Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Mos u largoni!

    Share

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Mos u largoni!

    Post by Webmaster on Sat Sep 20, 2008 2:19 am

    Mos u largoni!

    Dr. Alban Daci

    Mos u largoni nga Shqipėria! Kėtė thirrje e bėj pėr tė gjithė tė rinjtė shqiptarė dhe nė veēanti pėr shtresat e varfra dhe tė mesme qė ėndėrrojnė tė largohen nga vendi i tyre pėr tė studiuar jashtė. Besoj se ėshtė normale qė dhe ju ashtu si tjerėt tė keni ėndrra dhe vizione pėr jetėn tuaj si dhe nė mesin e atij hambari tė ndodhet edhe ėndrra e largimit pėr tė studiuar nė njė universitet perėndimor.
    Kur, shikoni njė ėndėrr tė bukur gjithēka ėshtė e thjeshtė, sepse ajo nuk ėshtė e vėrtetė dhe pėr rrjedhojė ajo zhvillohet nė pėrkryerje pa hasur asnjė vėshtirėsi, por ėshtė gjithēka ndryshe nėse ju nė njė fazė tė dytė pasi e keni ėndėrruar virtualisht doni ta vendosni nė rrafshin e reales, pėr ta bėrė tė pėrjetueshme drejtpėrdrejt dhe tė prekshme nė emocione.
    Unė, do ju tregoj disa tė vėrteta pėr t’iu bindur ju se perse nuk duhet tė merrni vendimin e largimit nga familja pėr tė ardhur me studime kėtu nė Evropė. Ju do tė largoheni nė njė moshė fare tė re, drejtė njė ambienti tė huaj, tė ftohtė dhe tė vėshtirė, ku nuk do tė keni pranė asnjė anėtarė tė familjes suaj qė mund t’iu ndihmoj duke ju dhėnė qoftė edhe njė kėshillė, pėr tė cilin do tė keni shumė nevojė.
    Shumė tė rinj qė e dashuronin shumė shkollimin, duke u mbėshtetur nė jetėn qė pasqyrohej nė programet e kanaleve televizive tė huaja dhe nė ambiciet e tyre universitare vendosėn tė largoheshin dhe tė vinin e tė studionin nė Evropė apo diku gjetkė, ku u pėrballen me vėshtirėsi tė shumta si: me ēmime tė larta konsumi, qira tė larta dhe taksa tė larta universitare etj.
    Me pak fjalė realiteti qė gjetėn dhe prekėn kėtu nė Evropė ishte krejtėsisht ndryshe nga ajo qė kishin parė nė ėndrra dhe nė programet televizive. Kėtu nė Evropė nuk ėshtė se ne shqiptarėve na presin tė mirat e dynjasė dhe o burra tė vijnė me vrap ti marrim, por njė jetė shumė e shtrenjtė, ku realitetet ekonomike qė kemi nė familjet tona nuk mund ta konceptojnė dhe jo mė ta pėrballojnė.
    Shumica e tė rinjve qė kanė ardhur deri sot nga Shqipėria janė kryesisht njerėz qė e duan shumė shkollimin, por qė periudha e errėt e komunizmit i zhveshi familjet e tyre nga tė gjitha tė mirat qė kishin dhe nuk ju la asgjė.
    Tė dėshpėruar dhe tė inatosur pėr tė kthyer rendin dhe nderin qė kanė pasur shumė kohė mė parė familjet e tyre vendosin: nė mos pėrputhje me realitetin e tyre ekonomik tė largohen pėr tė shkolluar nė universitetet mė tė mira nė perėndim si njė formė deklaruese se ėndrrat e tyre dhe tė prindėrve do i realizojmė njėkohėsisht.
    Njoh shumė tė rinj shqiptarė qė kanė ardhur kėtu nė Evropė me ėndrrėn e bukur pėr tė kryer studimet e larta dhe kanė pėrfunduar mes “katėr rrugėve”, sepse tė varfėr ekonomikisht dhe tė vetmuar shpirtėrisht nuk kanė mundur ti rezistojnė trysnisė shoqėrore dhe pėr rrjedhojė tė mbajnė edhe statusit e tė qenit student. Nė kushte tė vėshtira jetese janė detyruar tė lenė ėndrrėn universitare qė e deshėn aq shumė dhe ti kthehen tregut tė punės.
    Pra, nga studentė janė kthyer punėtor tė pasigurt, sepse nuk ėshtė e lehtė tė gjesh punė kėtu nė Evropė dhe nė rast se gjen pėr ne qė konsiderohemi tė “huaj” ka vetėm punė tė rėndomta dhe tė lodhshme qė “vendasit” nuk kanė qejf ti kryejnė.
    E ardhmja pėr studime dhe mos realizimi i tyre ka edhe njė anė tjetėr negative, sepse tė gjitha ata qė kanė ardhur me dokumente studimi nuk mund ti kthejnė nė dokumente pune. Pėr rrjedhojė mos suksesi nė karrierėn universitare tė bėn tė pėrfundosh si njė emigrant i rėndomtė, ose klandestin siē e quajnė nė Itali, ku tė mohohen shumė tė drejta themelore si ajo e lėvizjes sė lirė.
    Kjo kategori e tė rinjve shqiptarė qė kanė pėrfunduar nė kėtė hendek, duhet tė pėrballojnė jo vetėm dhimbjen e dėshtimit dhe mos realizimit tė ėndrrės universitare, por edhe mallin pėr tė parė dhe vizituar familjarėt e tyre.
    Marrja e pa dėshirueshme e statusit tė ri me nofkėn klandestin, i bėn tė fshihen nga autoritet e vendeve ku ndodhen, nga dėshtimi i papranueshėm si dhe nga shikimi i prindėrve tė dashur qė as nuk mund ti shikojnė dhe as nuk mund ti takojnė. Kėtu nė Evropė, ka shumė tė rinj qė ndodhen nė kėtė situatė tė vėshtirė, qė edhe pėrse duan shumė tė kthehen pėr pushime nė Shqipėri, nuk munden, sepse kanė pėrfunduar pa dokumente si dhe nuk gjejnė dot forcėn dhe guximin t’iu tregojnė prindėrve tė vėrtetėn nė tė cilėn ndodhen.
    Gjatė gjithė kėtyre viteve pothuajse tė gjithė janė tė njohur pėr kėtė realitet tė vėshtirė, ku ka pėrfunduar njė pjesė e mirė e rinisė tonė shqiptare dhe askush nuk e ngre zėrin thjeshtė qoftė edhe duke dėshmuar pėr kėtė tė vėrtetė tė hidhur dhe tė papranueshme. Faktin qė shumė nga tė rinj shqiptar qė me kapacitete tė mira intelektuale, por me varfėri tė theksuar materiale pėrfundojnė nė fundin e shpresės, nė fillimin e dėshpėrimit dhe nė udhėkryqet jetėsore duhet tė na shqetėsoj pa masė.
    Prandaj, tė dashur tė rinj, nėse vendosni tė largoheni nga Shqipėria, dijeni se pėr shkak tė vėshtirėsive qė pėrmendėm mė sipėr do e keni shumė tė vėshtirė tė riktheheni pėrsėri, pavarėsisht nga dėshira dhe vullneti juaj. Datėn e largimit do e dini dhe do e mbani mend gjithmonė, por datėn e rikthimit pėrgjithmonė nė Atdhe do e keni tė vėshtirė ta gjeni dhe ta vendosni.
    Pėr kėto arsye ju kėshilloj tė mos largoheni nga Shqipėria, sepse ėndrrat tuaja tė dashura rrezikojnė tė digjen nė zjarrin e dėshpėrimit ekonomik, nė jetėn e vėshtirė, nė sytė e pėrlotur pėr dashuri prindėrore si nė zhgėnjimin e imazheve te bukura qė keni parė nė programet e transmetuara nga televizionet e huaja.
    Mos u largoni, sepse do tė lini krevatin tuaj tė kėndshėm nė shtėpi dhe do tė udhėtoni me tragete, ku do tė jeni tė detyruar nga lodhja tė shtriheni si “bagėti” nė dyshemenė e anijes, sepse udhėtimi me avion do tė mbetet thjeshtė njė ėndėrr e paralizuar pėr shkak tė biletave qė shiten me ēmime tė pa pėrballueshme.
    Mos u largoni nga shtėpitė tuaja tė ngrohta, sepse kėtu Evropė qiraja ėshtė shumė e shtrenjtė dhe nuk e pėrballoni dot me tė ardhurat qė mund tė kenė prindėrit tuaj nė Shqipėri, por edhe nėse ju e pėrballoni nuk do tė gjeni kollaj dhe shpejt shpi me qira, sepse do tė prezantoheni me nofkėn e tė huajit dhe tė pa njohurit.
    Mos u largoni nga Shqipėria, sepse kėtu nė Evropė jo vetėm qė rrezikoni tė mos pėrfundoni ėndrrėn universitare pėr tė cilėn keni ardhur, por rrezikoni tė pėrfundoni nė rrugė pa shtėpi, pa punė, pa dokumente dhe me pa tė ardhmen pėr jetėn tuaja.
    Thirrja pėr tu mos u larguar nga Shqipėria nuk do tė thotė se ju duhet tė dekurajoheni duke mos kryer studimet e larta universitare nė Shqipėri. Pėrkundrazi ju kėshilloj tė jeni kėmbėngulės nė objektivat tuaja studimore, duke mbaruar me rezultate te larta, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė keni garantuar tė ardhmen tuaj individuale si dhe mund tė jepni kontribute tė mėdha kolektive nė tė mirė tė vendit.
    Vetėm nė kėtė formė nuk rrezikoni tė digjni tė ardhmen tuaj, si dhe nuk do tė lejoni qė ambienti i injorancės qė qarkullon nė “sallonet shqiptare” t’iu marrė nėpėr kėmbė dhe t’iu mohoj tė drejtat themelore.

    Botuar sot (10/09/2008) ne gazeten "Ndryshe" , Faqe te dyte.


    _________________
    Arrow STUDENTI I SĖ DREJTĖS & Facebook: Studenti i se Drejtes

      Current date/time is Sun Dec 04, 2016 3:13 am