Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Krahasime Politike - Nga Alban Daci

    Share
    avatar
    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Krahasime Politike - Nga Alban Daci

    Post by Webmaster on Tue Jan 29, 2008 12:53 am

    Nga Alban DACI

    Krahasime Politike



    Sistemi politik duhet tė pėrbėhet nga dy ndryshorė: imput dhe output , qė tė bėj tė mundur vetėfunksionimin e tij nė tėrėsi. Imputi ėshtė prodhimi i shoqėrise civile, nė tė cilin bėjnė pjesė tė gjitha shtresat shoqėrore si : puntorėt, studentėt, intelektualėt, familjet e tjerė.Outputi ėshtė prodhimi i pėrpunuar nga teknikėt, politologot, specialistėt dhe partitė politike me programet e tyre.
    Sistemi politik ka tė njėjtėn arkitekturė dhe ngjashmėri me sistemin ekonomik, por me ndryshimin e vetem se: qėllimi i sistemit ekonomik ėshtė fitimi, kurse nė sistemin politik ėshtė pushteti.Pėr njė parti polike pushtet do tė thotė sa mė shumė zyrtarė tė lartė e tė ulėt nė tė gjitha nivelet e qeverisjes, ndėrsa pėr politikanin do tė thotė sa mė shumė autoritet e influencė . Disa mendojnė se pushteti ka lindur bashkė me njeriun, kurse disa tė tjerė mendojnė se pushteti ka lindur me format e para dhe te thjeshta organizative, tė cilat e kanė origjinėn e tyre qė nė periudhėn e antikitetit romak, grek dhe ilir.
    Pėr sa i takon kuptimit tė politikės, pa dashur tė bėj njė analizėn e saj qė nė hershmėri, thjeshtė do tė mė pėlqente tė permendja thėnien mė popullore dhe te keqinterpretuar nė tė njėjtėn kohė, tė Aristotelit :"Njeriu kafshe politike" tė cituar nė veprėn e tij "Politika".Sipas Aristotelit: ēdo njeri ka tė drejte tė marr pjesė nė angazhime, si dhe organizime shoqėrore. Ai theksonte se interesat private duhet tė vendosen nė shėrbim tė interesave publike me qėllimin vital ndjekja e lumturisė. Pra, ta ushtrojmė pushtetin nė shėrbim tė lumturisė njerėzore.
    Nė ditėt e sotme konceptet Politikė dhe Pushtet janė mė tė kompleksuara, sepse kane njohur evoulime dhe forma tė ndryshme nė kohė dhe nė hapėsirė.Njė ndėr regjimet qė ka pasur njė periudhė relativishtė tė gjate dhe njė hapėsirė mjaft tė gjėrė shtrirje ka qenė Regjimi Komunist.
    Ky regjim si karakteristike kryesore ka monopolin e pushtetit politik dhe ekonomik.Polikėn e bėn monopartia dhe ushtrimin e pushtetit e bėjnė po drejtuesit e lartė tė saj. Kjo ka bėrė qė nė shumicėn e ish vendeve komuniste tė krijohet dhe tė aplikohet forma autoritare. Nė shumicėn e rasteve zhdukja e liderit ka bėrė qė rregjimi tė bjerė ose tė zgjasė pėr pak kohė, duke bėrė qė vendi tė pėrballet me vėshtirėsi politike, ekonomike dhe shoqėrore.Pėr ta vertetuar kėtė mund tė marrim njė seri shembujsh nga disa vende ish komuniste, pėrfshirė edhe vendin tone.
    Pas vdekjes sė diktatorit Hoxha, periudha tranzitore e Alisė mbylli ciklin e regjimit komunist shqiptar. Regjimi i Hoxhės u identifikua me liderin, qė nė kėtė rast ishte themeluesi, ai kishte pushtet absolut dhe drejtonte tė gjithė instancat mė tė larta shteterore.


    Forca e kėtij mekanizimi shtetėror mbėshtetej nė katėr pika themelore:Mjetet e komunikimit me publikun tė kontrolluara dhe tė vėzhguara nga organet shtetėrore,Shėrbimi Sekret mjaft i zhvilluar dhe efikas, Mungesa e pluralizmit politik, ekonomia e planikuar. Kėto elementė nė tė vėrtet nuk krijojnė formė shteti, por formė kalimtare qė ka ardhur si pasojė e krizave istitucionale tė mėparshme.Duke qene se ėshtė formė kalimtare jetėgjatėsia e tij ishte thjeshtė ēeshtje kohe. Megjithatė, a mund tė themi se nė Shqipėri ka marr fund regjimi komunist?! Regan, ish presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, e cilėsonte Unionin Sovjetik si "Mbreteria e se keqes", e cila "prodhoj" njė numer te madh viktivash tė pafajshme si dhe kampe pune, luftė klasash, varfėri, frikė dhe panik.
    Komunizmi Enverist shqiptar ishte kopje perfekte e Unionin Sovjetik, ishte ferri i popullit shqiptar, simboli i vdekjes dhe e mohimit tė plotė tė drejtave njerėzore. Kjo "shushunje gjakpirese" duke pasur propagandėn armėn mė tė fortė, ka pire gjakun e mijerave djemoshave ne lulet e rinise. Shumė ish drejtues tė lartė tė diktaturės komuniste edhe nė ditet e sotme janė nė formė tė drejtperdrejt ose jo aktorė tė politikės shqiptare, ku si pincip kryesor kanė marksizėm-leninizmin. Kjo kategori personash, duke shfrytėzuar lidhjet e tė sė kalurės me postet e sė tashmesh, kanė uzurpuar shumė sektorė tė rėndėsishėm ekonomikė, tė cilėt i kanė shndėrruar nė monopole qe e shikojnė "ekonominė e lire", tė bazuar mbi rregullat e tregut si njė tė keqe dhe njė kėrcėnim qe cėnon bizneset e tyre. Shpresoj qė normativat e reja shtetėrore, tė bazuara edhe ne premtimet elektorale, pėr hir tė zhvillimit, tė pėrparimit dhe tė integrimit tė Shqipėrisė t’i japim fund historisė sė errėt shqiptare.
    Kjo histori e errėt ka qenė njė prodhim njerėzor, njė e keqe e madhe qė nuk duhet tė riaplikohet mė. Thjeshtė duhet tė jetė njė mėsim i mirė pėr brezat e ardhshėm
    Prandaj shqiptarėt dhe gjithė njerėzimi duhet tė punojnė pa reshtur e mė shumė kurajo pėr tė konsoliduar regjimin demokratik, qė nuk ka asgjė te pėrbashkėt me regjimet komuniste, sepse nė regjimet demokratike nuk ka monopol pushteti politik dhe ekonomik. Nė regjimet demokratike politikėn e bėjnė partitė politike,tė cilat janė bi ose multipartiake duke ushtruar pushtetin nė formė monokratike ose konsensuale, pėrmes formulės sė koalicioneve.Regjimet demokratike janė tė bazuar nė demokracinė formale dhe instanciale qė i ndajmė sipas ngjashmėrive dhe veēorive qė kanė.


    Alban Daci

    Student pėr Marrėdhenie Ndėrkombetare dhe Diplomatike
    Universiteti i Gjenoves-Itali

      Current date/time is Tue Jun 27, 2017 8:05 pm