Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Corruptus optimi pessima (korruptimi i mė tė mirėve ėshtė mė i keqi)

    Share
    avatar
    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Corruptus optimi pessima (korruptimi i mė tė mirėve ėshtė mė i keqi)

    Post by Webmaster on Tue Jan 29, 2008 2:22 am

    Corruptus optimi pessima (korruptimi i mė tė mirėve ėshtė mė i keqi)


    Tranzicioni dhe modeli shqiptar i reformave

    Nga Jordan DACI - Fjala reformė, vjen nga frėngjishtja (réforme) qė do tė thotė ndryshimi me qėllim pėrmirėsimin e njė gjendje apo tė njė sistemi, qė ėshtė me tė meta ose ėshtė i dėmtuar.Nė Shqipėri, reformat nė pėrgjithėsi, nė aspektin praktik, shpesh kanė rezultuar me tė kundėrtėn e kuptimit pėrmbajtjesor tė tyre, madje deri nė prishjen e asaj qė ishte e rregulluar mė parė, rrjedhojė e mendėsisė sė gabuar se historia fillon me mua. Nė kėto 17 vjet, tė pas rrėzimit tė diktaturės komuniste, Shqipėria ndėrmori reforma tė shumta, me synim zhvillimin e demokracisė pluraliste dhe tė ekonomisė sė lirė tė tregut. Megjithatė, pėr fatin e keq tė shqiptarėve, pėrsėri vendi ynė, ndonėse me burime tė pasura natyrore dhe njerėzore, vazhdon tė mbetet i varfėr, ku ende shumė familje shqiptare diskutojnė bukėn e gojės. Ndėrkohė, vendet fqinjėt me ne, ndonėse gjatė viteve 90-tė, u pėrfshirė drejtpėrdrejtė nė luftėrat gjatė shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė, kanė arritur tė jenė mė tė suksesshėm nė reformat e tyre, duke pėrafruar standardin e jetesės tė tyre, me atė tė vendeve evropiane.
    Nė Shqipėri, tranzicioni i vėshtirė dhe i tejzgjatur, tregon mos suksesin apo dėshtimin e reformave, nė thelb tė gabuara, madje jo rrallė tė zhvilluara me synim pėrmbushjen e interesave politike tė ngushta dhe dritėshkurtra. Tek ne, reforma ka shėrbyer si mjeti mė i mirė pėr tė justifikuar spastrimet e herėpashershme politike tė administratės, tė promovimit tė njerėzve pa merita, tė riciklimit tė personave tė cilėt kanė provuar tė jenė dėshtak tė pėrkryer, si edhe tė prishjes tė atyre reformave qė kanė provuar tė jenė tė suksesshme. Ky tranzicion i gjatė, i egėr dhe me pasoja shkatėrruese, sigurisht duket se do tė vazhdojė gjatė, pėrsa kohė asnjė forcė politike nuk do tė marrė pėrsipėr koston fillestare elektorale, tė paguajnė “haracin” e dhimbjeve, qė i shkaktojnė reformat e mirėfillta, tė mirėmenduara dhe efektive. Realiteti tregon tė kundėrtėn, se filozofia e reformave tė ndėrmarra nė Shqipėri, nuk bazohet aspak nė sakrificėn pėr tė arritur objektiva tė qėndrueshme dhe afatgjatė, por bazohet nė pėrfitimin partiak elektoral, kuptohet njė pėrfitim sa i dėmshėm aq edhe i pėrkohshėm. Dhe nuk ka sesi tė ndodhė ndryshe, pėrsa kohė reformat iu besohen njerėzve tė katapultuar nga klanet e politike dhe pėr fatin e keq, nė jo pak raste tė paraprirė nga promovimet e medias, nė shėrbim tė kėtyre klaneve. Pėr mė tepėr, reformat nė Shqipėri, nė shumicėn e rasteve, janė shembull i regresit, qė tentojnė thellimin e dukshėm tė pabarazisė shoqėrore dhe pengojnė fuqizimin e demokracisė sa mė funksionale.
    Ēdo periudhė tranzicioni pėr nga natyra pėrfaqėson njė gjendje jo normale dhe ku marrėdhėniet shoqėrore pėsojnė shumė shmangie dhe deformime nga normaliteti. Nga ana tjetėr, vetė kalimi nga sistemi komunist nė sistemin kapitalist, shoqėrohet me ndryshim dhe pėrmbysje tė raporteve shoqėrore, qė bazoheshin nė pėrparėsitė e krijuara pa meritė nga shtresa e njerėzve, qė tani duan me ēdo kusht t’i ruajnė pėrparėsitė, privilegjet, prandaj kjo shtresė edhe nė rastin mė tė rėndomtė, ėshtė e gatshme tė bėjnė gjithēka, tė pėrdorė ēdo mjet, pėr tė ripozicionuar veten nė sistemin e ri. Rrjedhimisht, njė transformim i tillė, pėr nga vetė natyra ka prirje tė jetė i bazuar nė pabarazi dhe padrejtėsi shoqėrore ndaj njerėzve, tė cilėt janė tė prirur tė respektojnė, ligjin dhe rendin shoqėror, gjithashtu dhe vlerat njerėzore universale. Pėr kėtė arsye, shumica e anėtarėve tė shoqėrisė janė nė fakt viktimat e para tė njė transformimi tė tillė. Nė kėto kushte, shteti, si rregullator i shoqėrisė ose siē preferonte ta quante Hobsi si njė “krijesė artificiale” dhe njėkohėsisht si njė “Zot i Vdekshėm”, duhet tė kujdeset qė tė garantojė barazi mundėsish pėr tė gjithė shoqėrinė. Nė kėtė kuptim, gjatė periudhave tė tranzicionit jo vetėm qė ėshtė i justifikuar, por ėshtė edhe i domosdoshėm njė rol mė aktiv i shtetit nė rregullimin e marrėdhėnieve tė shoqėrisė. Ėshtė i njohur fakti qė sa mė shumė liri aq mė pak barazi dhe anasjelltas. Sigurisht, edhe vetė demokracia si njė sistem ku mbrohet interesi i pėrgjithshėm i popullit dhe i cili garanton ushtrimin e pushtetit shtetėror nė pėrputhje me vullnetin e tij, si mbajtėsi i vetėm i pushtetit etj, nuk mund tė ekzistojė si e tillė pa ndėrhyrjen e shtetit. Nga kjo pikėpamje, njė demokraci qė zhvillohet vetvetiu dhe ku shteti jo vetėm nuk ndėrhyn, por pėrkundrazi kontribuon dukshėm nė thellimin e pabarazisė sė mundėsive pėr anėtarėt e shoqėrisė, nė fakt shndėrrohet nė njė oligarki, duke qenė se nė kėto kushte shteti i shėrben vetėm klasės qeverisėse dhe asaj sunduese, e cila nė ēdo rast pėrfaqėson njė shtresė, njė numėr shumė tė vogėl personash. Demokracia ėshtė e vėrtetė, nėse arrin tė sigurojė mbrojtjen e interesit tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė, qė nė thelb duhet tė jetė objektivi kryesor i cilėsdo qeveri, pavarėsisht orientimit programor tė saj. Nė fakt, interesi i pėrgjithshėm i shoqėrisė , siguron jo vetėm unitet e saj, por edhe vetė ekzistencėn e shtetit, i cili nuk ėshtė asgjė tjetėr vetėm se njė organizim i krijuar nga shoqėria, pėr tė mbrojtur pikėrisht interesin e pėrgjithshėm tė saj. Pėr rrjedhojė, ēdo reformė, e cila nuk ka nė themel tė saj njė politikė sociale dhe qė nuk siguron barazi mundėsish pėr tė gjithė anėtarėt e shoqėrisė, jo vetėm qė do tė pėrkeqėsojė marrėdhėniet nė njė shoqėri tė caktuar, por pėr mė tepėr nuk i shėrben ndėrtimit tė njė demokracie tė vėrtetė funksionale. Duke iu referuar, reformės dhe kuptimit tė shformuar tė saj, qė gjen pasqyrim tė plotė nė reformėn e tipit shqiptar mund tė themi, qė ajo ēfarė ka ndodhur nė Shqipėri, ėshtė ajo ēfarė romakėt e identifikonin si korruptimi i mė tė mirėve, i cili ėshtė mė i keqi (corruptus optimi pessima). Kjo pasi, si rregull, klasa politike dhe klasa sunduese ekonomike e intelektuale, janė personat qė nė tė vėrtetė do tė duhet tė mbronin vlerat universale tė demokracisė dhe tė barazisė sė mundėsive tė njerėzve dhe tė siguronin ndėrtimin e njė shteti ideal, qė pėr Rusoin do tė ishte “ai shtet ku asnjė nuk do tė ishte aq i pasur sa tė blinte tjetrin dhe asnjė nuk do tė ishte aq i varfėr sa tė shiste veten”. Sigurisht, korruptimi nė kėtė rast, nuk nėnkupton marrjen ose dhėnien e mitės (ndonėse edhe kjo dukuri ėshtė shumė e pėrhapur), por pėr korruptimin e parimeve dhe tė vlerave njerėzore, qė pėrbėn njė dukuri mjaft tė pranishme dhe tė dukshme nė shoqėrinė tonė post-komuniste. Tashmė, ėshtė koha qė reformat tė orientohen drejt zhvillimit ekonomik, shoqėror dhe politik tė vendit, pa pasur parasysh koston politike tė tyre. Ajo parti, e cila do tė sakrifikonte pushtetin pėr zhvillimin e vendit, ėshtė partia qė shumė shqiptarė e ėndėrrojnė. Por lind pyetja: A ka, vallė, nė mesin tonė njė parti, e cila do tė bėnte njė gjė tė tillė?! Pėr fatin e keq, kėtė pėrgjigje nuk mund ta jap askush, por vetėm historia, e cila deri mė tani, ka provuar tė kundėrtėn. Le tė shpresojmė qė edhe shteti ynė njė ditė tė jetė si shteti ideal i Rusoit, ku ēdo shqiptar nuk do tė ishte aq i varfėr sa tė shiste vetėm dhe asnjė shqiptar nuk do tė ishte aq i pasur sa tė blinte njė shqiptar tjetėr. Ajo ēfarė i ka munguar, vazhdon t’i mungojė dhe pėr tė cilėn ka nevojė Shqipėria, ėshtė hartimi dhe ndėrmarrja e njė politike sociale afatgjatė, si kusht i vetėm pėr tė garantuar njė demokraci tė shėndoshė, njė paqe sociale dhe njė popull mė tė aftė pėr tė administruar votėn e tij.
    Botuar nė gazetėn "Sot": 12 December 2007

      Current date/time is Tue Dec 12, 2017 4:57 am