata e Kasacionit nuk mund tė shqyrtonte asnjė ēėshtje nė shkallė tė parė, kurse nė shkallė tė dytė gjykonte vetėm ēėshtjet e parashikuara me ligj.


    Sot, Gjykata e Lartė e Republikės sė Shqipėrisė funksionon nė bazė tė ligjit nr.8588, dt.15.03.2000 “ Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės sė Lartė tė Republikės sė Shqipėrisė”. Ajo organizohet nė Kolegjin Civil dhe Penal, si dhe nė Kolegjet e Bashkuara, tė cilat gjykojnė ēėshtje tė pėrcaktuara me ligj.

    Nė kushtet e sistemit tė ri demokratik drejt njė Evropė tė bashkuar dhe demokratike, Gjykata e Lartė e Republikės sė Shqipėrisė vazhdon pėrpjekjet e saj pėr aplikimin e parimeve tė shtetit
    juridik.
    {
    © http://www.gjykataelarte.gov.al}


    _________________
    Arrow STUDENTI I SĖ DREJTĖS & Facebook: Studenti i se Drejtes

      Current date/time is Thu Nov 27, 2014 12:58 am