Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Europa nė lėvizje dhe zhvillim

    Share

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Europa nė lėvizje dhe zhvillim

    Post by Webmaster on Tue Jan 29, 2008 1:30 am

    Europa nė lėvizje dhe zhvillim

    nga Alban Daci

    Genova, Itali

    Europa nė lėvizje dhe zhvillim

    Procesi i Integrimit pėrmes sfidave dhe perspektivės
    Europa e tė gjashtėve (Bashkimi Europian deri nė 1972 kishte vetėm gjashtė anėtarė: Francė, Gjermani, Itali dhe tre vende tė Beneluksit) mund tė ishte njė federatė; Europa e tė njėzetėve mund tė jetė njė konfederatė; Europa e 35 besoj se maksimumi mund tė jetė zonė e shkėmbimit tė lirė ekonomik.

    Europa nuk ėshtė akoma njė shtet i vetėm dhe mbi tė gjitha nuk ka njė ide tė qartė cfarė ėshtė dhe cfarė do tė jetė.

    Europa ėshtė nė nje pozicion ndėrmjetėsues, qė do tė thotė se nuk ka njė formė tė qartė qė mund ti vendosim njė emėrtim tė saktė pėrkatės, ndoshta ėshtė e destinuar pėr tė qenė njė Shtet i madh; por, sic na mėsojnė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, njė transformim i ngjashėm nuk realizohet sot pėr nesėr.

    U deshėn pothuajse 100- vjet dhe njė luftė civile para se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė bėheshin shteti qė tė gjithė njohim dhe qė jemi tė vetėdijshėm pėr forcėn ekonomike, dhe rolin politik qė kanė nė arenėn ndėrkombėtare.

    Sa vite i duhen Europės sė sotme qė tė kristalizojė dhe finalizojė projektin e saj tė madh bashkues, nė njė strukturė tė vetme, gjithėpėrfshirėse, tė qartė, efikase dhe solide nė aspektin ekonomik, politik, diplomatik dhe ushtarak mbi bazėn e rregullit “ primus inter paris „ ?!

    Gjykoj se vetėm nocioni kohė, mund ta gjejė pėrgjigjen e saktė, pasi Bashkimi Europian qė nė hapat e para tė tij ka nisur si njė proces i domosdoshėm dhe i pashmangshėm pėr tu shkėputur nga e kaluara jo fort e hijshme, pėr tė nisur njė tė ardhme tė re mbi vlera jo revulucionare, sepse nuk harroj nė thelb identitetin e saj, por kėtij identiteti i veshi fanellėn e mbushur me vlera dhe ide bashkimi, tė cilat i kishin munguar shumė dhe pėr tė cilat kishtė shumė nevojė.

    Hapat e para tė Bashkimit Europian kanė filluar nė formėn e njė procesi integrues, atėherė nuk mund tė kėrkojmė njė datė tė saktė se, kur ky proces do tė jetė kryer dhe pėrfunduar nė formėm e plotė tė tij.

    Proceset nė thelb nuk kanė afate kohore qė duhet t’iu pėrmbahen, por kushte dhe hapa tė caktuara qė duhet tė ndiqen pėr tė arritur objektivin final tė shprehur nė formėn e konsesusit dhe tė vullnetit tė lirė tė inisiatorėve projektues.

    Prandaj, realizimi i shpejtė apo jo dhe gjithėpėrfshirės i Bashkimit Europian ėshtė zgjedhje racionale dhe proporcionale nė pėrputhje me dėshirėn qė do tė shprehin nė kompleks vendet ideatore-themeluese, anėtarėt e rinj dhe ata qė do ti bashkėngjiten nė tė ardhmen.

    Gjithashtu, ka edhe mjaft faktorė tė tjerė tė jashtėm aktual nė arenėn ndėrkombėtare qė mund tė inkurajojnė, ose tė pengojnė realizmin e plotė tė kėtij procesi integrues.

    Ndėr faktorėt dhe sfida kryesore jo vetėm pėr kontinentin europian, por pėr gjithė botėn nė tėrėsi ėshtė procesi i globalizimit.

    Kushdo qoftė forca motorrike e origjinės sė globalizimit, mbi tė gjitha ėshtė e mundur tė pėrceptohet qė ky proces, sapo lėshohet pėr aplikim, mund tė bėhet i pavarur pėrballė faktorėve fillestarė si dhe tė zhvilloj njė identitet tė ri, tė frymėzuar dhe bazuar nė fizionominė e tij tė pavarur.

    Pra, edhe pse ky proces si tė gjithė proceset e tjerė ka nevojė pėr njė pėrcaktim politik nė hapat e para tė krijimit tė tij, ndoshta nė vazhdimėsi mund tė bėhet autonom, ku mund tė ndjek njė finalitet tė ri, tė ndryshėm nga ai pėr tė cilit ishte ideuar.

    Procesi i globalizimit luan njė rol tė rėndėsishėm nė vijushmėrinė e procesit tė Integrimit europian, sepse ka ndryshuar rregullat e lojės nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, duke krijuar fenomenin qė tashmė njihet me emėrtimin „arena stėrvitore“ qė ka zėvendėsuar stilin klasik qė pėrfaqėsohej dhe shprehej pėrmes aleancave tė ndryshme si Nato ( Aleanca e Atlantikut tė Veriut).

    ROBERT W.Cox, thekson se cdo rezistencė kundėr procesit tė globalizimit mund tė lind nga njė formė vullentare e njė aksioni politik.

    Ai e parashikon procesin e formimit dhe krijimit tė aleaczave si ndėr faktorėt kryesor qė mund tė pengojė avancimin e globalizimit.

    Cox, rithekson qė mund tė krijohen kualicione tė ndryshme jo favorisuese, tė mbėshtetura dhe pėrkrahura nga disa segmente tė grupeve dominuese, qė mund tė bėjnė tė rrjedhin lėvizje territoriale qė janė nė kundėrshtim me globalizimin: “riafirmimi i principit territorial tė riorganizimit ekonomik e social do tė pėrceptohet si njė kėrcėnim nė tė ardhmen pėr strukturat e ekonomisė globale”.

    Sipas Woodrow Willson karakteristikė e aleancave tė formuar gjatė fillimit tė parė tė shekullit tė kaluar ishte se si qėllim final kishin ose nisjen e njė lufte ose mbrojtjen nga ndonjė agresion i mundshėm qė pritej si pasojė e ndonjė krise nė marrėdhėniet ndėrkombėtare mes shteteve.

    Kėtė tezė e mbėshteti nė mėnyrė relative, por jo plotėsisht tė plotė, Henry Kissingere, duke i pėrshkruar alleancat si elementė celės nė makinėn politike qė do tė bėntė tė mundur dhe tė pa evitueshme luftėn.

    Kissinger shikon si shkak parėsorė tė shpėrbėrjes sė sistemit tė rendit tė mėparshėm botėrorė, mungesėn e fleksibilitetit dhe vėzhgon qė cdo tentativė pėr tė dobėsuar aleancat shėrben realisht pėr ti forzuar ato.

    Pra, idea e njė rreziku tė mundshėm, apo ekzistenca e njė armiku tė pėrbashkėt virtuale apo realė i bėnte aleancat qė tė ishin gjithmonė mė kompakte, vigjilente dhe efikase nė ndjekjen e aksioneve politike tė tyre pėr tė cilat ishin krijuaj.

    Kessinger rithekson qė nė kėndvėshtrimin historik, aleancat kanė krijuar forcėn e paqes nė njė situatė lufte, por me kalimin e kohės deri nė fillim e Luftės I Botėrore motivi parėsorė i luftrave ishte riforcimi i aleancave.

    Pėr tė kuptuar mirė atė cka cituam mjafton tė argumentojmė tre luftėrat e fundit: atė tė Kosovės, tė Afganistanit dhe tė Irakut.

    Nė tė trija kėto raste, koalicionet dhe aleancat ushtarake nė hapat e para tė tyre ishin tė pa vendosura dhe tė lėkundura nė lidhje me vendimet dhe hapat qė do tė ndėrmerrnin , pasi shtetet pjesėmarrėse nė disa principe kanė qenė dakort dhe nė disa tė tjera jo.

    Pėrshmebull, kohė e fundit edhe pėrse nuk ėshtė bėrė publike, India sipas analistave ndėrkombėtarė ka marrėdhėnie mjaft tė mira nė fushėn ushtarake me Israelin.

    Gjithashtu ka nėshkruar njė marrėveshje mjaft tė rėndėsishme ushtarake me Iranin, ku India nė rast hyrje nė luftė kundėr Pakistanit ka tė drejtė tė pėrdorė bazat ushtarake Iraniane.

    Mė parė nuk mund tė ndodhte njė gjė e tillė, mjafton tė pėrmendim konkretisht organizimin dhe funksionimin e Aleancės Antlantike tė Veriut para rėnies sė Murit tė Berlinit, kur ekzistonte binomi botėror (ndarja simetrike e botės nė dy blloqe), ka qenė gjithmonė kompakte nė politikat dhe aksionet qė do tė ndėrmerrte, kurse tre konfliktet e fundit treguan se gjėrat nuk janė njėlloj si mė parė, dhe pėr kėtė nuk kanė faj vendet anėtare, sepse ėshtė vetė koha qė bėn pastrimin dhe zėvendėsimin e fenomeneve, duke i pėrshtatur me hapat dhe proceset e tė tashmes.

    Globalizimi me doktrinėn e tij funksionale po thyen tabunė e Sovraniteteve dhe tė Aleancave tė shteteve, duke bėrė qė interesa tė jėnė tė ndryshme, nė kohė tė ndryshme nga partner tė pėrkoshėm, jo tė qėndrueshėm dhe shkėmbyes, duke krijuar konceptin ½Arenė Stėrvitore nė marrėdhėnie ndėrkombėtare“ qė ka filluar tė pėrdoret dhe aplikohet nga diplomacitė botėrore.

    Gjithashtu Europa vazhdon tė pėrballet edhe me njė tjetėr faktorė mjaft tė rėndėsishėm, nacionalizmin qė ėshtė i hershėm pėr nga origjina e fshaqjes dhe mjaft aktual pėr nga dimension gjeopolitik.

    Bashkimi Europian edhe pėrse ka kaluar dhe po vazhdon tė kaloj pengesa tė vėshtira nė realizimin e plotė tė tij, sic ka treguar koha deri tani ėshtė proces i pandalshėm dhe shumė i domosdoshėm pėr rendin e ri botėror, qė ka treguar aftėsi tė madhe pėrshtatje nė koherencė kohore me proceset, ku ėshtė pėrfshirė aktualiteti botėror.

    Eksperienca e nacionalismit pėr disa ka qenė integrues dhe pėr disa jo integrues, natyrisht pėr studiuesit e marrėdhėnieve ndėrkombėtare nuk ėshtė shumė interesant ekzistenca e nacionalizmit, kur mundėsia e efekteve copėzuese krijon instabilitet dhe konflikt.

    Pėr kėtė motiv Kedourie, refuzon tė drejtėn pėr vetėvendosje tė kombeve, sepse mund tė jetė „ princip qė sjell destabilet“.

    Woodrow Willson, ėshtė ideatori i principit tė “vetėvendosjes sė popujve”, i cili ka luftuar qė ky principė tė bėhet baza e shtetit demokratik nė planin e organanizimit tė brendshėm, por edhe si element legjitim brenda rregullit ndėrkombėtar.

    Nuk jam dakort nė lidhje me kėtė ide, pasi principi bazė i sė drejtės ndėrkombėtare aktuale nė fuqi ėshtė vetėvendosja. Kjo ka bėrė qė nė njė fare mėnyre shtetet tė gėzojnė tė drejtat e plota tė tyre, duke u rrespektuar vendimi dhe vullneti i maxhorancės, qė pėrbėn edhe themelin e funksionimit dhe praktikimit tė sistemit demokratik. Vetėvendosja ėshtė adoptuar nga principi i drejtave personale tė njeriut, ku mė vonė ėshtė praktikuar edhe nė nivel shtetėrorė si kodifikim i sė drejtės ndėrkombėtare.

    Mbi kuptimin historik tė nacionalizmit ka njė mosmarrėveshje tė madhe.

    Autorė si Ernest Gellner e kanė identifikuar nacionalizmin si pasojė ekonomike gjatė industrializimit.

    Pėr tu bėrė konkurues ekonomikisht nė shekullin e XIX-tė, shtetet kanė dashur tė organizohen nė kėtė formė pėr tė krijuar njė shoqėri homogjene me njė sistem edukativ pėr tė gjithė.

    Nga ky kėndvėshtrim nacionalizmi ėshtė njė strument pėr tė realizuar industrializimin efektiv.

    Hobsbawm nėnvizon, qė nė fillim e parė tė shekullit tė XIX, nacionalizmi zhvillonte njė detyrė pozitive demokratike pėrsa kėrkonte tė pėrcaktonte kombet duke i bėrė sovran.

    Nė tė gjitha versionet nacionalizmi tenton tė jetė autonom dhe mund tė quhet mbifenomen i historisė dhe jo njė nga motorrėt e saj.

    Nacionalizmi nisur nga praktikat e deri tanishme mund ta konsiderojmė si njė e keqe qė shoqėhet vetėm me luftra dhe jo tolerancė rracionale; nė njė kėndvėshtrimin tjetėr si reagim ndaj padrejtėsisė nė kėrkim tė njė identitėti tė merituar pėr tė realizuar njė zhvillim tė qėndrueshėm nė tė gjitha fushat dhe pėr tė qenė konkurues dhe i fuqishėm nė mėnyrė qė mund tė rezistojė nė kohė.

    I kushtova njė rėndėsi tė vecantė mbifenomenit nacionalizėm pasi ėshtė njė ndėr tematikat mė tė nxehta qė bie ndesh me prinpin kryesorė tė Bashkimit Europian atė tė „Bashkimit tė popujve europian dhe jo tė shteteve“ nė njė familjė tė madhe te pėrbashkėt, ku tė gjithė kanė tė drejta tė barabarta dhe nė formė bashkėpuese mund ti bėjnė sfidė ose mė saktė mund tė jenė konkurues edhe efikas pėrballė globalizimit.

    Nė tė vėrtėt nacionalizmi mė parė ka pasur le tė themi njė rol tė pjeshėm pozitivė, sepse ishte pikėrisht nocioni i tij pėr tė krijuar njė shoqėri homogjene dhe kompakte qė bėri tė mundur afirmimin e Europės si ruol qėndrorė nė sistemin nė arenėn ndėrkombėtare.

    Edhe pse procesi i Bashkimit Europian ka kaluar periudha tė veshtira edhe plot pengesa dhe sfida, qė kur u hodhėn idetė e para tė federalizmit europian, mund tė themi qė nga 1954 deri sot situata ėshtė modifikuar, parasėgjithash Europa ėshtė nė njė farė mase mė afėr realizimit tė objektivit final tė saj.

    Gjithashtu edhe qytetarėt e saj janė mė tė pėrgatitur se pesėdhjetė vjet mė parė pėr njė integrim politik dhe kanė filluar tė kuptojnė rėndėsinė e marrjes pjesė pėr zgjedhjen e Asamblesė sė Strasburgut, e cila rizgjidhet cdo pesė vjet (Pėrfaqėsuesit e popullit tė europės zgjidhen qė nga 1979 me sufragjin univerversal dhe tė drejtėpėrdrejtė pėr njė periudhė pesė vjecare.

    Megjithatė ėshtė e domosdoshme qė tė punohet akoma me intensivisht pėr tė bėrė tė mundur njė pjesmarrje mė tė madhe tė qytetarėve europian nė opinionin publikė.

    Pjesmarrje e vogėl e qytetarėve pėr zgjedhjet e Asamblesė sė Strasburgut, demostron nevojėn pėr tė shpjeguar mė mirė idenė e Bashkimit Europian tek qytetarėt e Europės.

    Pėr kėtė arsye ndoshta ėshtė e nevojshme mbitėgjitha qė fushatat elektorale pėr zgjedhjet europiane tė jenė mė tė orientuara mė shumė drejtė kuptimit europian, duke diskutuar dhe hedhur ide pėr ceshtje tė rėndėsishme politike, ekonomike, sociale dhe istitucionale tė Europės sė Bashkuar dhe jo tė tė pėrqėndrohen shumė mbi problematikat e politikės sė brendshme.

    Partitė politike ndoshta kanė bėrė fushatė tė vėrtet vetėm me rastin e zgjedhjeve tė para tė 1979 pėr Asamblenė europiane)

    Bashkimi i Gjermanisė pas rėnies sė Perdes sė Hekurt ka ndėrtuar njė ngjarje mjaft tė rėndėsishme duke ringjallur shpresėn e bashkimit, duke thyer barrikadat e njė situate ndėrkombėtar qė ishte e bazuar mbi rende botėrore tė ndara nė idoelogji sipas njė plani tė saktė ndarės nė aspektin e gjeografisė politike dhe fizike.

    Sot kemi njė Gjermani tė fortė, tė bashkuar qė ėshtė ndėr inisiatorėt mė tė rėndėsishme tė pocesit integrues tė Bashkimit Europian.

    Shembulli i Gjermani, rrit vlerėn e besimit se edhe Europa e Bashkuar me tė gjithė komponentėt e saj ėshtė ndėrtimi i njė politike pa precedent, nė zhvillim e sipėr, bazuar mbi njė sistem qeveritarė origjinal qė nė bazėn e saj ka traditėn perendimore, ku shtetet europiane admirojnė realimizimin e njė hapi historik: tė zhvillohen pėrmes ushtrimit tė lirė kolektivė pėr tė krijuar njė model politik dhe istitucional qė do tė ketė njė rol qendrorė nė administrimin paqėsor tė punėve botėrore.

    Sic ėshtė shprehur Romano Prodi: „Bashkimi Europian ėshtė e vetmja pėrgjigje konkrete, operuese dhe demokratike nė sfidat e globalizimit“.

    Europa ndodhet njė situatė shumė tė rėndėsishmė nga ku varet e ardhmja e saj, ėshtė e nevojshme qė tė ndėrmerren reforma tė shėndosha mbi institucionet e saj, sidomos mbi Komisionin europian, duke e shėndruar nė njė istitucion tė vėrtet demokratik.

    Bashkimi Europian i krijuar pėrmes njė traktati ndėrkombėtar ka zhvilluar njė sistem juridik dhe politik origjinal, tė pa parė mė parė nė historinė e istitucioneve botėrore, ku ish Presidenti i Komisionit europian e ka pėrcaktuar „objekt politik tė pa identifikuar“.

    Nė rast se kėrkojmė se cfarė ėshtė nė tė vėrtetė Bashkimi europian?

    Ti pėrgjigjesh njė ceshtje tė tillė me tė vertetė nuk ėshtė e lehtė.

    Nė realitet, karakteri ekstremisht orgjinal i modelit politik komunitarė bėn tė mundur qė tė pyesim vetėm se cfarė nuk ėshtė Bashkimi Europian.

    Pėrgjigja pozitive varet nga cili kėndvėshtrim vėzhgohet fenomeni, por mbi tė gjitha nga ritmi qė ka.

    Bashkimi europian duke qenė model origjinal, i ėshtė nėnshtruar njė zhvillimi shumė mė tė shpejtė se ritmeve tė zhvillimit tė Shteteve sovrane tė Europės.

    Cdo pėrshkrim i Bashkimit europian nuk mund tė bėj gjė tjetėr vetėm se tė demostrojė evulimin e tij nė njė tė dhėnė momentale, nė prani tė rrethanave specifike nė aspektin poltik dhe ekonomik.

    Njė fotografi, parasėgjithash, tė njė fenomeni nė evoulim qė do tė filmonte nė vazhdimėsi pėr tė kuptuar tė gjitha sekuencat.

    Prandaj, nuk ka rėndėsi se si mund ta thėrrasim ne europianėt procesin e Integrimit tė Bashkimit Europian dhe si mund ta quajnė jo europianėt njė proces tė tillė.

    Bashkimi Europian ėshtė ide gjeniale e projektuar pikėrisht nga qytetarėt e saj, e dashuruar pas istitucioneve, pėrmes tė cilave janė krijuar ligje dhe doktrina ndėrkombėtare, pėr tė cilat bota kishte shumė nevojė pėr tu shkėputur nga e kaluara jo e hijshme e pasur me beteja tė pėrgjakshme, pėr tu bėrė pjesė e njė tė ardhmje mė tė mirė qė nė thelbin e saj ka Bashkimin dhe Intregrimin vullnetar me shpresėn dhe dėshirėn e bashkėjetesės nė paqe, harmoni, mirėkuptim, prosperitet dhe zhvillim.

      Current date/time is Fri Jan 20, 2017 3:08 pm