Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Kosova, ēfarė vjen pas 10 Dhjetorit?

    Share
    avatar
    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Kosova, ēfarė vjen pas 10 Dhjetorit?

    Post by Webmaster on Tue Jan 29, 2008 2:19 am

    Kosova, ēfarė vjen pas 10 Dhjetorit?

    Nga Jordan Daci botuar me date 5 dhjetor tek gazeta "Sot"

    Ka kaluar mė shumė se 8-tė vjet qė kur Kosova u ēlirua nga terrorizmi dhe gjenocidi i makinerisė serbomadhe tė diktatorit Millosheviē me anė tė ndėrhyrjes sė NATO-s.Cilido mund tė kujtojė momentet dramatike tė pėrjetuara gjatė konfliktit nė Kosovė me anė tė tė cilit shteti Serb synonte asgjėsimin e plotė tė popullsisė shqiptare nė trojet e veta etnike tė Kosovės me anė tė njė plani tė paramenduar dhe tė mirė organizuar nga strukturat e shtetit Serb. Ishte pikėrisht shteti Serb ai qė jo vetėm organizoi kėtė plan, por edhe e vuri nė jetė atė duke kryer masakra dhe veprime monstruoze qė cenonin ēdo parim njerėzor tė botės dhe popujve tė qytetėruar qė vetėm njė krim si ai i gjenocidit mund t’i personifikojė mė sė mirė ato. Plani i shtetit Serb ishte njė kopje pa tė meta e Planit Nazist tė “Zgjidhjes pėrfundimtare”. E gjithė bota ishte dėshmitare e barbarive serbe qė kryheshin ndaj njė popullsie tė pafajshme pikėrisht pėr faktin qė i pėrkiste etnisė shqiptare dhe qė pengonte realizimin e ėndrrės sė ēmendur serbe pėr Serbinė e madhe, e cila nuk ka ekzistuar kurrė ndonjėherė si njė nocion gjeografik, por ėshtė vetėm njė produkt i trilluar i shovinizmit serb ndaj fqinjėve dhe popullsisė autoktone shqiptare. Komuniteti ndėrkombėtar me nė krye Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe shtetet anėtare tė NATO-s pa dallim dėnoi barbarizmat e ndodhura nė Kosovė dhe nė ish-republikat e tjera Jugosllave dhe ndėrmori ndėrhyrjen ushtarake qė i dha fund sundimit serb nė Kosovė. Nė atė kohė, sigurisht askush nuk kishte asnjė lloj dyshimi qė Kosova nuk mund tė kthehej sėrish nė Serbi dhe se zgjidhja e vetme ishte pavarėsia e Kosovės dhe garantimi i tė drejtave tė pakicave. Sot ende pas 8 vjetėsh nga ajo ditė, Kosova vazhdon tė mbetet njė krijesė e pa emėr pėr komunitetin ndėrkombėtar, ndonėse populli i Kosovės tashmė e ka shkruar kėtė emėr me luftėn e vazhdueshme pėr liri. Disa shtete hezitojnė tė pranojnė Kosovėn si shtetin mė tė ri tė pavarur krijimi i tė cilit do t’i jepte fund shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė e cila nė fakt pėr shqiptarėt ishte njė krijim artificial tė cilit iu bashkėngjitėn kundra vullnetit tė tyre, me anė tė dhunės, pėrndjekjes dhe shantazhit tė vazhdueshėm. Sot ėshtė pothuajse lajthim tė mendosh qė Kosova mund t’i bashkėngjitet pėrsėri Serbisė, por ēudia qėndron tek disa shtete tė cilėve iu ka perėnduar koha dhe qė me Kosovėn dua tė bėjnė pazare dhe gjoja tė tregojnė dhėmbėt e prishur nga koha. Gjatė kėtyre viteve komuniteti ndėrkombėtar nė pėrpjekje pėr tė arritur njė zgjidhje paqėsore tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės ka organizuar bisedime, takime, bisedime, takime, pėrsėri bisedime e takime tė cilat nuk prodhuan dhe nuk mund tė prodhojnė dot asnjė zgjidhje. Kėto bisedime pa fund, nuk mund tė ndryshojnė fatin e Kosovės dhe qė fatkeqėsisht tashmė kanė humbur ēdo kuptim. Ndėrkohė, qė tė gjithė flasin e mbajnė fjalime pompoze pėr tė drejtat e njeriut, pėr tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje etj, etj... kur vjen puna pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, tė gjithė heshtin, ose hezitojnė tė flasin hapur, apo nxitojnė tė bėjnė ndonjė pazar nėn sloganin e ruajtjes sė kufijve. Po pėr cilėt kufij e kanė fjalėn vallė?! Apo pėr ato tė ish-Jugosllavisė qė u vendosėn mė anė tė forcės dhe qė aneksuan pothuajse mė shumė se gjysmėn e territoreve etnike shqiptare!? Sigurisht nėse bėhet fjalė pėr kėto kufij, nuk duhet tė shqetėsohen shumė pasi ndryshimi i tyre nuk sjell trazira, por paqe dhe fqinjėsi tė mirė. Kosova pėr kėto shtete apo individė ėshtė njė dele e zezė, e cila duhet tė zhduket pasi prish dekorin e tufės sė deleve me lėkurė ujku... Janė pikėrisht kėto shtete qė flasin nė emėr tė demokracisė, tė drejtave tė njeriut dhe tė paqes botėrore, tė cilėt nė fakt nuk kanė ose kanė farė pak lidhje me kėto nocione, pasi politikat e tyre nuk i marrin aspak nė konsideratė ato. Do thoni ju, kjo s’ėshtė e drejtė apo s’ėshtė e vėrtetė etj, etj. Unė nuk po them asgjė mė shumė sesa thotė historia e krijimit dhe zhvillimit tė tyre. Janė po kėto shtete, qė po pėrpiqen me tė gjitha mjetet dhe fuqitė qė kanė qė t’i bėjnė presion popullit tė Kosovės qė pas datės 10 dhjetor tė mos shpalli pavarėsinė. Sidoqoftė, duke ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit lidhur me kėtė ēėshtje mendoj qė tashmė nuk ekziston asnjė alternativė tjetėr, pėrveē asaj tė shpalljes nė mėnyrė tė njėanshme tė pavarėsisė dhe njohjen e Kosovės nga shtetet nė mėnyrė unilaterale. Shqetėsimi dhe droja qė kanė Shqiptarėt pėr ndonjė braktisje nga komuniteti ndėrkombėtar nė rastin e ndėrmarrjes sė veprimeve tė njėanshme, sigurisht qė nuk kanė ndonjė bazė tė shėndosh dhe nuk marrin nė konsideratė shumė ēėshtje qė ndikojnė drejtpėrdrejtė nė marrėdhėniet midis popullit tė Kosovės, komunitetit ndėrkombėtar dhe nė veēanti me vendet mike. Sė pari, nuk duhet tė harrojmė qė komuniteti ndėrkombėtar ka investuar ushtarakisht dhe ekonomikisht nė Kosovės, jo vetėm pėr tė ndihmuar Kosovėn, por edhe pėr tė ndihmuar vetveten duke shmangur krizat nė distancė dhe duke mos lejuar shtrirjen e tyre nė mėnyrė tė pashmangshme nė vendet e tyre. Sė dyti, i gjithė komuniteti ndėrkombėtar pėrfshi vendet qė kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės e dinė mirė qė nuk ekziston asnjė mundėsi qė Kosova tė bashkėjetojė nėn njė shtet tė pėrbashkėt me Serbinė. Sė treti, Kosova ka njė rėndėsi gjeostrategjike pėr SHBA-nė dhe NATON, ndėr tė tjera nuk ka asnjė kosto financiare nė dallim pėr bazat qė ndodhen nė vendet e tjera, ku mbajtja e tyre ka njė kosto shumė tė lartė financiare. Sė katėrti, komuniteti ndėrkombėtar ėshtė i bindur qė Serbia nė thelb, pavarėsisht se kush ėshtė nė pushtet nuk mund tė ndryshojė politikėn e saj mbi Kosovės dhe qė pavarėsisht ofertave evropiane pėr Serbinė, kjo e fundit do tė mbetet tė paktėn edhe pėr disa dekada aleate e Rusisė dhe jo e Europės dhe SHBA-sė. Sė pesti, duke iu referuar deklaratave zyrtare tė shumė vendeve, ėshtė e garantuar qė Kosova do tė njihet brenda njė kohe tė shkurtėr nga shumė vende me rėndėsi jetike pėr Kosovės, pėrfshi kėtu SHBA-nė, Anglinė, Francėn, Gjermani, Turqinė, Kanadanė dhe shumė vendet tė tjera aleate tė kėtyre vendeve. Por nga ana tjetėr, edhe Italia dhe disa vende tė tjera ndonėse mė tė kujdesshme nė deklarata haptazi kanė shprehur pėrkrahjen pėr Planin e Presidentit Ahtisari, duke njohur nė mėnyrė tė tėrthortė njė Kosovė tė Pavarur. Po ashtu, edhe Maqedonia, Bullgaria, Kroacia, ndoshta edhe Mali i Zi do ta njohin shtetin e Kosovės pasi njė qėndrim i tillė iu siguron atyre stabilitet dhe garanci pėr integrimin e tyre nė proceset euro-atlantike. Nga ana tjetėr, Shqipėria, e ka pėr detyrė dhe tė drejtė tė rikonfirmojė menjėherė dhe e para njohjen e Kosovės sepse kėtu nuk flitet pėr njerėz me origjinė nga Marsi, por pėr njė popull autokton shqiptar, ndonėse ajo e ka bėrė kėtė gjė mė parė. Sigurisht nga ky qėndrim i Shqipėrisė asnjė njeri nuk duhet tė ēuditet dhe nuk do tė ēuditet. Sė gjashti, nevoja pėr tė ruajtur gjendjen aktuale tė kufijve do tė shtyjė deri nė limit pėrpjekjet e komunitetit ndėrkombėtar pėr tė mos lejuar tė paktėn njė ndarje de jure tė Kosovės, pasi kjo do tė hidhte nė kosh tė plehrave qėndrimin e deritanishėm pėr ruajtjen e kufijve nė Ballkan dhe ndėr tė tjera do t’i hapte rrugė bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė. Sigurisht, legjitimimi ndėrkombėtar i ndarjes sė Kosovės ėshtė njė rrezik shumė i madh tė cilin komuniteti ndėrkombėtar tė paktėn momentalisht nuk ėshtė nė gjendje ta ndėrmarrė pėr shkak tė pasojave qė do tė kishte nė gjithė rajonin e Ballkanit dhe mė gjerė. Sė shtati, Komuniteti Ndėrkombėtar mezi pret qė Kosova tė pranojė njė zgjidhje sa mė me pak pasojė pėr atė dhe sigurisht ēdo zgjidhje veē pavarėsisė ėshtė e mirėpritur. Nė fakt edhe presionet e vazhdueshme synojnė tė detyrojmė popullin e Kosovės tė pranojė njė zgjidhje tė tillė, por kjo nuk do tė thotė qė pavarėsia nuk ėshtė e pranueshme, por thjesht nuk ėshtė e para nė listėn e preferencave tė komunitetit ndėrkombėtar. Sė teti, edhe vet Serbia e din qė Kosovėn e ka humbur pėrfundimisht, por po mundohet qė tė bėjė Pazar me Komunitetin Ndėrkombėtar pėr ēėshtjen e Kosovės, nė pėrpjekje pėr tė fituar atė qė mund tė fitohet nga Kosova apo tė kompensojė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr humbjen e Kosovės. Sė fundmi, Populli i Kosovės duhet ta kuptojė qė historia e deritanishme e popujve ka treguar qė asnjė shtet nuk e ka fituar pavarėsinė dhe njohjen me pėlqimin e shteteve tė tjera, bile as vetė SHBA-ja, por vetėm si pasojė e qėndrimeve tė guximshme dhe tė vendosura tė tyre pėr tė fituar me ēdo kusht pavarėsinė. Sigurisht, kjo nuk do tė thotė qė Populli i Kosovės tė sakrifikojė vetėn e tij duke shpallur njė pavarėsi pa njė miratim qoftė edhe tė heshtur tė aleatėve tė mėdhenj, por ky miratim pėr ato qė kanė vesh dhe kuptojnė tashmė ėshtė dhėnė. Nuk besoj qė ka njeri me mendje tė shėndosh qė pret qė Presidenti Bush, miku mė i madh i Shqiptarėve tė bėjė edhe njė vizitė tjetėr nė Tiranė me qėllim qė t’ju thotė edhe njėherė Shqiptarėve tė Kosovės, shpallni pavarėsinė. Nėse do tė prisnin njė gjė tė tillė, shqiptarėt duhet tė prisnin edhe disa dekada tė tjera derisa tė realizohet njė vizitė tjetėr e njė Presidenti tė SHBA-sė. Shqiptarėt e Kosovės dhe tė gjithė shqiptarėt e tjerė kudo qė ndodhen duhet tė kuptojnė qė kėto momente pėrbėjnė njė mundėsi historike pėr tė fituar pavarėsinė dhe do tė duhen dekada ndoshta edhe shekuj qė tė krijohen rrethana tė njėjta apo mė tė favorshme. Gjithashtu, shpresojmė, urojmė dhe kemi bindjen qė Kryeministri i ri i Kosovės Z. Thaēi nuk do tė bjerė pre e kėrcėnimeve prej polici dhe jo prej diplomati tė disa ministra tė Punėve tė Jashtme tė vendeve anėtare tė Bashkimit Europian. Kėto kėrcėnime, nuk tregojnė asgjė tjetėr veēse pamundėsinė pėr arritjen e njė qėndrimi unik midis vendeve anėtare tė BE-sė, mungesėn e dėshirės pėr tė pranuar pavarėsinė e Kosovės, dhe njė arsye me shumė pėr tė bindur shqiptarėt qė tani ėshtė momenti pėr tė treguar vendosmėrinė e tyre pėr tė fituar pavarėsinė. BE-ja nuk ėshtė nė gjendje ende tė marrė vendime tė rėndėsishme pėr vetėn dhe jo mė pėr Kosovės. Mos miratimi i projektkushtetutės Europiane e konfirmon njė gjė tė tillė. Nga ana, tjetėr ligjėrisht asnjė shtet anėtarė i BE nuk ėshtė i detyruar tė mbaj njė qėndrim tė njėjtė me shtetet e tjera, pasi politika e jashtme ėshtė ende prerogative e qeverive tė shteteve anėtare dhe jo e BE-sė. Nė kėto kushte, vallė pėrse Kosova duhet tė pres derisa BE tė mbaj njė qėndrim tė pėrbashkėt?! Nga ana tjetėr, ėshtė me rėndėsi tė theksohet qė as Z. Thaēi dhe as Populli i Kosovės nuk dėshiron tė shpallė pavarėsinė nga Komuniteti Ndėrkombėtar, por nga Serbia. Njė gjė e tillė asnjėherė nuk ka qenė pjesė e vizionit tė popullit tė Kosovė pėr pavarėsinė e saj, por pėrkundrazi Komuniteti Ndėrkombėtar dhe posaēėrisht BE janė pranuar si partner tė pėrhershėm tė Kosovės, si nga Qeveria e Kosovės, ashtu edhe nga Grupi i Unitetit i cili ka pranuar qė misioni i UNMIK tė zėvendėsohet me atė tė BE. Nga ana tjetėr, nuk duhet tė harrojmė qė edhe BE e ka pranuar njė gjė tė tillė dhe de facto ka filluar pėrgatitjen pėr misionin e ri tė saj nė Kosovė nėpėrmjet EU Planning Team (Skuadra e Planifikimit e BE-sė). Pėr fatin e keq kėrcėnime tė tilla thjesht i sjellin ndėrmend Popullit Shqiptar tė Kosovės kujtime tė hidhura tė ruajtura nė arkivat e historisė... Pėr tė gjitha kėto arsye, Populli i Kosovės, pėrfundimisht duhet qė pas 10 dhjetorit nė mėnyrė demonstrative tė tregojė vendosmėrinė e tij pėr pavarėsi pa u shqetėsuar pėr braktisjen e Komunitetit ndėrkombėtar, pasi thjesht njė gjė e tillė nuk ka asnjė mundėsi tė ndodhė...Le tė shpresojmė qė Viti i Ri 2008 do ta gjej Kosovėn tė Pavarur! Zoti e bekoftė Kosovėn!

      Current date/time is Tue Dec 12, 2017 4:52 am