Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Mr. AA Gill, Wellcome in Albania!Mėsoni tė vėrtetėn dhe jo paragjykimet...

    Share

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Mr. AA Gill, Wellcome in Albania!Mėsoni tė vėrtetėn dhe jo paragjykimet...

    Post by Webmaster on Tue Jan 29, 2008 2:04 am

    Mr. AA Gill, Wellcome in Albania!Mėsoni tė vėrtetėn dhe jo paragjykimet...


    Mr.AA Gill, shkruan njė artikull tek gazeta “Sanday Time”, ku ndėr te tjera shkruan: Secila fjali qė brenda vetes pėrmban emrin Shqipėri s'ka mundėsi tė tė mos bėj tė qeshesh. Shqipėria ėshtė qesharake

    Ėshtė njė far mr.Gin qė me njė udhėtim nga airoporti Nėn Tereza gjer tek hoteli i akomodimit nė Tiranė dhe anasjelltas, paska qenė nė gjendje jo vetėm tė njohė Shqipėrinė dhe botėn shqiptare, por edhe tė shkruaj njė artikull me paragjykime tė pavėrteta dhe tė fantaksura qė vetėm njė anglez i vėrtetė nuk do t’i shkruante.
    Them kėshtu, sepse tradita e gjatė e udhėtarėve anglez ka dhėnė vlerėsime tė merituara dhe tė mrekullueshme pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Ishte e natyrshme qė kjo traditė te merrte trajtėn e vėzhgimeve tė mirėfillta, qė nga Lord Bajroni deri tek bashkohėsit e tij si: koloneli Martin Lik, Mis Durhami etj.
    Mis Durhami jo vetėm qė ishte albanologe e zonja. por edhe mike e shqiptarėve nė njė kohė, ku nėpėr Evropė qarkullonin lirisht opinione qesharake dhe indiferente mbi baza tė pa vėrteta pėr ta. Mandje, shpesh keto opinione merrnin zjarr pikėrisht nga prapaskenat e politikės,dhe diplomacisė sė fshehur, qė pėrfaqėsohej mė sė miri nga oratorėt e politikės antishqiptare. Vepra e Durhamit kushtuar ballkanasve dhe vecanėrisht shqiptarėve, ishte dhe do tė mbetet njė kundėrvenie e hapur ndaj tė ashtėquajturve sėmundje tė qytėterimit qė kanosnin qytėrimin tonė shekullor.
    Durhami bėri thirrje qė misioni i civilizuesve qė i jepnin vetės evropianėt nė Ballkan, tė mos shoqėrohej me shkatėrrimin e kėtyre vlerave, por tė bėhej gjithcka pėr konservimin e tyre si njė pjesė e thesarit botėror.
    Mr. AA Gill, kohėrat kanė ndryshuar dhe bashkė me tė kanė evoluar edhe njerėzit. Kjo do te thotė se shqiptarėt tashmė janė pjesėtarėt dhe nisėmtarėt e shumė proceseve ekonomike, kulturore, shkencore dhe politike jo vetėm nė rajonin e Ballkanit, por edhe mė gjėrė. Unė, e kuptoj zellin tuaj tė madh qė keni pėr tė njohur “realitetin” e botės shqiptare, por pėr ta realizuar atė. Nuk ishte nevoja qė tė bėnit udhėtimin aventuresk mbi tė cilin jeni bazuar, sepse falė globalizimit, principit tė lėvizjes sė lirė saksionuar nė kartėn e tė drejtave tė njeriut miratuar nė 1948, si dhe oreksit tė madh qė kanė pėr dituri : shqiptarėt, mund t’i gjesh, t’i njohėsh dhe t’i takosh nė ambjentet e gjithė kolegjeve dhe universiteteve jo vetėm angleze por edhe atyre botėrore.
    Shqiptarėt, nese jeni me tė vertet i interesuar pėr t’i njohur, mund t’i kėrkosh dhe t’i gjesh nė majat e cdo fushė jetėsore dhe nė cdo cep tė botės.
    Me sa arrrij tė kuptoj jo vetėm juve por edhe mjeran tė tjerė si ju, tė shtirur si tė verbėr dhe tė shurdhėt, tė shitur apo tė blerė, tė larė apo tė pa larė, nga lobe tė caktuara anti shqiptare, do tė vazhdojnė po me tė njejtin ritėm ashtu si ju dhe me pa tė drejtė tė na paragjykojnė neve, shqiptarėve.
    Ju e dini shumė mirė qė cdo paragjykim ka pėr qėllim tė sfidoj faktet dhe tė vėrtetėn, por paragjykime tė tilla janė tė destinuara tė dėshtojnė akoma pa u kristalizuar, sepse faktet janė mė shumė nė numėr dhe nė vlera. Nėse fakte tė tilla do t’i vendosnim pėr ballafaqim nė peshoren e drejtesise, ajo do tė anonte mė shumė nga ne, sepse paragjykimet nė cdo rast apo nė cdo formėt dhe pothuajse nė tė gjitha studimet janė mendime tė pa paramenduara, tė pa vėrteta dhe ne shumicėn e rasteve janė elementet bazė dhe burimet fillestare qė pėrdoren pėr te krijuar stereotipe, te cilėt krijojnė doktrina racore si pershembull:
    Njė shqiptar vjedh, pėr rrjedhojė tė gjithė shqiptarėt janė hajdutė!!! Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė pasi nuk mund tė pėrdorim paragjykimin pėr tė pėrgjithėsuar gjėrat. Gjithashtu njė studim i tillė nuk do tė ishte aspak i sakėt, pasi duke berė njė kalim tė tillė tė pėrgjithshem pa e studiuar me saktėsi, rast pas rasti dhe sipas shkallės. Do te gabonim nė premisėn e madhe nisur nga premesa e vogėl si pershembull:
    Sokrati ka mjekėr, tė gjithė dhitė kanė mjekėr dhe pėr rrjedhoj dhitė janė njerez!!!
    Jam dakord me filozofin, sociologun gjerman Weber, qė cdo studim studiohet nga studiuesi mbi bazat e interisit vetjak tė tij, por qė njė studim tė jetė i sukseshėm duhet tė pranohet nga publiku si i drejtė dhe i dobishėm.
    Studimi i juaj apo i mbėshtėsve tuaj jo vetėm qė ėshtė i gabuar, por si i tillė edhe i pa pranueshėm. Ju themi juve dhe tė tjerėve si ju, qė ne nuk jemi tė vetmuarit e botės sė izoluar nga gjithcka positive apo negative dhe gjithėcka qė na rrethon si e tillė. Perkundrazi, kemi shumė miq dhe kapacitetet e duhura intelektuale jo vetėm per t’iu dhėnė pėrgjigjen e merituar, por edhe pėr tė realizuar aspiratėn universale pėr liri, prosperitet dhe integrim nė familjen e madhe tė pėrbashkėt botėrore.
    Ne kemi shume miq nė bote, sepse bujaria pėr ne ėshtė njė ndėr vėrtytet mė tė larta tė vlerave njerėzore. Ne nuk kemi prapa skena, nuk bėjmė diplomaci tė shfehur, nuk jemi tė pa bes, por kemi guxim, vendosmėri pėr tė realizuar ėndrrat tona si dhe pėr tė rregulluar tė gjitha padrejtėsitė qė janė bėrė ndaj nesh.
    Ne kemi besim dhe mbeshtje pėr tė vendosur drejtesinė nė kauzėn tonė dhe pėr t’iu thėnė qė mos bėni gabim tė bėni padrejtėsi mė nė kurrizin tonė, pėr tė kėnaqur qejfet e iluzioneve tė ndokujt apo tė disave.
    Prandaj, ju themi jo vetem juve por tė gjithėve si ju: Wellocome in Albania, qė tė mėsoni tė vėrtetat dhe jo paragjykimet, tė njihni dhe tė mbėshtetni tė drejtat dhe jo tė shtrembutat, vlerat dhe jo anti vlerat, tė njihni civilizimin tonė tė mocėm Ilir, qė ka dhėnė njė kontribut tė madh nė zhvillim e famljes sonė tė pėrbashkėt Evropiane nga e cila keni mėsuar edhe ju dhe tė dėnoni mizoritė e pa mėshirshme barbare dhe shkatėrruese tė Evropes plake tė cilat i manifestoni pa pike edhe ju sot..
    Mr. Gin nėse jeni me tė vėrtetė anglez dhe qė besoni nė vlerat e demokracisė, lirisė, drejtėsisė dhe jo tė ligėsisė, pėr tė njohur Shqipėrinė dhe shqiptaret:Ndiqni traditėn e gjyshėrve tuaj qė albanogjinė e patėn pasion tė dorės sė parė dhe thellohuni nė studimet e veprave tė Shekspirit, Bajronit si dhe tė Mis Durhamit, sepse aty do tė gjeni me tė vėrtetė shpirtin shqiptar dhe hiqni dorė nga opinionet qesherake, indiferente dhe aspak tė vėrteta tė cilat sadopak hedhin hije mbi imazhin e kombit tuaj tė kulturuar.

    Alban Daci, kryetar
    Gjenerata Re Shqiptare, Itali
    Student pėr Mardhėnie Ndėrkombėtare dhe Diplomatike
    Universiteti i Gjenovės-Itali

      Current date/time is Sun Feb 26, 2017 8:03 am