Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Albanianpolitik, njė vizion i ri pėr tė ardhmen

    Share

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Albanianpolitik, njė vizion i ri pėr tė ardhmen

    Post by Webmaster on Mon Jun 30, 2008 2:20 am

    Dr. Alban Daci
    Albanianpolitik, njė vizion i ri pėr tė ardhmen

    Viti 2008, besoj se ka qenė viti mė i rėndėsishėm nė fillimin e kėtij shekulli tė ri pėr shqiptarėt dhe kauzėn e tyre, qė u kurorėzua me pavarėsinė e Kosovės, e cila ēoj nė formė de fakto dhe de jure krijimin dhe njohjen e Republikės sė Kosovės si shtet tė pavarur, sovran, demokratik dhe multietnik. Lindja e Republikės sė Kosovės, bėn qė faktori shqiptar tė jetė jo vetėm mė i rėndėsishmi nė Ballkanin Perėndimorė, por vendimtar nė implementimin e proceseve integruese nė zonėn euro-atlantike pėr gjithė Ballkanin.
    Aktualisht po tė analizojmė nė bazė tė kriterit hapėsinor, faktori shqiptarė ka njė shtrirje tė gjerė dhe njė prezencė tė rėndėsishme nė Republikėn e Maqedonisė, nė Kosovė, nė Mal tė Zi, nė Shqipėri, pa lėnė mėnjanė dhe Diasporėn qė ėshtė e kudo gjendur nėpėr botė, ku nė pjesėn me tė madhe ka arritur integrim tė plotė shoqėror, ekonomik, kulturor dhe akademik.
    Kjo situatė e favorshme pėr shqiptarėt, ka nevojė pėr nisma tė reja efikase dhe tė shpejta nė kuadrin e njė forme tė re politike qė e shikoj tė drejtė ta cilėsoj “albanianpolitik” e konceptuar si rrymė e re e politikės shqiptare, e cila duhet tė ketė nė qendėr tė vėmendjes krijimin dhe raforcimin e marrėdhėnieve diplomatike me Shtetet qė kanė politika dhe interesa tė pėrbashkėta me faktorin shqiptar nė Ballkan.
    Albanianpolitik, nuk duhet tė jetė e organizuar mbi baza partiake, ideologjike dhe nuk duhet patjetėr tė jetė e pėrfaqėsuar nga individ qė politikėn e bėjnė pėr profesion nevoje si tė vetmen mėnyrė pėr tė bėrė karrierė, por nga intelektual, specialist tė fushave tė ndryshme, tė rinj qė besojnė dhe aspirojnė nė njė politikė pro shqiptare e cila mendon se shqiptarėt duhet tė mbrojnė nė mėnyrė legjitime tė drejtat e tyre si nė politikėn e mbrėmshme dhe ne atė tė jashtme, qė besojnė se faktori shqiptarėt ka njė forcė tė madhe tė cilėt mund ta shfrytėzoj pėr tė ēuar pėrpara procesin e integrimit evropian pėr rajonin e Ballkanit, qė mund tė jap njė kontribut tė fortė dhe tė rėndėsishėm nė mbajtjen dhe ruajtėn e paqes nė rajon.
    Nė situatėn aktuale tė krijuar nė Ballkan mendoj se shqiptarėt duhet tė ndėrmarrin disa hapa tė rėndėsishėm pėr sa u pėrket marrėdhėnieve ndėr veti, sepse premisat e reja mendoj se nė tė ardhmen nuk do tė jenė vetėm pozitive, por ndoshta herė-herė edhe negative, nėse nuk veprohet qė tani nė krijimin e njė baze tė shėndoshė pėr tė ardhmen e pėrbashkėt dhe tė pa ndarė.
    Pavarėsia e Kosovės, ishte me tė vėrtetė njė fitore e merituar pėr faktorin shqiptar, por nėse e studiojmė me gjakftohtėsi ecurinė e saj drejt krijimit tė Shtetit tė ri bashkė me komponentėt e tij formues. Mund tė shprehemi se kjo mund tė ēoj nė tė ardhmen nė krijimin e njė “kombi tė ri” (Kombi Kosovarė) qė do tė mohonte nė simbole kombėtare, nė histori, traditė dhe kulturė identitetin e tij tė vėrtet shqiptarė.
    Kjo mendoj se mund tė ndodh nė tė ardhmen nga dy faktor.
    1. Liderėt aktual tė Kosovės kanė qenė ish luftėtar nė luftėn e fundit pėr Liri, dhe duan tė krijojnė mitet e tyre duke e konceptuar Kosovėn si njė realitet tė ri qė e krijuan ata dhe qė ju pėrket vetėm atyre.
    2. faktori ndėrkombėtar qė ka rol tė drejtpėrdrejtė ne ēėshtjet e brendshme tė Kosovės nuk lejon dhe dėshiron identifikimin e shtetit tė ri formues vetėm me vlerat e identitetit kombėtar shqiptar nga frika e ndonjė konflikti tė ri jo vetėm nė Ballkan por edhe mė gjerė.
    Pėr tė mos gjetur kėto situata praktikė nė tė ardhmen e parashikuar, mendoj se shqiptarėt duhet tė ndėrmarrin njė seri nismash bashkėpunuese ndėr veti nė fusha tė ndryshme tė cilat nė finalitet nuk duhet tė jenė kundėr rrymės sė integrimit euro-atlantik, por pjesė integrale e tij.
    Kėto nisma besoj se duhet tė merren nga albanianpolitik, e cila duhet tė veproj nėpėrmjet agjencive tė ndryshme, tė cilat mund tė jenė nė formėn institucionale, ose mund tė jenė tė organizuara nė lobingje apo grupe presioni pėr tė arritur objektivat e dėshiruara.
    Aktualisht mendoj se bashkėpunimi mė i qartė ndėrinstitucional brenda faktorit shqiptar, mund tė bėhet mes Kosovės dhe Shqipėrisė, sepse kemi tė bėjmė me dy shtete sovrane qė kanė maxhorancė shqiptare nė pėrbėrjen e popullsisė. Duhet tė bėjmė tė qartė se mes Shqipėrisė dhe Kosovės kemi marrėdhėnie ndėrshtetėrore dhe kombėtare dhe jo ndėrkombėtare, sepse realisht kemi tė bėjmė me dy shtete, por me njė komb tė pėrbashkėt.
    Ky bashkėpunim duhet tė mbėshtetet ne disa shtylla kryesore si:
    1. Ekonomike
    a) tė krijohet njė zonė e pėrbashkėt ekonomike, ku tė ketė njė tarifė tė pėrbashkėt doganore, e cila duhet tė aplikohet sipas modelit evropian, ku tė mirat e dy vendeve mund tė qarkullojnė pa pengesa dhe qė qeveritė e dy vendeve zotohen se do tė eliminojnė ēdo lloj pengese
    b) tė fillojnė tentativat pėr realizmin e njė politike tė pėrbashkėt nė agrikulturė, e cila duhet tė jetė sipas parametrave evropian, ku tė vendosen ēmime tė pėrbashkėt pėr prodhimet elementare.
    c) tė sanksionohet lėvizja e lirė e shėrbimeve, njerėzve dhe e mallrave, duke krijuar njė zonė tė lirė tregtie. Nisma e krijimit tė kėsaj zone duhet tė jenė Shqipėria dhe Kosova, por qė tė ketė klauzola qė lėnė tė hapur pjesėmarrjen dhe pėr vendet e tjera tė Ballkanit Perėndimorė. Pėrsa i pėrket lėvizjes sė lirė duhet tė bėhet njė marrėveshje e shkruar pėr heqjen e pengesave tė kontrollove kufitare. Kjo mund tė vlej si njė provė pėr tė anėtarėsuar nė ardhmen me drejtat tė plota nė Traktatin Schengen.
    2. Politike
    a) Tė krijohen organizma ndėr institucionale si “Kėshilli Kombėtar pėr Integrim” i cili duhet tė pėrfaqėsohet nga nivelet me tė larta drejtuese tė dy vendeve si dhe nė nivel specialistėsh qė duhet tė mblidhet nė ēdo katėr muaj nė vit, ku tė diskutohen implementimet e politikave tė pėrbashkėta pėr njė integrim tė pėrbashkėt dhe uniformė nė Bashkimin Evropian. Selia e kėtij kėshilli mendoj se duhet tė jenė Prishtina dhe Tirana. Ky kėshill do tė bėnte qė faktori shqiptar tė ketė politika tė pėrbashkėta pėr ēėshtjet e pėrbashkėta nė Ballkan.
    b) Krijimi i njė Politike tė jashtme tė pėrbashkėt (PJP) qė duhet tė pėrfaqėsohet nga nivelet e larta drejtuese tė dy vendeve dhe tė ketė objektiva parėsore implementimin e reforma pėr integrim tė shpejtė nė zonėn euro-atlantike, tė jap kontribut dhe garanci pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon si dhe tė mbroj interesat e faktorit shqiptarė nė botė nė sintoni mė politikat e aleatėve tė deklaruar.
    3. Kulturor
    a) krijimi i njė “Komisioni kulturor” tė pėrbashkėt, qė do tė diskutoj ēėshtjet e bashkėpunimit tė pėrbashkėt nė fushėn e kulturės, nė mėnyrė qė tė mos krijohen distanca mė rryma tė ndryshme dhe tė largėta. Njė rol tė rėndėsishėm mund tė luaj instituti i Albanologji duke operuar nė tė gjitha nivelet e arsimimit.
    b) Krijimi i njė “Komisioni Gjuhėsie” qė duhet tė analizoj problemet dhe sfidat me tė cilat pėrballet aktualisht gjuha shqipe si nė aspektin drejtshkrimor, gramatikor si dhe nga huazimet e shumta qė po e mbysin. Ky komision besoj se duhet tė pėrbėhet nga niveli mė i lartė i akademikėve tė gjuhėsisė dhe duhet tė mblidhet njėherė nė gjashtė muaj. Gjuha shqipe duhet tė evoluoj bashkė me proceset e tjera. Kongresit i fundit i gjuhės shqipe pa komentuar rrethanat nė tė cilat ėshtė zhvilluar, ėshtė bėrė shumė kohė mė parė, kurse proceset e tjera jetėsore kanė ndryshuar me hapa tė mėdhaja. Kjo ka bėrė qė gjuha shqipe tė pėrballet me sfidėn kohė dhe hapėsirė, sepse shtrirja e pėrdorimit tė saj falė ndryshimeve qė kanė ndodhur nė rajon ėshtė rritur, duke bėrė qė tė mos ketė njė harmonizim tė plotė dhe uniformė pėrdorimi si dhe mos koherencė me proceset e tjera si globalizimin. Prandaj, e shikoj tė drejtė tė punohet dhe tė bėhen rishqyrtime qė gjuha shqipe tė jetė si koherente dhe uniforme nė tė gjitha zonat shqipfolėse .

    Albanianpolitik mendoj se ėshtė shumė e domosdoshme tė operoj dhe brenda nė Shqipėri, ku me aksionet e saja efikase, demokratike dhe kombėtare mund t’iu jap pėrgjigje modeleve mesjetare tė pėrfaqėsuara dhe ideuara nga sharlatan tė servilosur qė me aksionet e tyre ksenefobike pėrpiqen tė cenojnė integritetin tonė territorial dhe kombėtar.
    Nė kėtė arenė tė gjerė qė po analizojmė, nuk duhet tė harrojmė as Diasporėn tonė, e cila ėshtė pjesė integrale shpirtėrore dhe fizike e botės shqiptare. Diaspora shqiptare gjithmonė ka luajtur njė rol tė fortė dhe tė rėndėsishme nė arenėn ndėrkombėtare pėr tė pėrfaqėsuar imazhin shqiptar denjėsisht, pėr mbrojtur interesat politike kombėtare tė faktorit shqiptar si dhe pa harruar rolin mė kryesor atė ekonomik, ku fal kontributeve tė derdhura nga emigrantėt, Shqipėria ka ecur pėrpara nė reforma ekonomike, duke zbutur varfėrinė dhe ndezur shpresėn e mirėqenies nė familjet shqiptare.
    Disa forma organizuese politike tė sapo krijuar qė nuk mund tė kenė njė emėrtim tė saktė organizues dhe njė klasifikim po tė saktė dallues mė nė fund janė kujtuar se Diaspora shqiptare nuk ka vetėm detyrime por edhe te drejta. Pra, kėto forma organizues po mundohen tė ndėrmarrin fushata pėr tė drejtėn legjitime tė votimit tė emigrantėve. Kjo iniciativė si sipas analizės time ėshtė vetėm njė hap i dėshtuar politik nė interes tė njė pakice nė dėshira dhe interesa qė nuk parashikon dhe pėrfshin interesat e Diasporės pėr disa arsye:
    1) Sipas sė drejtės kushtetuese nuk ekziston vetėm e drejta tė zgjedhėsh por edhe tė zgjidhesh, jo vetėm tė jesh i pėrfaqėsuar por edhe tė pėrfaqėsosh, jo vetėm tė jesh aktor por edhe autor nė vendimmarrje. Prandaj, unė mendoj se nėse duhet tė flasim pėr kėtė argument duhet tė mendojnė se Diaspora nuk duhet jo vetėm tė votoj por edhe tė votohet, qė do tė thotė tė ketė pėrfaqėsuesit e saj vendimmarrje.
    2) Aktorėt aktual qė kanė marrė kėtė iniciativė nuk kanė akoma kredibilitet dhe elektorat tė garantuar. Prandaj, mendojnė se duke ardhur nga perėndimi, ku kanė pasur historira tė shkurta studimore apo ku ta di unė, mund tė sigurojnė votat e mjaftueshme nga emigrantėt sa pėr tė pasur njė karrige politike.

    Siē e kam cilėsuar nė njė artikull timin tė botuar nė 2005 nė shtypin shqiptar se: emigrantėt e kanė tė garantuar me kushtetutė tė drejtėn qė tė zgjedhin dhe tė zgjidhen, pra qė tė votojnė dhe tė jenė tė votuar. Historia njerėzorė gjithmonė na ka treguar se tė drejtat fitohen dhe nuk dhurohen.
    Prandaj, mendoj se Diaspora mund ta bėj realitet kėtė drejtė duke u bėrė pjesė e rrymės albanianpolitik dhe duke pėrdorur mjetet demokratike dhe legjitime. E drejta e votės sė emigrantėve duhet shikohet si njė e drejtė kushtetuese, si njė domosdoshmėri pėr demokracinė e vendit tonė dhe jo si akt qė mund tė pėrdoret pėr tė pėrmbushur aspiratat personale politike tė njerėzve qė mendoj patjetėr tė bėjnė karrierė dhe qė politikėn e ushtrojnė pėr profesionin.
    Albanianpoltik, duhet tė jetė njė rrymė e politikės shqiptarė qė nuk bazohet nė bindje partiake, por kombėtar, me njerėz tė menēur dhe largpamės qė mendojnė se faktori shqiptar ėshtė i rėndėsishėm nė rajon, qė integrimi evropian ėshtė i domosdoshėm jo vetėm pėr shqiptarėt por pėr gjithė rajonin. Kjo rrymė kaq e domosdoshme pėr kohėn qė po kalojmė mund t’iu jap pėrgjigje efikase tė gjithė argumenteve qė rreshtuam dhe tė atyre qė ndoshta i kemi harruar ti rreshtojmė, pėr tė krijuar vizionin pozitiv me plotė shpresė dhe ndriēim pėr tė ardhmen.

    © Albanina Students Info


    _________________
    Arrow STUDENTI I SĖ DREJTĖS & Facebook: Studenti i se Drejtes

      Current date/time is Sun Dec 04, 2016 3:12 am