Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    STATUTI I SHOQATĖS "GJENERATA E RE SHQIPTARE" (GJRSH)

    Share
    avatar
    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    STATUTI I SHOQATĖS "GJENERATA E RE SHQIPTARE" (GJRSH)

    Post by Webmaster on Thu Jul 03, 2008 4:56 am

    STATUTI I SHOQATĖS "GJENERATA E RE SHQIPTARE" (GJRSH)
    IL STATUTO DELLA ASSOCIAZIONE "LA NUOVA GENERAZIONE ALBANESE" (NGA)

    PREAMBUL


    Duke vlerėsuar rolin dhe kontributin e madh tė organizatės "Gjenerata e Re Shqiptare" tė themeluar nė New York tė Shteve tė Bashkuara tė Amerikės nė shatorin e vitit 2002 dhe degėve tė saja nė vendet e tjera tė botės.

    Duke theksuar dhe besuar nė rolin dhe kontributin e Kombit Shqiptar nė qytetėrimin botėror.

    Me besim tė plotė nė vlerat universale tė tė drejtave tė njeriut, demokracisė, paqes dhe marrėdhėnieve miqėsore ndėrmjet kombeve.

    Me qėllim bashkėrėndimin dhe mirėfunksionimin e veprimtarisė sė GJRSH

    Grupi themelues vendosi tė miratoj kėtė statut:


    DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME

    Neni 1
    "Gjenerata e Re Shqiptare" nė Itali, nė vijim "GJRSH" ėshtė njė organizatė jo-qeveritare, jo-fitimprurėse, e pavarur, e cila do tė funksionoj nė mėnyrė automone dhe si degė e barabartė me degėt e tjera nė mbarė botėn.

    Neni 2
    Gjenerata e Re Shqiptare ka inicialet e veta qė janė "GJRSH" nė gjuhėn shqipe dhe inicialet "NGA" nė gjuhėn italiane, vulėn qė pėrmban tekstin nė vijim nė formė rrethore nė gjuhėn shqipe "Gjenerata e Re Shqiptare" dhe nė gjuhėn Italiane "La Nuova Generazione Albanese" dhe nė qendėr tė vulės shkruhet shkurtimi "NGA -ITALY", si dhe stemėn e pėrgjithshme tė GJRSH.


    Neni 3
    Qėllimi

    GJRSH ka si qėlim:
    1. Nxitjen e unitetin dhe krijimin e nje rrjeti dobiprures ndėrmjet Shqiptarėve anembanė botės.
    2. Vendosjen e lidhjeve tė ngushta ndėrmjet shoqatave shqiptare nė Shqipėri, Kosovė, Ish Republikes Jugosllave te Maqedonise, Malit tė Zi , Shteteve te Bashkuara tė Amerikes, dhe te gjitha degėt e tjera tė Gjeneratės sė Re Shqiptare nė botė.
    3. Pėrkrahjen e institucionalizimin tė demokracisė, stabilitetit dhe paqes nė tė gjitha zonat e populluara nga Shqiptarėt
    4. Ruatjen e gjuhės, historisė dhe kulturės shqiptare, si dhe nxitjen tek shqiptarėt tė dashurisė pėr atdheun.
    5. Mbajtjen e lidhjeve tė ngushta me tė gjitha organizatat shqiptare nė nivel kombėtar dhe ndėrkombetar.
    6. Mbrojtjen dhe nxitjen e interesit kombetar shqiptar sipas parimeve tė demokracisė.
    7. Vėnjen nė dukje tė vlerave tė arsimimit tė lartė dhe pėrkrahjen e pėrparimit tė rinisė shqiptare.
    8. Tė ndihmojė nė integrimin e shqiptarėve nė shoqėritė ku ato jetojnė.

    Neni 4

    1. GJRSH ka selinė e vetė qėndrore, qė ndodhet nė qytetin e Genovės nė Itali.
    2. GJRSH ka nėndegėt e saj tė organizuara nė bazė qyteti nė tė gjithė Italinė;

    a. nėndegėt e GJRSH hapen me miratimin e Kryesisė sė degės qėndrore, me nismėn e kėsaj tė fundit ose mė kėrkesėn e anėtareve tė GJRSH.
    b. nėndegėt e GJRSH veprojnė duke zbatuar dispozitat e kėtij statuti dhe tė legjislacionit italian nė fuqi.
    c. nėndegėt ushtrojnė veprimtarinė nė zbatim tė udhėzimeve dhe detyrave tė pėrcaktuara nga dega qėndrore.

    Neni 5
    1. GJRSH financohet nga kuotizacionet e anėtarėve tė saj,dhuratat, sponsorizimet qė jepen nga subjekte kombėtar apo ndėrkombėtar si dhe nga tė gjitha mėnyrat e tjera tė ligjshme.

    2. GJRSH nuk pranon dhurata apo sponsorizime nga persona fizik apo juridik, kombėtarė apo ndėrkombėtare, qė nuk respektojnė tė drejtat dhe liritė e njeriut si dhe dėmtojnė interesat kombėtare shqiptare nė tė gjithė botėn.


    Neni 6
    1. GJRSH ka 3 lloj kuotizacionesh pėr tre kategoritė e anėtarėve qė pėrcaktohen nga neni 10 pika a,b,c.

    a) Kuotizacioni pėr anėtarėt me tė drejtat tė plota ėshtė 10 EURO pėr ēdo vit kalendarik.
    b) Kuotizacioni pėr anėtarėt shokė ėshtė 6 EURO pėr ēdo vit kalendarik.
    c) Kuotizacioni pėr anėtarėt e nderit ėshtė 6 EURO pėr ēdo vit kalendarik.

    2. Shuma e kuotizacionit i paguhet financierit nė fund tė ēdo muaj kalendarik ose e gjithė shuma pėrnjėherėsh nė fillim viti apo periudhė tjetėr.

    Neni 7
    GJRSH ushtron veprimtarinė e saj nė tė gjithė territorin e Republikės sė Italisė dhe jashtė saj nė respektim tė plotė tė legjislacioneve kombėtare tė vendeve pėrkatėse dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare.

    Neni 8
    GJRSH e ushtron veprimtarinė e saj pėr njė periudhė kohore tė pa pėrcaktuar.


    KREU II

    ANĖTARĖSIA NĖ GJRSH

    Neni 9
    1. Pranimi i anėtarėve tė rinj, qė pėrmbushin kushtet e nevojshme mund tė lejohet nė ēdo kohė.
    2. E drejta e dorėheqjes ėshtė e garantuar, por me kusht qė tė jetė paraqitur sė paku 1-njė muaj para dhėnies sė dorėheqjes.

    Neni 10
    Nė GJRSH ka 3 (tre) lloje anėtarėsish:
    a. Antarė me tė drejta tė plota.
    b. Antarė shok.
    c. Anėtarė nderi.


    Neni 11
    Anėtarė me tė drejta tė plota mund tė jetė ēdo person fizik qė ka zotėsi tė plotė pėr tė vepruar.

    Neni 12
    Anėtarė shokė mund tė jetė ēdo person qė ka zotėsi tė plotė pėr tė vepruar, qė respekton statutin e GJRSH dhe qė ndihmon nė realizimin e qėllimeve dhe aspiratave tė GJRSH.

    Neni 13
    Anėtarė nderi mund tė jetė ēdo pėrson fizik apo juridik qė ka ndihmuar nė realizimin e qėllimeve dhe aspiratave tė GJRSH dhe ato shqiptare nė veēanti.

    Neni 14
    1. Anėtarėsia nė GJRSH qė pėrcaktohet ne nenin 11 dhe 11 pėrfitohet nga ana e subjektit kėrkues me vendim tė Kryesisė sė GJRSH pas njė kėrkese me shkrim drejtuar kėsaj tė fundit nga vetė subjekti kėrkues.
    2. Anėtarėsia nė GJRSH qė pėrcaktohet nga neni 13 jepet me vendim tė Kryesisė pas marrjes sė vendimit paraprak tė personit qė do ti jepet kjo anėtarėsi.


    Neni 15
    1. Anėtarėt e GJRSH mund tė prejashtohen vetėm kur kanė shkelur statutin e GJRSH.
    2. Vendimi pėr prejashtim ose pranimin merret nga kryesia e GJRSH me njė shumicė prej 4/5 tė anėtarėve tė pranishėm nė mbledhje.
    3. Ky vendim mund tė kundėrshtohet nė mbledhjen e Kuvendit i cili vendos me shumicėn e votave tė delegateve tė pranishėm, si dhe nė gjykatat e vendit ku GJRSH ka selinė qėndrore apo degė.

    Neni 16
    Anėtarėsia nė GJRSH nuk mund tė trazhgohet apo tė cedohet nė asnjė lloj mėnyrė.

    Neni 17
    1. Anėtarėt qė kanė dhėnė dorėheqjen ose qė janė prejashtuar nga GJRSH, nuk kanė tė drejtė nė kapitalin apo pasurinė themelore tė GJRSH.
    2. Anėtarėt e pikės 1 tė po kėtij neni kanė detyrėn tė derdhin kuotat pėr kohėn gjatė sė cilės kanė bėrė pjesė nė GJRSH.


    KREU III

    TĖ DREJTAT DHE DETYRAT E ANĖTARVE ME TĖ DREJTA TĖ PLOTA NĖ GJRSH


    Neni 18
    Tė drejtat e anėtarėve tė GJRSH janė:

    1. Ēdo anėtarė me tė drejta tė plota i GJRSH ka tė drejtė qė tė zgjedhė dhe tė zgjidhet nė tė gjitha organet dhe forumet drejtuese tė GJRSH.
    2. Kanė tė drejtė tė marrin pjesė nė mbledhjet e kryesisė dhe tė organeve drejtuese pėrveēse kur nuk ėshtė e mundur pėr arsye objektive, por nė ēdo rast organi pėrkatės ėshtė i detyruar tė japė shpjegimet pėrkatėse.
    1. Kanė tė drejtė tė angazhohen nė veprimtaritė dhe aktivitetet qė merr pjesė apo organizon GJRSH.
    2. Kanė tė drejtė tė shprehin lirisht mendimet e tyre pėr probleme tė caktuara.
    3. Kanė tė drejtė ti drejtohen kryesisė, me vėretje me shkrim pėr probleme tė caktuara.
    4. Njė e treta 1/3 e tė gjithė anėtarėve tė GJRSH ka tė drejtė tė thėrrasė mbledhjen e Kuvendit tė Parakoshėm tė GJRSH.
    5. Ti drejtohet gjykatės sė vendit ku GJRSH ka selinė qėndrore apo degė pėr probleme qė ai mendon qė janė nė kundėrshtim me statuti e GJRSH.


    Neni 19
    Detyrat e anėtarėve tė GJRSH janė:

    1. Ēdo anėtarė i GJRSH ka pėr detyrė qė tė respektoj statutin dhe organet drejtuese tė GJRSH
    2. Tė paguaj rregullisht kuotizacionet pėrkatėse nė bazė tė statusit qė gėzon.
    3. Tė realizoj detyrat e marra pėrsipėr.
    4. Tė respektoj vijėn zyrtare tė GJRSH deri nė njė vendim tė ri tė organeve pėrkatėse.
    5. Tė kontrinbuoj nė realizimin e qėllimeve dhe aspiratave tė GJRSH tė mėshiruara nė aktin e themelimit si dhe nė vendimet e organeve drejtuese tė GJRSH.
    6. Tė ndihmojė nė zgjerimin e veprimtarive dhe territorit verpues tė GJRSH.
    7. Tė mbrojė dhe promovoj qėllimet e GJRSH si dhe tė interesave mbarėkombėtare shiptare.
    8. Tė mos shprehen publikisht nė emėr tė GJRSH pa autorizim tė Kryesisė.


    KREU IV

    ORGANET DREJTUESE TĖ GJRSH DHE KOMPETENCAT E TYRE.

    Neni 20
    Organet drejtuese tė GJRSH kanė tė drejtė dhe detyrė qė tė kujdesen pėr interesat e GJRSH, ti mbrojnė ato, si dhe tė pėrfaqėsojnė GJRSH sipas kompetencave qė u janė dhėnė nga Statuti i GJRSH.


    Kuvendi
    Neni 21
    Organi mė i lartė i GJRSH ėshtė Kuvendi i cili pėrbėhet nga delegatė tė zgjedhur nė mėnyrė individuale nga nėndegėt e GJRSH.

    Modalitet e zgjedhjes dhe numrit tė delegatėve pėr ēdo nėndegė rregullohen me rregullore tė veēantė.

    Neni 22
    Kuvendi ka kėto kompetenca:

    1.Tė zgjedhė Kryesinė e GJRSH, pas mbarimit tė mandatit, dorėheqjes apo prejashtimit tė tyre nė bazė tė propozimeve pėrkatės.
    2.Tė pėrcaktoj objektivat dhe strategjinė e GJRSH deri nė mbledhjen e ardhshme.
    3.Tė miratoj dhe tė kontrolloj shpenzimet finaciare qė kryhen nga organet drejtuese tė GJRSH.
    4. Miraton statutin dhe ndryshimet nė statut.
    5.Ēdo kompetencė tjetėr qė me statut nuk i ėshtė lėnė ndonjė organi tjetėr.


    Neni 23
    1. Kuvendi mblidhet njė here nė 1 vjet.
    2. Mledhja e Kuvendit thirret nga kryesia e GJRSH dhe punimet hapen nga delegati mė i moshuar.
    3. Kuvendi mund tė mblidhet nė punime tė jashtėzakonshme kur:
    a) Ėshtė e nevojshme pėrshkak tė zhvillimeve tė rėndėsishme ndėrkombėtare apo kombėtare qė lidhen me interesat dhe aspiratat e Kombit Shqiptar.
    b) Kur e kėrkon 1/3 e anėtarėve mė tė drejta tė plota tė GJRSH.
    c) Nė ēdo situat tjetėr qė ēmohet me rėndėsi tė veēantė shkencore apo kombėtare.


    Kryesia e GJRSH

    Neni 24
    1. Anėtarėt e kryesisė zgjidhen nga pėr njė mandat 3 vjeēar me tė drejtė rizgjedhje nga Kuvendi nė bazė tė propozimeve tė bėra nga e pakta 15 delegatė.
    2. Kryesia nga anėtarėt e saj me propozim tė Kryetarit zgjedh 1 nėnkryetarė.
    3. Kryesia pėrbėhet nga 11 anėtarė.
    4. Kryesia e GJRSH ėshtė organ ekzekutiv.
    5. Kryesia organizohet nė grupe pune qė i vetėzgjedh, kryetarėt e tė cilėve propozohen nga Kryetari.
    6. Kryetari ėshtė edhe anėtarė i Kryesisė.


    Neni 25
    1. GJRSH pėrfaqėsohet nga Kryetari, anėtarėt e tjerė tė Kryesisė sė GJRSH marrin pjesė nė pėrfaqėsimin e GJRSH, kur GJRSH pėrfaqėsohet me mė shumė se njė pėrfaqėsues.
    2. Nė mungesė tė kryetarit, GJRSH pėrfaqėsohet nga nėnkryetari tė cilit i delegon kompetencat me shkrim.

    Neni 26
    1. Kryesia e GJRSH mblidhet njė herė nė tre muaj.
    2. Mbledhjen e thėrret Kryetari i GJRSH.
    3. Nė qoftė se mbledhja nuk thirret pėr njė radhė nga Kryetari, Kryesia vetėmblidhet pas 10 ditėve kalendarike.
    Neni 27
    Kompetencat e Kryesisė sė GJRSH janė:

    1. Thėrret mbledhjen e Kuvendit.


    Neni 28
    1. Mbledhjet e Kryesisė thirren dhe drejtohen nga Kryetari.
    2. Rendi i ditės propozohet nga Sekretari nė bashkėrėndim mė Kryetarin dhe anėtarėt e Kryesisė.
    3. Kryesia i merr vendimet me 2/3 e anėtarėve pėrveēse kur ėshtė pėrcaktuar ndryshe nė statut.
    4. Mbledhjet e Kryesisė mbahen kur janė tė pranishėm tė paktėn 3/4 e anėtarėve tė saj.


    Kryetari i GJRSH

    Neni 29
    1. Kryetari i GJRSH zgjidhet nga Kuvendi i GJRSH pėr njė periudhė kohore 3-tre vjeēare me tė drejtė rizgjedhje.
    2. Kryetar i GJRSH-sė mund tė jetė ēdo anėtarė me tė drejta tė plota qė shpallet fitues nga votimi.
    3. Nė zgjedhjen e Kryetarit duhet tė marrin pjesė tė paktėn 2/3 e numrit tė pėrgjithshėm tė delegatėve te Kuvendit, fitues ėshtė ai qė nė votimin e parė fiton 2/3 e votave tė anėtarėve tė Kuvendit. Nėse nuk arrihet kjo shumicė e cilėsuar atėherė nė votimin e dytė fituesi shpallet me shumicė tė thjesht votash.
    4. Pėr zgjedhjen e Kryetarit duhet tė propozohet mė shume se nje kandidaturė.

    Neni 31
    Kompetencat e Kryetarit tė GJRSH

    Krytari i GJRSH ka kėto kompetenca:

    1. Kryetari ka tė drejtė tė pėrfaqėsoj GJRSH nė marrėdhėnie mė tė tretėt.
    2. Thėrret dhe drejton mbledhjen e kryesisė sė GJRSH .
    3. Kryetari si organi kryesor udhėheq gjithė veprimtarinė e GJRSH.
    4. Mban vulėn e GJRSH.


    Sekretari i GJRSH

    Neni 32
    Sekretarin e GJRSH e propozon Kryetari GJRSH dhe miratohet nga Kuvendi i GJRSH pėr njė mandat 3.5 vjeēar me tė drejtė rizgjedhje.

    Neni 33
    Kompetencat e Sekretarit tė GJRSH

    Sekretari i GJRSH ka kėto kompetenca:
    1. Propozon rendin e ditės pėr mbledhjen e Kryesisė sė bashku me anėtarėt e tjerė.
    2. Mban protokollin.
    3. Mban arkivat e GJRSH.
    4. Bėn punė administrimi.

    Financieri i GJRSH
    Neni 34

    Financieri i GJRSH zgjidhet nga Kryesia e GJRSH ndėrmjet anėtarėve tė saj mė propozim tė kryetarit, pėr njė mandat 3 vjeēar me tė drejtė rizgjedhje.

    Neni 35
    1. Financieri i GJRSH ka drejtė dhe detyrė tė mbajė dhe tė menaxhoj financat e GJRSH.
    2. Pėr ēdo shpenzim apo tė ardhur me vlerė mė shumė se 100 EURO duhet tė vėrė nė dijeni kryesinė .
    3. Pėr ēdo shpenzim ose tė ardhur mbi 100 Euro duhet tė marė firmėn paraprake tė Kryetarit.
    4. Pėr ēdo shpenzim apo tė ardhur duhet tė mbajė procerverbal tė nėnshkruar dhe tė vulosur nga Kryetari.


    KREU V

    PROCEDURAT E PROCEDIMIT NĖ GJRSH

    Neni 36
    1. Nė GJRSH ēdo anėtarė me tė drejta tė plota gėzon tė drejtėn aktive dhe pasive tė votės.
    2. Votat e anėtarėve janė tė barabarta.

    Neni 37
    1. Vendimet nė GJRSH merren me shumicė tė thjeshtė votash pėrveēse kur ėshtė parashikuar ndryshe nė Statut.
    2. Votimi nė GJRSH bėhet i fshehtė duke respektuar parimet demokratike tė votimit.
    3. Procesi i votimit duhet tė zhvillohet nė kushte normale nė mėnyrė qė votuesit tė shprehin vullnetin e vėrtetė tė lirė tė tyre.

    Neni 38

    1. Ēdo dokument apo kontratė qė pėrpilohet nga GJRSH apo qė GJRSH ėshtė palė duhet tė bėhet detyrimisht nė 2-dy kopje.
    2. Njėra nga kėto kopje merret nga Sekretari i cili e depoziton nė arkivat e GJRSH dhe kopja tjetėr pėrdoret sipas nevojave.
    3. Tė gjitha dokumentat nė gjuhė tė huaj duhet tė pėrkthehen dhe nė gjuhėn Shqipe.

    Neni 39

    1. Tė gjitha vendimet e GJRSH mund tė kundėrshtohen brenda 30 tridhjet ditėve nė gjykatėn kompetente.


    KREU VI

    SHPĖRDARJA E GJRSH

    Neni 40
    1. GJRSH shpėrdahet kur ka realizuar qėllimin e krijimit ose kur ky qėllim nuk ėshtė i mundur pėr tu realizuar.
    2. Me vendim tė Kuvendit tė mbledhur posaēėrisht.
    3. Kur ka humbur aftėsinė paguese.
    4. Me vendim tė gjykatės kompetente kur GJRSH i ėshtė larguar qėllimit tė pėrcaktuar nė statut ose kur ajo ka filluar tė kryej veprimtari tė kundraligjshme.
    5. Pas shpėrdarjes sė GJRSH ngrihet Komisioni i Likujdimit i cili proēedon nė bazė tė statutit dhe tė rregullave nė fuqi.


    Neni 41
    Kur vendoset shpėrdarja, GJRSH ērregjistrohet dhe vihet nė likujdim nga Komisioni i Likujdimit.

    Neni 42

    1. Nė rastin e shpėrdarjes tė gjithė anėtarėt e GJRSH pėrgjigjen solidarisht pėr detyrimet e GJRSH, pėrveēse kur pėr ato do tė pėrgjigjen personat pėrgjegjės pėr shkak tė fajėsisė individuale tė tyre.
    2. Nė rastin e shpėrdarjes kur rezulton se GJRSH zotėron pasuri, pasi shlyhen detyrimet qė ajo ka, pjesėn tjetėr ajo e pėrdorė nė funksion tė qėllimit tė krijimit tė saj.



    KREU VII

    DISPOZITA KALIMTARE

    Neni 43
    Ky statut hynė nė fuqi mėnjėherė pas miratimit tė tij nga Kuvendi.

    Neni 44
    Ky statut mund tė ndryshohet me kėrkesėn e 1/3 sė anėtarėve dhe ndryshimet miratohen me 2/3 e delegatėve tė Kuvendit.

    Neni 45
    Kuvendi ngarkon njė komision tė posacėm pėr regjistrimin e GJRSH nė gjykatėn kompetente.

      Current date/time is Tue Jun 27, 2017 8:07 pm