Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Aty ku malet flasin si dėshmitar tė kohės

    Share

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Aty ku malet flasin si dėshmitar tė kohės

    Post by Webmaster on Mon Jun 30, 2008 2:03 am

    Aty ku malet flasin si dėshmitar tė kohės
    Dott. Alban Daci

    Nė Shqipėri ka shumė realitet jetėsore qė pėr interesa tė caktuara ose mė saktė pėr mos interesim nga shtypi shqiptare fshihen. Janė realitete qe i prekim ēdo ditė, qė i trashėgojmė nga historia, por qė nuk kemi dėshirė apo guxim ti pranojmė si dhe pse jo ti publikojmė pėr tua rikujtuar atyre qė ndoshta i kanė harruar ose nuk i kanė pėrjetuar asnjėherė.
    Ndoshta janė argumente qė nuk na sjellin pėrfitime, por mos tė harrojmė se tė gjithė ne qė pėrpiqemi tė shkruajmė, nė qendėr tė objektivave dhe temė kryesore nė krijimet tona duhet tė kemi njeriun, duke e pėrshkruar jetėn e tij tė zhveshur dhe tė thatė ashtu siē dėshmohet me tė vėrtet, jo vetėm me realitete tė bukura, me emocione pozitive, me vizione magjepse pėr tė ardhmen, por edhe me dėshpėrime, me mjerime, ku e ardhmja nuk ėshtė e sigurt dhe e garantuar.
    nė foto, Mali i Korabit
    Tė gjithė jemi tė vetėdijshėm pėr mjerimin e tejskajshėm qė ekziston nė disa zona tė Shqipėrisė, sidomos nė Veri, ku kemi tė bėjmė me tė njėjtin mjerim migjenian, ku buka ėshtė privilegj dhe jo domosdoshmėri, kur dituria ėshtė ėndėrr dhe jo realitet, ku jeta ėshtė monotoni dhe jo gjallėri e mbushur me emocione tė bukura dhe me kujtime tė ēmuara.
    Shqipėria e Veriut ėshtė zonė kryesisht mė reliev malorė, ku mbizotėrojnė malet e larta si dėshmi tė qėndresės sė malėsorit kundėr pushtuesve tė huaja si: dėshmitar tė historisė sė evoluimit tė shoqėrisė shqiptare mes sakrificave dhe mbijetesės.
    Dikush nga ju mund tė pyes se si e bėjnė jetėn banorėt e kėtyre zonave? Unė, do tė thoja se ato realisht nuk jetojnė por pėrpiqen te jetojnė. Kjo do tė thotė se pėrpiqen tė jetojnė pėr inerci, sepse kushtet nuk janė as tė kėnaqshme dhe as tė pranueshme.
    Zoti, ju ka dhuruar njė natyrė tė mrekullueshme me shumė burime ujore tė kristalta dhe tė ftohta, ju dhuroj pyje tė gjelbra, ju dhuroj njė menēuri tė mrekullueshme natyrore, ju dhuroj njė tokė tė begatė me minerale dhe me vlera tė rralla ushqyese.
    Banorėt e kėtyre zonave edhe pse kishin gjithė kėto tė mira tė natyrės, nuk kishin atė mė thelbėsoren pėrkujdesjen e institucioneve shtetėrore. Kjo ka bėrė qė koha tė ec thjeshtė nė konceptin kalendarik dhe jo e shoqėruar me proceset e modernizimit shoqėror pėr tė ndryshuar kushtet dhe mėnyrėn e tė jetuarit.
    Pas viteve 90-tė ndodhi boomi i emigracionit, jo vetėm i jashtėm por edhe i brendshėm, si pasojė e kushteve tė mjerueshme qė kishin kaluar nga diktatura shfrytėzuese dhe izoluese komuniste. Shumė njerėz kishin arritur mjerimin e tejskajshėm shpirtėrorė, ku ishin goditur me pa tė drejtė nga e ashtė quajtura “Lufta e Klasave” si dhe ekonomikisht saqė kishin ėndėrr tė hanin njė copė bukė tė ngrohtė me djathė. Buka e ngrohtė nuk ekzistonte, sepse derisa vinte tek dyqani ishte bėrė gurė e fortė, kurse djathi ishte luks qė mund ta konsumonin vetėm anėtarėt e “partisė sė lavdishme” (qė lavdėroj disa injorant dhe luftoj intelektualėt e vėrtetė) .
    Kam dėgjuar qė kishte nėna qė kishin tė sėmurė fėmijėt e tyre dhe kishin nevojė pėr pak qumėsht qė ta ushqenin dhe lusnin me ditė tė tėra ēobanin e zonės qė t’iu jepte qoftė edhe njė gotė.
    Kam dėgjuar se shumė njerėz janė detyruar ti kalojnė lumenjtė e rrėmbyeshėm malor me not nė mes tė dimrit pėr tė shkuar nė vendin e punės, sepse nuk kishte urė, ose ura ishte thjeshtė si skemė projektuese, sepse i kishin mbetur vetėm kavot, pasi dėrrasat i kishte marrė lumin herė pas here nga rrymat e forta.
    Kam dėgjuar se gratė kanė punuar si skllave gjithė ditėn duke bėrė gropa dhe shpyllėzime pėr 30 pikė dita qė ishin tė barabartė me njė bukė tė mykur dhe kaq.
    Kam dėgjuar se nxėnėsit mė tė mirė dhe mė tė zot nuk mund tė fitonin bursat mė tė mira tė shkollimit, sepse nuk ishin komunist dhe se babai i tyre kishte qenė ndėr tė parėt intelektual nė nivel kombėtar qė kishte kryer arsimin e lartė jashtė vendit dhe se kishte thėnė se komunizmi ėshtė sistem qė sjell varfėri dhe mjerim.
    Kam dėgjuar se partia kishte menduar tė kultivonte grurin nė maje tė malit tė Korabit si dėshmi zhvillimi dhe prosperitetit.
    Kjo situatė e vėrtetė ferri ishte bėrė e padurueshme dhe i kishte kthyer kėto zona nė kampe pėrqendrimi, tė ngjashme me ato tė nazistėve gjerman.
    Fillimet e viteve 90 sollėn shpresėn e madhe dhe pėr zonat malore si dhe pėr malėsorėt e ndershėm, duke shpresuar se mė nė fund dhe zhvillimi dhe modernizimi ti prekte nga afėr duke ju dhuruar mirėqenie. Realiteti i ndėrtuar dhe i sapo nisur ishte njė zhgėnjim i radhės pėr banorėt e kėtyre zonave, sepse jo vetėm qė nuk solli metamorfozėn e modernizimit, por solli emigrimin e jashtėm dhe tė brendshėm si e vetmja rrugė pėr tu larguar nga mjerimi nė kėrkimin e jetės normale.
    Shumė familje malėsore mė nė fund patėn nė duart e tyre njė shans pėr tu larguar nga vendbanimet e tyre drejt tė ardhmes tė paqartė dhe plotė mundime dhe vėshtirėsive tė reja. Kjo ishte e vetmja risi qė u bė e pranishme nė fatet e tyre tė jetės nė ndryshim me tė kaluarėn e izolimit tė plotė.
    Kėshtu shumica e tyre tė detyruar nga mungesa totale e infrastrukturės, tė shėrbimit shėndetėsor, tė telekomunikacionit, tė arsimit, tė punėsimit me pak fjalė tė kushteve minimale pėr tė ndėrtuar tė ardhmen e ėndėrruar, morėn vendimin qė nuk e kishin marrė asnjėherė mė parė, as nė periudhat e luftėrave dhe invazioneve pėr tė braktisurat shtėpitė e tyre, vendin e tė parėve, vatrėn e trashėguar brez pas brezi pėr tu larguar drejt Shqipėrisė sė mesme si: nė qytetin e Tiranės dhe atė tė Durrėsit.
    Megjithatė, njė numėr familjesh tė lidhur fortė me traditėn dhe me tokėn nuk mundėn qė ta thyenin kėtė tabu dhe pranuan mė mirė mjerimin dhe mbajtjen e trojeve tė trashėguar nga tė parėt se sa ndoshta shpresėn e jetės mė tė mirė pėr tė ngritur banimet e tyre me afėr me pushtetin qendror dhe mė nė qendėr tė Shqipėrisė.
    Fenomeni i shpėrnguljes solli braktisjen e fshatrave tė tėrė, ku nė rrugėt e tyre mė parė dėgjoheshin zėrat ė fėmijėve, kurse sot kanė ngelur vetėm gjurmėt e tyre nė baltė si dėshmi se aty kohė mė parė ka pasur jetė, kullat qė mė parė ishin tė kuvenduara me malėsor mikpritės, bujar dhe tė besės tani ngjajnė si muze tė njė periudhe qė kohė mė parė ėshtė jetuar, por qė tashmė mbetet si relik e vendosur nė historinė e demografisė njerėzore.
    Nėse mė parė gjatė natės dritat e shtėpive tregonin se sa shumė tė populluar ishin fshatrat e kėtyre zonave, sot ėshtė e vėshtirė tė gjesh ndonjė dritė shtėpie qė vezullon ne mesin e natyrės sė qetė dhe tė botės sė harruar. Ėshtė njėsoj sikur tė mundohesh tė shikosh nė njė natė pa hėnė dhe mė vranėsira, yjet nė qiell, ku maksimumi nė horizontin e shikimit mund tė arrish tė dallosh me shumė mundime dy tre yje.
    Tani njė fėmijė i njė fshati, ku ka mbetur vetėm njė shtėpi duhet tė ec me orė tė tėra qė tė takoj njė bashkėmoshatar tė tij pėr tė luajtur dhe nė rast se: gjatė rrugės rrėzohet dhe vritet papritmas, i duhet tė rezistoj, duke duruar dhimbjen, derisa babai i tij tė kėrkoj dhe tė gjej ndonjė makinė qė mund ta dėrgoj nė spital, nėse ėshtė me fat dhe babai ka gjetur makinėn duhet tė rezistoj derisa tė mbaroj udhėtimi i gjatė nga zona e tij deri tek spitali i qytetit mė tė afėrt. Nėse nuk arrin qė tė kombinohet tė gjithė kėto faktor nė favor tė shėrimit tė tij, atėherė duhet ti lutet zotit qė ti bėj mėshirė dhe t’ia fal jetėn edhe kėsaj radhe.
    Nė mėshirėn e fatit nė kėto zona janė dhe nga institucionet e arsimimit bashkė mė grupin pedagogjik qė kanė nė gjirin e tij. E kam fjalėn pėr shkollat e nivelit tė arsimit fillor, tetėvjeēar dhe tė mesėm. Nė shekuj malėsorėt janė shquar pėr nivele tė larta tė inteligjencės natyrore, por qė tė jesh nė njė hap me kohėn nuk mjafton vetėm kaq, duhet tė fillosh tė mėsosh tė shkruash, tė lexosh dhe pastaj hap pas hapi tė kuptosh nė formė shkencore proceset qė ndėrtojnė kompleksin jetė.
    Pra, ėshtė i domosdoshėm ndjekja dhe frekuentimi i shkollės. Juve mė tė drejtė mund tė kėrkoni tė dini nė ēfarė niveli janė shkollat nė kėto zona? Pjesė mė e madhe e stafit pedagogjik nuk ėshtė me arsim dhe kualifikim pėrkatės, kjo nuk ka ndodhur se nė kėto zona nuk ka intelektual dhe mėsues tė merituar, por tė gjithė tė merituarit dhe mė tė kualifikuarit janė larguar nė emigrimin e brendshėm dhe tė jashtėm. Mund tė ndodh qė dikush qė sapo ka mbaruar shkollėn e mesme tė filloj tė jap mėsim nė tetėvjeēare pse jo edhe ne gjimnaze. Atėherė car mund tė pritet nga njė panoramė e tillė? Sigurisht qė jo njė brez i pėrgatitur dhe i pajisur me kapacitete tė forta intelektuale!
    Epo mirė do tė thoni juve se ata mund tė jetojnė duke kultivuar tokat e tyre me drithėra dhe perime. Nė disa zona mund tė themi qė termi teknologji pėr punimin e tokės dhe kultivimin e drithėrave nuk ekziston. Nėse dikush nga ju do tė kėrkoj me kureshtje se nėse ka akoma skllevėr edhe nė ditėn e sotme?
    Unė do ju kėshilloja me keqardhje tė vizitoni kėto zona, ku do tė gjeni jo skllavėrinė e detyruar me forcė dhe tė ushtruar me dhunė, por vet skllavėrimin e kėtyre banore qė pėrdorin mjetet rrethanore tė periudhės sė Egjiptit tė lashtė si: shati, lopata, kazma pėr tė punuar tokėn. Janė tė vetė skllavėruar pėr siguruar bukėn e misrit gjatė dimrit cila do ju mbaj frymėn deri nė verėn e ardhshme.
    Ka ndoshta edhe skena qesharake pėr botėn modern, ku mund tė shikosh njė fshatar qė punon tokėn me pamend dhe nga pa mundėsia pėr tė pasur njė pe ēe, ka pėrdorur imagjinatėn e nevojės dhe ka pėrshtatur gomarin dhe kaun. Kėshtu qė tokėn nuk e lė pa punuar dhe mund tė ketė drithė qė ta bluaj pėr tė gatuar bukėn e misrit nė periudhėn e dimrit si dhe mund tė ketė bėrė groshe mjaftueshėm sa pėr ta shoqėruar atė.
    Disa familje ndoshta mund tė krenohen se marrin edhe asistencė sociale si pėr shembull 2000 lekė te vjetra nė muaj. Me njė shumė tė tillė sot nuk mund tė kryhet asnjė nevojė. Prindėrit e tyre nuk mund tė sigurojnė qoftė edhe rrobat pėr fėmijėt dhe jo mė pastaj tė mendohet qė t’iu garantojnė librat dhe mjetet didaktike qė ju duhen pėr mėsuar nė shkollė.
    Kjo ėshtė situata e vėrtet qė faktetsisht pėrjetojnė nė jetėn e pėrditshme banorėt e kėtyre zonave. Mjerimin e tyre me rėnien e perėndimit e dėshmojnė malet e larta tė kėtyre zonave tė thella, ku me hijen e tyre tė rėndė dėshmojnė njė jetė tė varfėr dhe tė heshtur, ku natyra vendos fatet dhe pėrcakton tė ardhmen e tyre.
    Nė mbrėmjen e heshtur malet si dėshmitar shekullor fillojnė tė tregojnė dhe tė flasin pėr historinė dhe pėr problemet e kėtyre zonave, sepse askush nga ato qė duhet ta bėjnė njė gjė tė tillė nuk e bėjnė.
    Janė pikėrisht kėto male, ku malėsorėt kanė vėnė ndėr shekuj banimet e tyre, janė kėto male qė shumė herė kanė qenė mburojė e vėrtet nga rreziqet e sulmeve armike. Mė mirė se kėto male askush nuk i njeh problemet dhe vėshtirėsitė e kėtyre tė banorėve tė braktisur nga koha moderne, nga industrializimi, nga Shteti, tė lėnė nė mėshirėn e fatit dhe tė natyrės. Shpresojmė qė tė paktėn natyra me ligjet e saj tė jetė e mėshirshme pėr kėto banor ashtu siē ka qenė deri tani, duke lėnė qė monotonia tė rrjedh e qetė nė karvanin jetėsor.

    © Albanian Students Info => http://albandaci.blogspot.com/2008/05/aty-ku-malet-flasin-si-dshmitar-t-kohs.html


    _________________
    Arrow STUDENTI I SĖ DREJTĖS & Facebook: Studenti i se Drejtes

      Current date/time is Sun Dec 04, 2016 3:12 am