Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Unė zgjodha Shqipėrinė

    Share

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Unė zgjodha Shqipėrinė

    Post by Webmaster on Sat Sep 20, 2008 2:12 am

    Unė zgjodha Shqipėrinė
    Dr. Alban Daci

    Kisha pothuajse njė vit qė nuk kisha ardhur pranė familjes time dhe qė nuk kisha parė vendin time. Pas njė viti tė lodhshėm me impenjime profesionale dhe studimore, mė nė fund me mezi po prisja qė tė vinte momenti i pėrgatitjes sė valixhes sė udhėtimit pėr tu nisur drejt vendit tim tė dashur, ku mė priste familja ime e shtrenjtė.

    Tė gjitha gjėrat e domosdoshme pėr udhėtimin i kisha bėrė gati dhe mė mbetej tė interesohesha vetėm pėr biletat e udhėtimit. Nė fillim u futa nė internet pėr tė parė pėr bileta avioni, sepse udhėtimi ėshtė mė komod nė kushte dhe mė i shkurtėr nė kohė. Mė kishin thėnė se edhe nė Shqipėri kishte linja ajrore me kosto tė ulėt dhe mendova sė nuk do tė kushtoj shumė duke menduar se edhe distanca e fluturimit nga vendi ku qėndroj unė deri nė Tiranė nuk ėshtė e madhe. E vėrteta ishte krejtėsisht ndryshe, sepse kostoja minimale e njė bilete vajtje e ardhje ishte jo mė pak se 400 euro. Kjo shifėr mendoj se ėshtė njė ēmenduri e vėrtetė, sepse 450 dollar kushton bileta nga njė vend evropian deri nė New York tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Po tashmė mund tė themi se ēudirat pėr ne Shqiptarėt dhe sidomos pėr ne emigrantėt janė bėrė aq tė zakonshme sa nuk na bėjnė mė pėrshtypje dhe nuk na ngjallin asnjė emocion qoftė reagues apo shqetėsues.

    Shifra stratosferike e linjės me “kosto tė ulėt” nuk mund tė ndalonte mallin dhe dashurinė time pėr tu kthyer nė vendin tim dhe pranė familjes time tė dashur. Malli i zjarrtė pėr tė afėrmit me jepte forcėn dhe dėshirėn qė tė kthehesha qoftė edhe nė kėmbė duke ecur me ditė tė tėra si njė maratonomak qė nuk sjell lajm nga beteja e njė lufte, por dashuri, lot dhe emocione tė forta njerėzore pėr tu takuar me njerėzit e mi tė shtrenjtė. Prandaj, e lash opsionin e udhėtimit komod me avion dhe u interesova pėr biletat e trenit dhe tė tragetit. Udhėtimi me tren ėshtė tepėr i lodhshėm dhe stresues, sepse zgjat mė shumė se 24 orė qė nga momenti i nisjes.

    Unė, me ju thėnė tė drejtėn e kam bėrė shumė herė kėtė udhėtimi edhe pse kam qenė i vetėdijshėm pėr rraskapitjen fizike qė tė shkakton, por kėnaqėsia bashkė me emocionin e kthimit mė kanė bėrė qė asnjėherė tė mos e ndjej lodhjen e vėrtetė, sepse gjithmonė kam menduar se pas kėtij udhėtimi do tė pėrfaqėsoj fort dhe me dashuri nėnėn, babin dhe vėllezėrit e mi qė kisha pothuajse njė vit qė nuk i kisha parė edhe pėrse gjithmonė i kisha menduar nė mendimet e mia ditore.

    Preva biletėn e trenit me tė cilėn do tė udhėtova gjithė natėn dhe nė tė gdhirė tė agimit arrita nė portin e Barit, ku menjėherė u interesova pėr bileta trageti si dhe nėse kishte ndonjė traget qė nisej nė mesdite. Pasi u interesova nė sportelin e biletave mora veshtė se vetėm nė mesnatė niseshin tragetet. Kėshtu qė mė duhej ta kaloja gjithė ditėn nė ambientet e portit duke pritur.

    Ambientet e portit ishin si gjithmonė tė mbushura plot me emigrant shqiptar qė kthehen nė vendin e tyre, Shqipėrinė. Mjaftonte vetėm njė vėshtrim i rastėsishėm pėr tė kuptuar botėn e emigracionit shqiptarė, ku vuajtjet e trashėguara nga vendi amė si dhe ato tė vendit pritės, krijojnė botėn e dėshpėrimit, tė mėrzisė dhe tė lodhjes. Tregues perfekt, ku mund tė vihen re nė heshtje vuajtjet, problemet dhe hallet e tyre, janė fytyrat e tyre tė zymta tė lodhura dhe vuajtura, tė cilat kanė qenė gjithmonė nė betejė tė ashpėr dhe tė hapur me jetėn dhe vdekjen, me shpresėn dhe dėshpėrimin.

    Sa herė qė vij nė kėtė ambient i bėj pyetje vetės time dhe sa kohė do tė vazhdojnė tė mbushen kėto ambiente me emigrantėt shqiptarė? Kur do tė vij ai moment, ku dhe shqiptarėt tė lėvizin kryesisht pėr turizėm dhe jo tė vazhdojnė tė emigrojnė?

    Mes shumė fenomene tė tjerave qė vura re tek holli i pritjes nė port, do ju tregoj vetėm njė histori tė vogėl, pėr tė cilėn isha dėshmitar. Njė emigrant shqiptar, i cili ishte rreth tė dyzetave merr nė telefon pothuajse tė gjithė tė afėrmit e tij, sepse e kishte prerė biletėn e tragetit me dhomė.

    Nga kjo histori mund tė nxjerrim shumė pėrfundime tė aspektit historik, ekonomik, politik qė kanė pasur njė ndikim tė fortė nė jetėn e pėrditshme tė shqiptarėve, por njė gjė ėshtė e sigurt se: jeta e kėtij emigranti si dhe e shumė tė tjerėve si ai ka qenė e pamėshirshme dhe shumė e vėshtirė. Pėr njė qytetar evropian tė marrėsh njė biletė trageti me dhomė nuk pėrbėn njė fenomen tė rrallė dhe tė panjohur, por ėshtė diēka e zakonte dhe natyrshme.

    Duke menduar dhe shikuar fenomene tė tilla me syrin e keqardhjes nuk e kisha vėnė re se kishte ardhur ora e imbarkimit pėr nė traget. Marr valixhen dhe zbres poshtė nė kat parė. Ē’tė shikoja njė radhė tė gjatė dhe tė pafundme njerėzish qė prisnin tė kalonin dokumentet dhe ēantat pėr tu imbarkuar nė anije.

    Unė, zura radhėn diku andej nga fundi dhe po prisja bashkė me tė tjerėt pėr tu prezantuar nė zyrat e kontrollit tė dokumenteve. Gjatė kohės qė po prisja nė radhė dėgjoj dikė qė ishte para meje qė po thoshte se ne shqiptarėve po na kalon jeta nė radhė.

    Nga eksperienca ime personale qė kam do tė thoja qė jo vetėm se ėshtė e vėrtetė dėshmia qė bėri ai, por qė dėshmon gjendjen e dėshpėrimit qė pėrjeton njė emigrant shqiptar nė ēdo hap tė jetės sė pėrditshme.

    Megjithatė pas pak kohėsh mė nė fund arrita tė hyj dhe tė ngjitem nė anije dhe tė ulem nė kolltukun tim qė kisha pronotuar. Aty menjėherė pa e kuptuar nga lodhja mė kishte zėnė menjėherė gjumi. Kėshtu qė gjithėn natėn e kisha bėrė njė gjumė tė rėndė dhe tė vėshtirė nė kolltuk. Nga ora tetė e mėngjesit arrijmė nė portin e Durrėsit. Mė nė fund trageti ynė hyn nė port dhe hapen dyert qė tė zbresin pasagjerėt. Marr valixhen time dhe me njė emocion tė fortė zbres shkallėt e tragetit pėr zbritur. Aq shumė mė kishte marrė malli nga koha e qėndrimit larg saqė mezi prisja tė vendosja kėmbėt nė tokėn e vendit tim.

    Pasi dal nga trageti dhe nisem drejt zyrave tė kontrollit dhe vulosjes sė dokumenteve duke tėrhequr ēantėn mes pluhurit, zhavorrit dhe rrugės me gropa. Vura re se: ēantės i kishte rėnė njėra rrotė. Nuk i kishte fajet ēanta, por rruga e shkatėrruar brenda dhe jashtė ambienteve tė portit.

    Ky ėshtė tregimi im mbi udhėtimin e kthimit tim nė Shqipėri, ku mė nė fund falė vendosmėrisė time arrita tė sfidoj rraskapitjen fizike mė dėshirėn dhe dashurinė e madhe pėr tė qenė pranė familjarėve tė mi tė dashur dhe vendit tim, ku kalova njė periudhė tė rėndėsishme dhe tė shtrenjtė tė jetės time, atė tė fėmijėrisė dhe adoleshencės.

    Ditėn e parė tė qėndrimit nė Shqipėri e kalova nė ambientin tim familjar, sepse e kisha tė nevojshme dhe tė domosdoshme pėr tė nxjerrė mallin qė kisha njė vit qė po e grumbulloja nė monadėn e shpirtit tim.

    Ndėrsa dytėn e dytė, tė tretė dhe kėshtu me radhė po i kaloj duke pushuar, dalė me miq dhe shok nė Tiranė, duke lėnė gjurmėt e mia nė rrugėt me pluhur nė Laprakės, nė autobusėt me ajėr tė pa kondisionuar, duke ndjekur politikėn erotike dhe degjeneruese te parlamentarizmit shqiptar si dhe duke dėgjuar nėpėr kafe shumė tė rinj qė akoma sot pėr fat tė keq kanė argument parėsorė se: nė Shqipėri nuk jetohet, se kėtu nuk kemi asgjė, se varfėria dhe papunėsia janė ēdo ditė tė pranishme nė aktivitet tona ditore.

    Pra, ajo qė unė vura re ishte se: ambienti shoqėror i jetės sė pėrditshme kėtu nė Shqipėri nuk kishte ndryshuar, por kishte mbetur i njėjtė, sepse shumė bashkėmoshatar tė mi i bėnin vetės sė tyre tė njėjtat pyetje qė unė i kisha bėrė vetes time para se tė largohesha dhe tė merrja rrugėn e jabanxhiut tė largėt, tė pėrmalluar qoftė edhe pėr njė grusht dheu tė vendit tim.

    Unė, edhe pse gjeta kėtė realitet aspak tė kėndshėm dhe tė bukur, nuk jam i pishmanit qė zgjodha Shqipėrinė time pėr tė kaluar pushimet e stinės sė verės, sepse kėtu kam njerėzit e mi tė dashur, se ky ėshtė vendi im i shtrenjtė ku unė u linda, u rrita dhe mora hapat e para tė arsimimit tim.


    _________________
    Arrow STUDENTI I SĖ DREJTĖS & Facebook: Studenti i se Drejtes

      Current date/time is Sun Dec 04, 2016 3:13 am