Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia

    Ju e dini por nuk reagoni !!!

    Share

    Webmaster
    Webmaster
    Webmaster

    Male Numri i postimeve : 152
    Vendndodhja : Albania
    Job/hobbies : http://juridiksi.e-monsite.com
    Humor : http://juridiksi.e-monsite.com
    Points : 436
    Reputation : 0
    Registration date : 2008-01-22

    Ju e dini por nuk reagoni !!!

    Post by Webmaster on Tue Jan 22, 2008 6:27 am

    Ju e dini, por nuk reagoni !!!

    Alban Daci
    Botuar me date 11 janar 2008 te gazeta ditore shqiptare "Ndryshe". Per me teper mund te klikoni http://www.ndryshe.com/mat.php?idm=9537&l=a
    Po e nis kėtė artikull me kėtė konfirmim qė ėshtė i qartė, i dukshėm nė vetėn time si dhe tek ata qė do tė kenė dėshirėn dhe kohėn pėr ta lexuar.
    Ndoshta ju, lexuesit e mi, nuk e dini qė, unė jam shqiptar si ju, por pėr njė jetė mė tė mirė dhe pėr njė formim mė tė mirė intelektual si shumė nga bashkombasit e mi, u largova nga Atdheu duke marrė rrugėt e largėta tė mėrgimit. Ndoshta, ju vėllezėrit e mi shqiptare, qė vazhdoni tė jetoni nė Shqipėri, nuk e dini se arsyet e vetme qė na detyruan tė largoheshim nuk ishin vetėm ato qė pėrmenda mė sipėr.
    Unė, u largova nga dėshira dhe kurioziteti pėr tė eksploruar vendet dhe kulturat e tjera. Gjithashtu u ndjeva i obliguar duke qenė nė koherence edhe me konceptin aktual tė globalizimit qė tė eksportoja nė kėto vende kulturėn dhe traditėn e vendit tim.
    Duke jetuar dhe studiuar jashtė nė njė vend tė zhvilluar tė Bashkimit Evropian, vura re nga krahasimet qė bėra se gjėrat nė Shqipėri, nuk po lėvizin nė binarin e duhur qė tė dėrgon drejtė tė ardhmes qė kemi ėndėrruar dhe pritur me dekada tė tėra.
    Miqtė e mi tė vendit, ku studioj, mė shikojnė qė drekoj nė njė restorant, qė darkoj nė njė mensė universitare, por ato nuk e dinė qė shumė nga bashkombasit e mi qė jetojnė nė Shqipėri e marrin bukėn me listė.
    Kur, ata vijnė pėr vizitė tek shtėpia ime qė ėshtė njė rezidencė universitare, ndjehen ngrohtė jo vetėm nga mikpritja ime, por sepse ashtu si apartamenti im, ēdo apartament kėtu ėshtė i pajisur me sistem ngrohje.
    Kur, ju tregoj atyre se nė Shqipėri njerėzit rrinė nėn batanije pėr tu ngrohur dhe pėrdorin qirinjtė pėr tė shikuar, duke krijuar njė atmosferė kishtare, ku e vetmja shpresė ėshtė besimi tek zoti se njė ditė do tė bėhet mė mirė edhe pse, ditėt, vitet dhe shekujt kalojnė, por situata mbetet po e njėjtė. Ata me shikojnė me kureshtje, ēudi dhe ndjejnė keqardhje, por dhe nė tė njėjtėn kohė nuk arrijnė ta konceptojnė.
    Ju, vėllezėrit e mi, qė jetoni nė Atdhe, e dini se politikanėt duhet tė kenė nė misionin e tyre lumturinė e qytetarėve, qė tė sjellin ngrohjen nė shtėpitė tuaja, qė t’iu garantojnė dritat, sigurinė, tė drejtat dhe liritė e garantuara me ligje.
    Ju, e dini dhe e keni mėsuar nga formimi juaj intelektual, familjarė dhe shoqėrorė qė vjedhja ėshtė krim, ėshtė akt turpi dhe papėrgjegjėsie, por disa politikanė ndoshta nuk e dinė ose e kanė harruar nga zelli pėr tu pasuruar sa mė shpejtė
    Tė gjithė ju, e dini qė kush vjedh ose abuzon me pushtetin duhet tė pėrballet me ligjin, por hajdutėt mjeran nė pozicionin e drejtuesit nėn abuzimin me pushtetin e legjitimuar nga vota juaj, vazhdojnė tė abuzojnė mbi ju, dhe mbi besimin tuaj. Jo vetėm kaq, por herė herė persona tė tillė na pėrfaqėsojnė nė nivel zyrtarė jashtė vendit. Imagjinoni dhe mendoni pėr njė ēast se si mund tė integrohet vendi ynė nė organizmat euro-atlantike, kur ne pėrfaqėsohemi me persona tė tillė qė janė tė korruptuar.
    Ju, e dini qė duhet tė keni drita, ushqim tė bollshėm, mirėqenie, por unė dhe shumė tė tjerė si unė qė janė pėr pak kohė vėzhgues tė jashtėm nuk e kuptojnė se pėrse nuk reagoni qė ti garantoni!
    Ēdo gjė nė kėtė botė, pėrfshi dhe vetė botėn, e kanė pasur zanafillėn nga njė reaksion i fuqish aktiv.
    Kėshtu mendohet se u krijua dhe universi i gjithėsisė.
    Prandaj, tė reagosh nė mbrojtje tė interesave tė pėrbashkėta, nė kėrkim tė mirėqenies, lumturisė, jo vetėm qė e shikoj tė drejtė, por tė domosdoshme dhe tė vetmen mėnyrė pėr ti pasur tė realizuara nė realitet dhe jo mė nė ėndrra.
    Unė, dhe bashkėmoshatarėt e mi shqiptare, identifikohemi nė Evropė dhe nė botė me emrin “tranzicione”, sepse vendi ynė ka vite tė tėra qė vazhdon tė jetė nė pozicion dhe situatė kalimtare jo stabile ekonomiko-politike.
    Pėr sa kohė do tė vazhdojmė tė quhemi “Unė jam Tranzicioni”?
    Ndoshta pėr aq kohė sa ky emėr do tė jetė bėrė monoton, i bezdisėm, i lodhshėm dhe i pa durueshėm.
    Pėr aq kohe sa ne duhet tė jemi tė bindur dhe tė vendosur pėr ti dhėnė fund.
    Ju, shikoni dhe gėzoheni, kur dėgjoni sė do tė fillojnė punimet e ndėrtimit tė njė x rruge, sepse mendoni dhe e dini shumė mirė qė infrastruktura ėshtė vendimtare nė garantimin e progresit dhe zhvillimit ekonomik, por pa kaluar shumė kohė ju kuptoni se rruga nuk do tė ndėrtohet, sepse fondet janė vjedhur.
    Ndoshta ju nuk reagoni me pretekstin se rruga ėshtė e tė gjithėve. Mos marroni se interesat e pėrbashkėta mbrohen vetėm nė mėnyrė tė pėrbashkėt.
    Ju e dini se klasa aktuale politike ėshtė autokratike, regresive, miope, por nuk reagoni qė ta ndryshoni dhe ta zėvendėsoni mė njė klasė tė re qė beson se pushteti rrjedh nga populli dhe qė i pėrket popullit.
    Unė, ashtu si dhe ju, e di qė jeni tė lodhur nga realiteti i pranishėm, por nuk ndalojmė pėr pak ēaste qė tė ē’lodhemi dhe tė reflektojmė nė tė njėjtėn kohė se si mund tė ndryshohet, duke e bėrė optimistė dhe jo pesimistė, progresistė dhe jo regresistė, tė sigurt nė harmoni me lumturinė dhe jo tė rrezikshėm nė harmoni me mjerimin.
    Ju, vėllezėr qė jetoni nė Shqipėri, doni qė ne, bijtė tuaj qė jemi larguar jashtė tė kthehemi nė Atdhe, pėr tė ndėrtuar sė bashku tė ardhmen, por ju, ndoshta nuk e dini se edhe pse kemi shume mall pėr vendin dhe dėshirė pėr tu kthyer nuk mundemi, sepse Shqipėrinė e ka mbuluar militantizmi dhe injoranca.
    Injoranca frikėsohet nga dituria. Nga ky arsyetim kuptojmė se tė dyja nuk mund tė bashkėjetojnė nė formė paralele sė bashku.
    Prandaj, ne dhe ju duhet t’iu tregojmė vendin qė meritojnė mediokėrve dhe injorantėve.
    Tė gjithė sė bashku, duhet tė jemi te vendosur dhe tė bindur se nuk mund tė vazhdohet mė me konceptin e xhunglės se me i forti mbijeton.
    Nuk duhet te jemi dakord dhe tė pranojmė se populli ėshtė vetėm njė turmė .
    Nuk duhet t’i besojmė Aristotelit teksa thotė se: disa njerėz pėr nga natyra janė tė lindur pėr tė qenė tė shtypur dhe skllevėr.
    Nuk duhet tė pranojmė faktin qė tė jetosh pa drita nė shekullin e 21-tė ėshtė diēka normale.
    Nuk duhet tė pranojmė faktin qė nuk kemi ujė nė shtėpitė tona edhe pse nė na natyrė na ka dhuruar plotė burime ujore.
    Nuk duhet tė pranojmė tė udhėtojmė nė rrugė me gropa dhe tė thyejmė qafėn nė puseta, sepse ėshtė abuzuar me fondet.
    Nuk duhet te mbetemi analfabet, sepse nuk kemi lekė tė blejmė tekstet shkollore, ose sepse fondet janė vjedhur dhe tekstet nuk janė botuar.
    Nuk duhet tė sėmuremi, sepse nuk kemi lekė qė t’iu japim doktorėve.
    Nuk duhet tė pranojmė vetėvrasjen, vrasjen nė familje pėr shkak tė depresionit ekonomik i shkaktuar nga klasa politike qė ėshtė totalisht neglizhent pėr hallet tona si dhe pėr listat tona qė vetėm shtohen nė dyqane dhe furra buke.
    Ju dhe unė i dimė tė gjitha, por nuk reagojmė.
    Duhet tė besojmė se nėse jemi tė vetėdijshėm nė kapacitet tona ju garantoj se njė e ardhme mė e mire dhe mė e sigurt na pret.
    Prandaj, le tė punojmė tė gjithė sė bashku pėr ta ndėrtuar atė, duke i garantuar vetės dhe brezave qė do tė vijnė njė jetė mė tė mirė me standarde bashkohore.
    Le ti them stop sjelljes pasive nė mbrojte tė lirive, tė drejtave pėr tė ndėrtuar jetėn qė meritojnė nė harmoni tė plotė mė mirėqenien ekonomike dhe lumturinė shpirtėrore.
    Ēdo kush ėshtė zot i vetvetes tė gjithė jemi zot i vendit tonė qė ka shumė nevojė pėr ne tė gjithė qė tė lulėzoj si vendet si motra tė familjes Evropiane.

    -Albanian Students : www.portalstudenti.tk -

      Current date/time is Sun Dec 04, 2016 3:13 am