Forumi Drejtesia Shqiptare mirepret te gjithe !...

Free counter and web stats - Studio Ligjore "Daci" - Albanian Students Info - STUDENTI I SĖ DREJTĖS - TOP Drejtesia
  • Posto temė tė re
  • Pėrgjigju temės

Komuniteti shqiptar nė Xhenova

Share

DaciMehdi
Webmaster
Webmaster

Male Numri i postimeve: 146
Vendndodhja: Albania
Points: 418
Reputation: 0
Registration date: 22/01/2008

Komuniteti shqiptar nė Xhenova

Mesazh nga DaciMehdi prej Tue Sep 30, 2008 12:03 pm

Komuniteti Shqiptar nė Xhenova
Dr. Alban Daci
Xhenova-Itali


Qyteti i Xhenovės, ka njė numėr tė konsiderueshėm me shqiptarė qė prej vitesh
jetojnė dhe punojnė nė sektor tė ndryshėm dhe vijnė pothuajse nga tė
gjitha zonat e Shqipėrisė. Disa prej tyre posedojnė lejet e qėndrimit
dhe kanė bėrė tė mundur bashkimin familjarė, kurse njė pjesė tjetėr po
aq e konsiderueshme, kanė ardhur nė formė klandestine ( fshehur) dhe nė
tre vitet e fundit nuk kanė pasur fatin dhe mundėsinė tė marrin lejet e
qėndrimit (nė kėto tre vjet nė Itali nuk ka dalė asnjė fluks
gjithėpėrfshirės pėr legalizimin e emigrantėve, por vetėm disa flukse
tė punės sezonale me kuota fare tė vogla pranimi nė numėr).

Ato emigrantė qė kanė lejet e qėndrimit, kanė pėrfituar disa “privilegje” si:
1)
kanė mundėsi mė tė mira pėr tė gjetur punė, sepse mund tė lėvizin
lirshėm, pa pasur frikė nga autoritet e ruajtjes dhe rendit publik.
2) mund tė punojnė nė rregulla me siguracione shoqėrore pėr jetėn
3) mund tė shkojnė nė Shqipėri pėr festa dhe festime tė ndryshme familjare
4) kanė mundėsinė tė marrin dhe familjarėt e tyre duke aplikuar pėr procedurėn e bashkimit familjarė
5) e kanė mė tė lehtė tė marrin me qira apo tė blejnė shtėpi

Pra, nga rreshtimi qė bėmė mė sipėr, mund tė shprehemi se: kjo kategori e
emigrantėve shqiptarė ėshtė me fat dhe nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr
pėrpiqet tė integrohet mė shpejt dhe mė lehtė nė shoqėrinė vendase.
Megjithatė integrimi i tyre ėshtė jo i njėtrajtshėm dhe uniformė.

Integrimi ekonomik

Normalisht integrimi ekonomik i punėtorėve shqiptarė qė emigrojnė nė formė
individuale ėshtė shumė i shpejtė dhe realizohet nė njė periudhė kohe
tė shkurtėr, falė edhe ndarjes nė segmente tė tregut tė punės kėtu nė
Xhenova, sepse emigrantėt zėnė vende pune qė janė pak tė paguara dhe tė
pa pėlqyera nga vendasit.
Emigrantėt shqiptarė, jo vetėm kanė
arritur tė bėjnė integrim tė shpejtė ekonomik, por mund tė themi se
kanė arritur tė zėnė edhe pozicionin e liderit nė kėtė fushė, sepse
janė bėrė sipėrmarrės nė aktivitete tė ndryshme punėsimi .
Shqiptarėt
zėnė vendin e parė, pėr sa i pėrket fushės sė sipėrmarrjes, pėr nga
komunitet e huaja tė pranishme nė qytetin e Xhenovės, ku pothuajse nė
ēdo ndėrmarrje pune nė sektorin e ndėrtimit janė pronarė ose
bashkėpronar.
Punėt qė shqiptarėt (gjinisė mashkullore) kryejnė nė
fushėn e ndėrtimit janė ndihmės punėtorė, punėtorė, mjeshtėr, artixhan
dhe imprezar (sipėrmarrės).
Ndėrsa, nė fushėn e hoteleri-turizmit.
ushtrojnė profesionet e njohura si: ndihmės kamerier, kamerier, ndihmės
kuzhinier, kuzhinier. Nė kooperativa tė ndryshme solidariteti, kryejnė
kryesisht rolin e ndėrmjetėsuesit kulturor, kurse nė bujqėsi punojnė nė
vreshta me rrush si dhe nė ferma me pemė frutore. Kėto janė profesionet
mė kryesore dhe mė tė dukshme qė kryejnė shqiptarėt e gjinisė
mashkullore nė qytetin e Xhenovės.

Roli i gruas shqiptare nė mėrgim

Femra shqiptare lidhur edhe me paragjykimet tradicionale tė marra me vete nga
Shqipėria, nė hapat e para tė emigracionit, nuk ka qenė angazhuar
drejtpėrdrejtė nė asnjė formė punėsimi, pėrveē shtėpiakes sė mirė qė
kujdeset pėr fėmijėt, pėr shtėpinė dhe pėr burrin.
Me kalimin e kohės, burrat (bashkėshortėt) shqiptarė e kanė parė se: ėshtė shumė e
vėshtirė, thuajse e pamundur qė vetėm me njė burim tė ardhurash tė
kėnaqin nevojat e gjithė familjes. Prandaj, mė shumė pėr nevojė
ekonomike dhe mbijetese, se sa sensibilizimi, burri shqiptar, ka
filluar t’i jap mė shumė hapėsira bashkėshortes sė tij, duke e lejuar
tė pėrfshihet me tė drejta tė plota nė tregun e punės.
Prandaj, kohėt e fundit edhe pozicioni i femrės shqiptare nė shoqėrinė e
komunitetit shqiptar nė Xhenova po ndryshon, sepse sot, femra shqiptare
nuk ėshtė vetėm njė shtėpiake e mirė, qė kujdeset vetėm pėr burrin,
shtėpinė dhe fėmijėt, por po bėhet gjithmonė e mė aktiveve edhe jashtė
mureve tė shtėpisė, duke ushtruar profesione tė ndryshme si: Badante
(pėrkujdesjes pėr moshėn e tretė), kameriere, shitėse nė super markete
etj.
Nė disa familje qė kanė zgjedhur tė jetojnė kėtu nė Xhenova, me
tė cilėt unė kam marrėdhėnie miqėsore, kam vėnė re se: gruaja shqiptare
jo vetėm jep njė kontribut tė rėndėsishėm pėr familjen, sepse ushtron
njė profesion dhe sjellė tė ardhura ekonomike, por ka marrė nė dorė
timonin e drejtimit tė familjes, duke i qėndruar pranė bashkėshortit qė
tė dalė nga situata e vėshtirė e pesimizmi (pėr shkak tė vėshtirėsive
tė shumta qė njė emigrant has nė jetėn e pėrditshme si dhe pėr
hapėsirat e vogla qė disponon pėr ti kaluar, kalon nė faza tė vėshtira
edhe pesimizmi) dhe tė besoj seriozisht tek vetja dhe tek familja se
njė e ardhme mė e mirė e pret atė dhe familjen e tij.
Prandaj, mendoj se femra shqiptare, meriton tė ketė njė pozicion mė tė fortė dhe
mė tė rėndėsishėm nė shoqėri, duke pasur parasysh iniciativėn e
sakrificės dhe guximit qė ka marrė mbi supe pėr tė bėrė njė jetė mė tė
mire si dhe nė aftėsitė intelektuale qė ajo mbart.

Shqiptarėt e duan punėn

Zonat mė tė populluara me shqiptarė kėtu nė qytetin e Xhenovės janė nė
Sampiederena, Korniliano, Peli, Principe, Dinegro, Brinjole, nė qendrėn
komerciale Fiumara etj.
Mjafton tė vizitosh kėto vende pėr kuptuar
botėn e komunitetit shqiptar si dhe hallet, vėshtirėsitė, aspiratat,
dėshirat, ėndrrat, zhgėnjime e tyre.
Shqiptarėt njihen si njerėz qė
e duan punėn, qė punojnė shumė (thuajse gjithmonė punojnė nga 10 deri
nė 11 orė nė ditė), qoftė edhe tė dielave duke mos njohur ditė pushimi.
Megjithatė,
pavarėsisht nga dėshira qė shqiptarėt kanė pėr tė punuar, jo gjithmonė
arrijnė ta gjejnė dhe ta kenė atė nė formė tė vazhdueshme. Nuk mungojnė
rastet, qė emigranti shqiptar tė mbetet pa punė edhe me periudha edhe
relativisht tė gjata.
Nėse emigranti gjendet papritur papunė, mund
tė themi me plot kuptimin e fjalės se kemi tė bėjmė mė njė periudhė tė
zezė pėr atė, sepse komplikohen njė seri problematikash si: pa mundėsia
me paguar qiranė ose kėstin e shtėpisė (nė rast se e ka blerė me
kredi), pa mundėsia me ushqyer veten dhe familjarėt e tjerė (nėse ka
bėrė bashkimin familjarė) etj.
Zakonisht, nė rastet, kur njė
emigrant humb vendin e punės dhe nuk arrin tė gjej njė tė re, nga
depresioni, mėrzia, largėsia me vendin dhe familjarėt e bėn tė ndjehet
keq nė aspektin psikologjik dhe tė mbyllet nė vetvete, duke e konsumuar
periudhėn e vėshtirė nė shoqėrinė e duhanit, shishes sė birrės, gotės
sė konjakut, kafesė sė zezė dhe meditimit personal.
Po si fillon dhe zhvillohet dita e njė emigranti qė punon?
Zgjohet zakonisht rreth orės pesė tė mėngjesit, merr nė telefon punėdhėnėsin me
tė cilin vendos vendin se ku do tė takohen, pastaj hynė nė njė barė pėr
tė bėrė mėngjesin.
Mėngjesi i njė emigranti ėshtė njė kafe makiato e
shoqėruar me njė ėmbėlsirė, me njė gotė raki, apo konjak. Nga
kurioziteti qė kisha, i kam pyetur: pse para se fillojnė punėn, pinė
njė gotė raki apo konjak? Mė janė pėrgjigjur se: njė gotė raki tė bėn
mirė pėr stomakun, sepse ta mbledh dhe nuk e ndjejnė bosh, plus pastaj
nė mėngjes gjatė dimrit tė ngroh dhe tė bėn mė tė fortė pėr tė punuar.
Pasi
bėn mėngjesin, nuk harron tė blej paketėn e duhanit ( nėse e pinė) dhe
bashkė me punėdhėnėsin hypin nė makinė pėr ikur tek vendi i punės.
Nėse distanca ėshtė relativisht e madhe, gjatė udhėtimit mes punėdhėnėsit
dhe punėmarrėsit, zhvillohet vetėm dialog pune, ku punėdhėnėsi i bėn
lavdėrime ose kritika punėtori pėr punėn qė ka bėrė njė ditė mė parė si
dhe i jep urdhra pėr punėn e re qė do tė kryej.
Nga ora tetė e mėngjesit, fillon rutina e punės, sepse punėtori ndėrron rrobat e
udhėtimit me ato tė punės dhe fillon tė bėj atė qė i thotė punėdhėnėsi
i tij. Kjo rutinė vazhdon kėshtu, me pushime tė vogla nga pesė minuta,
derisa vjen ora njė e drekės, kur lan duart dhe fillon tė haj bukėn qė
ka marrė me vete, ose nėse nuk ka pasur mundėsi tė marr me vete, shkon
aty afėr nė ndonjė market, ku blen bukė, domate, proshutė dhe nuk
harron tė marrė birrė ose ujė sipas mundėsive dhe kur mbaron sė ngrėni,
shfrytėzon ato pak minuta qė i kanė mbetur nė dispozicion ( pushimi i
drekės nuk ėshtė mė shumė se njė orė) pėr tu shtri qė tė ēlodhet.
Pasi mbaron pushimi i drekės, i rikthehet pėrsėri punės deri nga ora pesė e
gjysmė, gjashtė ( ka edhe raste deri nė tetė tė darkės) qė ėshtė edhe
koha, kur punėtori shqiptar mbaron ditėn e punės, ndėrrohet duke veshur
pėrsėri rrobat e udhėtimit dhe pret tė vij ta marrė pėrsėri punėdhėnėsi
i tij pėr ta ēuar nė shtėpi.
Duhet theksuar se: jo gjithmonė
punėdhėnėsi i garanton udhėtimin punėtorit tė tij, nė shumicėn e
rasteve punėtori, duhet tė pėrdorė shėrbimin publik tė transportit pėr
tė vajtur nė punė dhe pėr tu kthyer nė shtėpi.
Dita e diel ėshtė
dita e pushimit dhe rrugėt e qytetit tė Xhenovės mbushen me shqiptarė,
qė mė nė fund edhe ata si tė tjerėt mund tė pushojnė, tė dalin tė
shėtisin, tė bėjnė shoping dhe tė takojnė ndonjė shokė.
Tė dielave shqiptarėt grumbullohen mė shumė tek qendra komerciale Fiumara, ku
qėndrojnė ulur gjithė ditėn nė baret e saja, duke parė ndonjė gocė tė
bukur qė kalon aty pranė, duke ngacmuar me shikim ndonjė tjetėr qė mund
tė jetė ulur aty pėrballė si dhe qajnė hallet e njėri- tjetri.
Pse shqiptarėt zgjedhin qendrat komerciale pėr tė kaluar tė vetmen ditė
pushimi qė kanė? Sipas analizės time mendoj se: ditėt e punės pėr
shqiptarin janė tepėr monotone, sepse nuk ka asnjė hapėsirė tjetėr
pėrveē punės.
Ai ėshtė thjeshtė njė robot pune, qė nuk ka mundėsi tė
takohet me njerėz, tė shkėmbej biseda. Pra, ai ndjehet nė njė farė
mėnyre i braktisur nga bota njerėzore, dhe mezi pret tė vij dita e diel
pėr tė shkuar tek qendra komerciale, ku ka shumė njerėz, zhurma etj.
Kjo ditė e vetme pushimi i jep shpresėn se edhe ai ėshtė pjesė e jetės
urbane sė qytetit dhe i largon qoftė edhe pėr njė ditė idenė e
stamposur nė kokė se nuk ėshtė robot pune, qė merr vetėm komanda pėr ti
zbatuar, por qenie njerėzore qė pėr nga natyra ka nevojė tė jetė nė
marrėdhėnie reciproke me njerėzit e tjerė.

Shqiptarėt shfrytėzojnė shqiptarėt

Punėdhėnėsi mund tė jetė italian ose shqiptarė, ku ndryshimi mes tyre ėshtė mjaft i prekshėm dhe radikal.
Nėse e pyet njė emigrant shqiptar se me kė punon dhe ai tė pėrgjigjet gjithė
gėzim se punon me italian dhe nė tė kundėrt shprehet me gjysmė zėri me
shqiptar. Pse ndodh kjo? Italianėt zakonisht janė mė njerėzorė nė
sjellje dhe nė komunikim, sepse tė lėnė tė punosh brenda aftėsive
fizike qė ke pa tė bezdisur shumė me kėrkesa tė tepėrta, me qėllimin se
edhe nėse nuk ke ē’tė bėsh, duhet tė harxhosh patjetėr energji qoftė
edhe pa dobi, sepse po tė paguan dhe nuk tė kam marr tė bėsh “Qejf”.
Kjo nuk nėnkupton se italianėt janė engjėj, por se nė krahasim me
shqiptarėt, janė shumė mė tė sjellshėm si pėr nga natyra, qoftė edhe
nga frika qė kanė kundrejt shqiptarėve. Me shqiptarin mjafton tė dish
tė komunikosh, tė dish tė sillesh, dhe nuk ėshtė e nevojshme t’i thuash
tė punoj, ti japėsh urdhra nė rolin e eprorit, sepse punėn e don dhe
nuk bėn dredha.
Ndėrsa nėse punon me shqiptarė do tė thotė se je me
tė vėrtet pa fat dhe se ti edhe pse po punon nė kohė moderne,
trajtohesh (nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve) si njė skllav i vėrtetė i
rendit skllav-pronar.
Ajo qė kam vėnė re me keqardhje nė shumė raste
ėshtė se: shqiptarėt shfrytėzojnė njėri- tjetrin kėtu nė mėrgim. Si
ndodh kjo? Po ja njė kategori e emigrantėve shqiptarė, qė kanė ardhur
shumė kohė mė parė kėtu nė Xhenova dhe janė sistemuar me punė stabėl,
pėrpiqen tė pėrfitojnė nga kategoria tjetėr e sapoardhur, e pa
ambientuar, me pa mbėshtetje qė nuk njohin askėnd dhe kanė nevojė tė
fillojnė tė punojnė menjėherė.
Atėherė kėta tė mjerėt e sapoardhur,
duke mos ditur mirė edhe gjuhėn italiane e kanė pothuajse tė pa mundur
tė komunikojnė me vendasit si dhe pėr rrjedhojė tė gjejnė punė. Kėshtu,
pėrpiqen tė vihen nė kontakt me bashkėkombėsit e tyre qė kanė ardhur mė
parė, me shpresėn se do i ndihmojnė pėr t’i i marrė nė punė.
Tė punosh me njė bashkėkombės tėndin (nga rastet qė kam vėnė re unė) do tė
thotė se: me tė vėrtetė do tė kalosh njė ditė pune me lodhje tė
pėrballueshme dhe me gjendje dėshpėruese psikologjike deri nė njė
dėshpėrim tė madh nė pritje qė kjo ditė ferri tė mbaroj sa mė parė dhe
me shpresėn e venitur, duke ju lutur zotit se dita e nesėrme nuk do tė
jete po aq e lodhshme sa kjo qė sapo mbylla.
Ai qė mbart rolin e
ustait apo mjeshtrit e trajton punėtorin e tij tamam si: kafshė qė nuk
dinė dhe nuk ka tė drejtė tė reagoj apo tė mbrohet, por thjeshtė zbaton
urdhrat sikur tė ishte kalė karroce, qė e shikon rrugėn vetėm para.
Shqiptari pėr nga natyra, kanė qejf tė madh tė jap vetėm urdhra dhe tė
bėj rolin e shefit qoftė edhe nė realizimin e njė diēkaje tė vogėl, pėr
tė cilėn mbart kompetenca tė plota dhe tė pa kundėrshtueshme. Pėr tė
kuptuar mė mirė po ju jap njė shembull si: ndėrtimin e njė muri tė
thatė.
Kjo ėshtė njė ndėr punėt mė tė lodhshme qė asnjė emigrant nuk
do tė donte tė bėnte punėtorin, sepse ka lodhje tė madhe fizike.
Punėdhėnėsi i jep urdhrin punėtorit qė gurėt tė vendosen mbi skele, pa pasur
parasysh se nėse mundet dhe nėse gurėt janė tepėr rėndė pėr ti lėvizur,
ta copėtosh gurin me barre, pa menduar aspak se guri mund tė jetė shumė
i fortė dhe se nuk thyhet dhe etj. Ka edhe raste tė tjera, kur ti je
duke u marrė me diēka dhe nė tė njėjtėn kohė, punėdhėnėsi tė kėrkon ti
japėsh ēekiēin nė dorė qė e ka afėr kėmbėve. Kėtė e bėn pėr tė lėnė tė
kuptuar se ai ėshtė pronari jot, dhe se detyra jote ėshtė tė punosh pa
pushim dhe nėn urdhrat e tija.
Kėtė shembull e dhashė thjeshtė pėr
tė pasur njė ide se deri, ku shkon shfrytėzimi i shqiptarit nga vetė
shqiptari, qė thyen limitet e humanizmit. Shfrytėzimi, nuk ėshtė vetėm
i karakterit fizik, ekonomik por edhe shkatėrrim psikologjik, sepse
punėdhėnėsi mund tė kaloj gjithė ditėn duke e ofenduar dhe fyer rėndė
punėtorin e tij.
Ai mund ta ofendoj deri aty, ku nuk mban mė, sepse
kėrkon ti plotėsoj dhe ti realizoj tė gjitha qejfet dhe tekat e tija qė
janė jashtė mundėsisė njerėzore pėr tu plotėsuar nga forca fizike e njė
punėtori tė vetėm. Punėdhėnėsi kėrkon tė realizoj njė fitim tė madh,
por duke u pėrpjekur qė punėn e njėzet punėtorėve ta bėj vetėm njė,
sepse kėrkon tė fitoj shumė pa investuar aspak nė krahun e punės.
Ndėrsa
shfrytėzimi ekonomik nėnkupton pagesa minimale nė krahasim me mesataren
e tregut tė punės si dhe vonesa tė gjata kohore likuidimi.
Pse dhe si ndodh njė shfrytėzim i tillė?
Sepse, zakonisht punėtorėt shqiptarė qė nuk kanė arritur tė mėsojnė njė zanat
tė mirėfilltė nė fushėn e ndėrtimit, mund tė kalojnė periudha tė gjata
pa pasur punė dhe pėr rrjedhojė gjenden nė vėshtirėsi tė mėdha
ekonomike.
Punėdhėnėsit shqiptarė, shfrytėzojnė pikėrisht kėto raste
tė vėshtira dėshpėruese nėpėr tė cilat kalojnė kjo kategori emigrantėsh
dhe ju ofrojnė pagesa qesharake (40 euro ditėn e punės).
Jo vetėm qė
nė tė vėrtet i shfrytėzojnė nė aspektin ekonomik, por nė pamje tė parė,
atyre ju shfaqen me fytyrėn e engjėllit, duke ju thėnė se ne po ju
ndihmojmė, po ju gjejmė punė dhe po ju trajtojmė si vėllezėr.

{vazhdon...}


_________________
Sė Shpejti...

DaciMehdi
Webmaster
Webmaster

Male Numri i postimeve: 146
Vendndodhja: Albania
Points: 418
Reputation: 0
Registration date: 22/01/2008

Re: Komuniteti shqiptar nė Xhenova

Mesazh nga DaciMehdi prej Tue Sep 30, 2008 12:04 pm

{...vazhdimi}
Tė jesh klandestin
Njė
klandestin realisht nuk gėzon asnjė tė drejtė, edhe atė mė themeloren,
tė drejtėn pėr tė jetuar, sepse lėviz gjithė frikė se mos e kapin
forcat e rendit edhe pse nė fakt nuk ka bėrė asgjė, pėrveē faktit qė ka
thyer sovranitetin e njė vendi pėr njė jetė mė tė mirė.
Ai nuk mund
tė punoj me rregulla dhe pagesa shoqėrore, por thjeshtė nė tė zezė dhe
me pagesa qesharake, nuk mund tė shikoj tė afėrmit dhe nuk mund tė
kthehet nė Shqipėri qoftė si pėr gėzime ashtu edhe pėr hidhėrime
familjare.
Njohė personalisht njė djalė tė ri qė ka ardhur nė moshėn
shtatėmbėdhjetė vjeēare, qė nuk ka mundur tė bėj dokumentet, por nuk ka
reshtur qoftė edhe njė ditė duke punuar nė tė zezė, sepse nė tė bardhė
nuk mund, pasi pėr shtetin italian pėr statusin qė mbart nuk ekziston.
Djali tashmė ka 20 vjeē dhe pėr faktin qė nuk ka lejen e qėndrimit nuk e ka
parė familjen e tij gjatė gjithė kėsaj kohe, sepse po tė shkoj nė
Shqipėri nuk mund tė kthehet mė, kurse nė Shqipėri nuk qėndron, sepse
nuk ka punė.
Ai thotė se familjarėt e mi kanė, harxhuar goxha para
nga ato pak kursime qė kishim qė unė tė vija kėtu tė punoja dhe tė
ndihmoja familjen time, sepse po kalonte njė periudhė krize ekonomike
ngaqė tė dy prindėrit ishin pa punė dhe nuk kishin mundėsi tė gjenin
punė tė re. Pra, mjafton vetėm ky shembull, pėr tė kuptuar dhimbjen qė
kalon njė shqiptar klandestin nga jeta qė ėshtė i detyruar nė rrethana
tė pa dėshirueshme ta bėj.
Njė ditė njė miku i im (tė gjithė
shqiptarėt e mirė qė janė nė mėrgim kėtu nė Xhenova i kam miq) qė ėshtė
njeri i mirė, por qė pėr fatin e tij tė keq ėshtė klandestin, mė thirri
tė shkoja ta takoja diku nė Peli, ku po punonte.
Kishim shumė kohė
qė nuk ishim parė, sepse unė i zėnė me studime dhe ai i zėnė me punė,
nuk kishim pasur asnjė hapėsirė kohe pėr tu takuar dhe pėrshėndetur.
Pėr kėtė arsye vendosa atė ditė qė tė shkoja ta takoja edhe pėrse ishte
pak larg.
Kėshtu bėra, shkova dhe e takova, e pėrshėndeta, e pyeta
se si po ja kalonte nė punė dhe apo lodhej? Ai mu pėrgjigj duke
buzėqeshur dhe drejtuar gishtin tek disa porta tė blinduara qė ishin
mbėshtetur diku nė njė faqe muri dhe mė thotė se: njė derė e tillė
peshon njėqind kile dhe unė duhet ta marrė vetėm nė shpinė dhe ta ngjis
nė katin e gjashtė. Kėtė punė bėj ēdo ditė dhe mė thuaj ti nėse lodhem
apo jo?! Mua mė erdhi shumė keq dhe u gjeta nė njė pozicion tė
vėshtirė, sepse nuk dija ēfarė t’i thosha.
Megjithatė, u pėrpoqa ti
jap optimizėm, duke i thėnė se mė mirė do tė bėhet, pa mendo tė tjerėt
qė duan tė punojnė, por nuk gjejnė punė e kėshtu me radhė. Fjalėt e mia
ishin tė kota, sepse realiteti jo vetėm i mikut tim, por i tė gjithė tė
tjerėve qė mbartin statusin klandestin ėshtė i hidhur dhe tepėr
dėshpėrues.

Emigracioni jo individual dhe martesat miske

Emigracioni shqiptar kėtu nė Xhenova, nuk ėshtė vetėm i karakterit individual, por
edhe familjarė, sepse falė lehtėsimeve tė procedurave dhe vizave pėr
bashkim familjarė, shumė shqiptarėt kanė sjellė edhe familjarėt e tyre
si: bashkėshorten, fėmijėt, prindėrit etj. Pra, mund tė themi se
emigracioni shqiptarė kėtu nė Xhenova, ka kaluar nė njė fazė tė dytė,
atė tė pjekurisė, tė tipit familjarė.
Nuk janė tė pakta rastet, kur
emigrantėt e rinj qė kanė ardhur nė njė moshė fare tė re dhe kanė
zgjedhur martesa miske, duke zgjedhur bashkėshortė/e qė janė qytetare
italiane, apo qytetarė nga komunitet e tjera tė emigracionit qė janė
vendosur nė Xhenova.
Martesa miske nuk funksionojnė dhe nuk zgjasin
shumė, pasi nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, bėhen pėr interesa tė
njėanshme, dhe jo pėr hir tė dashurisė sė sinqertė tė shprehur nga dy
palėt. Kur, kam pyetur shqiptarėt qė janė martuar me tė huaja
(italiane) se perse kanė zgjedhur tė bėjnė njė lidhje tė tillė? Ato mė
janė pėrgjigjur se: e kanė pėrdorur martesėn pėr tė marrė dokumentet
dhe lejet e qėndrimit. Ka edhe raste tė tjera qė ndoshta janė tė pakta
nė numėr, kur bėhen martesa tė sinqerta miske mbi bazėn e dashurisė dhe
respektit reciprokė.
Kalimi i emigracionit shqiptar, kėtu nė qytetin
e Xhenovės, nga faza individuale e tranzicionit, nė atė tė emigracionit
familjarė dhe tė pjekurisė, ka sjellė disa ndryshime qė nuk janė tė pa
dukshme, sepse kanė marrė edhe familjarėt e tyre, kanė blerė shtėpi, ka
futur fėmijėt nė shkolla.
Kjo tregon, se po bėjnė investime
afatgjate dhe ėshtė e vėshtirė tė besosh se kjo kategori e komunitetit
shqiptar (emigrantėt shqiptarė pėrbėjnė numrin mė tė madh tė
komuniteteve tė huaja pėr numrin e shtėpive tė blera) mund tė rikthehet
pėrsėri nė vendin e tyre tė origjinės.
Nė disa raste qė kam pasur
mundėsinė tė takohem dhe tė pi kafe me emigrantėt tė moshės relativisht
madhore, qė kanė marrė edhe pjesėn tjetėr tė familjes me vete dhe nė
muhabet e sipėr i kam pyetur nėse mendojnė tė rikthehen pėrsėri nė
Shqipėri? Ato me sy tė pėrlotur mė janė pėrgjigjur se tashmė janė
stabilizuar shumė mirė kėtu me punė, me shtėpi dhe se tani nuk e
shikojnė tė ardhmen e tyre nė Shqipėri.
Pastaj, nuk e kanė shumė tė
lehtė tė kthehen edhe nėse duan, sepse fėmijėt e tyre qė frekuentojnė
shkollat kėtu dhe qė janė integruar plotėsisht nė shoqėrinė xhenoveze
jo vetėm qė nuk duan tė kthehen pėrgjithmonė pėr tė jetuar nė Shqipėri,
por qė as e mendojnė njė gjė tė tillė.
Shqipėria, pėr brezin e ri qė
po rritet dhe qė lind nė Xhenova, bėhet gjithnjė mė e largėt dhe mė e
huaj, sepse kjo kategori pėr fatin tonė tė keq jo vetėm qė po
integrohet mė sė mirė nė shoqėrinė vendase, por mė saktė po asimilohet.
Njė pjesė e mirė e tyre qė kanė ardhur nė njė moshė fare tė re, apo qė kanė
lindur kėtu, nuk dinė ta shkruajnė fare gjuhėn shqipe, dhe e flasim
duke u menduar qė tė gjejnė fjalėt e duhura pėr tė formuar fjalitė.
Mendoj se ky ėshtė njė ndėr problemet kryesore qė do tė has nė tė
ardhmen emigracioni shqiptar, atė tė humbjes sė identitetit.

Opinioni i emigrantėve pėr Shqipėrinė

Deri tani folėm pėr emigrantėt shqiptarė kėtu nė Xhenova, por nuk kemi
pėrshkruar se ēfarė mendojnė emigrantėt shqiptarė pėr vendin tyre
Shqipėrinė? Zakonisht nė emigracion kanė ardhur persona qė kanė qenė
mbushur me plot dėshpėrim, vuajtje, zhgėnjim, varfėri, stres dhe qė nuk
kanė gjetur asnjė rrugė shpėtim pėr tė dalė nga ferri i jetės sė gjallė
njerėzore nė Shqipėri, por me dhimbje, lot kanė marrė pa kushte rrugėn
e emigracionit.
Prandaj, kėto person ėshtė e vėshtirė tė kenė njė
opinion tė mirė pėr vendin e tyre Shqipėrinė. Le tė bėjmė njė dallim tė
qartė nė tė shprehur, kur them “vend” e kam fjalėn pėr klasėn politike
qė e ka dhe vazhdon ta qeverisė Shqipėrinė.
Emigrantėt, nuk ėshtė se
nuk e duan vendin, ku janė lindur ata dhe tė parėt e tyre, tė cilin e
konsiderojnė me tė drejtė si njė vend tė mrekullueshėm me mjaft pasuri,
por qė fatin e kėtij vendi tė mrekullueshėm e kanė marrė nė dorė
persona tė papėrgjegjshėm qė nuk dinė tė qeverisin dhe se mendojnė
vetėm pėr vetėn e tyre.
Nėse edhe thjeshtė pėr tė bėrė pėr muhabet,
ose pėr kuriozitet i pyet emigrantėt se ēfarė mendojnė pėr politikėn
dhe politikanėt tanė? Ato nuk duan tė flasin fare, por nėse insiston,
tė pėrgjigjen se: ju ka ardhur nė majės tė hundės nga politika dhe
politikanėt, sepse mendojnė vetėm pėr xhepat dhe veten e tyre.
Kjo nėnkupton se edhe pse nė pamje tė parė nuk duan tė shprehen aspak pėr
politikėn shqiptare, qė i varfėroj shpirtėrisht, ekonomikisht dhe qė i
degdisi nėpėr botė, thellė nė tė vėrtetė emigrantėt, kanė krijuar
ndoshta njė urrejtje tė justifikuar mbi politikėn shqiptare nga faktet
se si i kanė qeverisur nė dy dekadat e fundit, pa llogaritur edhe
periudhėn e errėsirės sė madhe nė pesėdhjetė vitet e komunizmit
ēnjerėzorė shqiptar.
Gjatė kėsaj vere qė sapo kaluam u ktheva me
pushime nė Shqipėri, pranė familjes time dhe njė ditė mė merr nė tel
njė miku im qė jeton prej kohėsh me familjen e tij nė qytetin e
Xhenovės dhe mė fton pėr tė pirė njė kafe, sepse edhe ai ashtu si unė,
ishte kthyer nė Shqipėri pėr pushime.
Pas telefonatės qė bėra, dal
nga shtėpia dhe shkoj ta takoj diku tek Zogu i Zi, ku po mė priste nė
makinė bashkė me vajzėn e tij gjashtė vjeēe.
U takuam dhe u
pėrshėndetėm dhe pastaj hipėm nė makinėn e tij dhe u nisem pėr tė
shkuar nė njė bar diku jashtė Tiranės pėr tė pirė kafen. Gjatė rrugės,
miku im pyet gocėn e tij gjashtė vjeē se: ku ėshtė mė mirė kėtu nė
Shqipėri, apo atje nė Xhenova? Ajo edhe pėrse e vogėl nė moshė
pėrgjigjet si njė e rritur se: kėtu nė Shqipėri duhet tė vijnė pėr tė
parė tė afėrmit tanė, por atje nė Xhenova, ku ne jetojmė ėshtė mė mirė,
sepse rrugėt janė tė pastra, kėpucėt nuk tė bėhen me pluhur sikur tė
ecėsh nėpėr Sahara, se rrugės, kur kalon afėr koshave tė plehrave nuk
vjen erė e keqe e kėshtu me radhė.
Zgjedhja e kėsaj vajze qė ka
vetėm gjashtė vjeē, tregon se sa i vėshtirė ėshtė bėrė realiteti i
pėrditshėm nė Shqipėrinė tonė tė dashur, ku shumė gjėra vazhdojnė tė
jenė shumė larg standardeve evropiane. Gjithashtu, kjo nėnkupton dhe sa
dėshirė kanė fėmijėt qė kanė ardhur tė vegjėl apo qė kanė lindur nė
Xhenova pėr tu kthyer pėrgjithmonė nė vendin e origjinės, Shqipėrisė.
Ėshtė pėr tė ardhur keq qė prindėrit e tyre janė larguar tė mbushur mė
zhgėnjime dhe qė edhe fėmijėt e tyre vazhdojnė tė ushqehen me
dėshpėrimin e prindėrve tė tyre, sepse kur bėjnė krahasimin mes jetės
qė bėjnė kėtu Xhenova, dhe asaj qė gjejnė dhe prekin pėr ato pak ditė
qė shkojnė me prindėrit me pushime nė Shqipėri, ėshtė njėlloj sikur tė
krahasosh natėn me ditėn, ose dy standarde me nivele krejtėsisht tė
largėta.
Duhet tė theksojmė se: edhe pse emigrantėt shqiptarė janė
larguar nga Shqipėria, kundėr dėshirės sė tyre, sepse nuk kishin asgjė
tė sigurt dhe tė garantuar, duke u nisur nga gjetja e njė vendi pune
deri tek siguria pėr jetėn .
Ato, pėrsėri kanė mall dhe nostalgji
shumė tė madhe pėr vendin e tyre, ku janė lindur, janė rritur dhe kanė
tė afėrmit e tyre, kanė dhėnė dhe vazhdojnė tė japin kontribute tė
mėdha ekonomike, por irritohen dhe nuk pranojnė dot realitetin qė ėshtė
krijuar nga njė klasė politike qė ėshtė krejtėsisht indiferente
kundrejt halleve dhe problemeve tė qytetarėve.

Integrimi social, kulturor dhe politik i shqiptarėve
nė Xhenova


Mė i ngadaltė ėshtė integrimi social-kulturor dhe ai politik qė kėrkojnė
disa dhjetėra vjet edhe nė vende tė hapura si Shtetet e Bashkuara, ku
grupe tė ndryshme etnike kanė jo mė pak se dy ose breza pėr njė
integrim, qė jo gjithmonė ėshtė realizuar nė kėtė kategori.
Shqiptarėt, nė qytetin e Xhenovės, janė komuniteti mė pak i organizuar nė forma tė
pėrbashkėta organizative jo qeveritare, pėr mbrojtur tė drejtat e tyre
kolektive. Edhe pse janė tė shumtė nė numėr, deri nė vitin 2003, ku pėr
herė tė parė u themelua, organizata e parė shqiptare “Gjenerata Re
Shqiptare”, shqiptarėt nuk ishin grumbulluar nė asnjė formė
bashkėpunimi apo grupimi tė pėrbashkėt nė mbrojte tė drejtave tė tyre
kolektive si komunitet.
Organizata “Gjenerata Re Shqiptare” e
formuar nga njė grup tė rinjsh qė sapo kishin ardhur nga Shqipėria pėr
tė kryer studimet e larta, ėshtė pėrpjekur qė pėrmes programeve tė saja
dhe bashkėpunimeve qė ka bėrė, tė ngrejė lartė jo vetėm vlerat dhe
imazhin e komunitetit shqiptar tė vendosur nė Xhenova, por edhe atė tė
Shqipėrisė.
Falė iniciativave dhe punės vullnetare qė ka bėrė
kryetari i kėsaj organizate dr. Alban Daci si dhe ndihmės qė ka dhenė
dhe vazhdon tė jap i nderuari Giuseppe Maria Durazzo, Konsull i Nderit
nė Montekarlo pėr Republikėn e Shqipėrisė, komuniteti shqiptar nė
Xhenova po integrohet edhe nė sport.
Pėr herė tė parė nė historinė e
Xhenovės, falė iniciativės sė dr. Alban Daci dhe mbėshtetjes personale
qė ka afruar Konsulli Durazzo ėshtė themeluar njė skuadėr futbolli
shqiptare, vetėm me djem tė ri shqiptarė qė jetojnė nė kėtė qytet dhe
quhet “Reale Durazzo” nė nderė tė familjes fisnike shqiptare “Durazzo”,
qė erdhėn si skllevėr dhe falė aftėsive tė tyre kanė qeverisur pėr
dekada Republikėn e Xhenovės.
Sa i pėrket integrimit politik tė
shqiptarėve, pėr momentin as qė nuk mund tė flasim, sepse janė disa
kushte formale dhe informale qė mund tė plotėsohen vetėm me kalimin e
kohės dhe me ndėrrimin e brezave pėr tė realizuar njė integrim tė kėsaj
natyre. Njė ndėr kushtet themelore pėr pjesėmarrje politike, sipas
kushtetutės italiane ėshtė tė zotėrosh nėnshtetėsinė italiane.
Gjithashtu, njė kėrkesė tjetėr informale po aq e rėndėsishme pėr
pjesėmarrje dhe pėrfaqėsim politik ėshtė tė kesh njė titull lartė
studimesh.
Kjo kėrkesė qė tė realizohet, do tė paktėn tė kaloj edhe
njė brez tjetėr tė bėhet realitet, sepse tani pėr tani shqiptarėt kanė
sfida tė tjera mė tė vėshtira pėr tė pėrballur. Integrimi politik mund
tė bėhet vetėm, kur tė rriten dhe tė arsimohen fėmijėt e emigrantėve
shqiptarė qė janė lindur dhe janė arsimuar kėtu nė Xhenova.

Opinioni i shqiptarėve qė jetojnė nė Shqipėri
mbi emigracionin


Po shqiptarėt qė ndodhen nė Shqipėri qė nuk kanė emigruar asnjėherė dhe
nuk e njohin aspak realitetin e tė qenit emigrant ēfarė mendojnė pėr
ato qė kanė marrė rrugėn e mėrgimit? Pėrderisa nė Shqipėri ashtu si nė
ēdo vend tė botės, kemi shtresa tė ndryshme shoqėrore, pėr rrjedhojė
nuk mund tė kemi njė opinion uniformė kundrejt emigrantėve qė kanė
zgjedhur tė jetojnė dhe tė punojnė jashtė.

Prandaj, do tė pėrpiqem tė bėj disa klasifikime si mė poshtė:

familje shqiptare qė nė mėnyrė tė drejtė apo tė pa drejtė, kanė arritur tė
shfrytėzojnė ato pak hapėsira qė kishte realiteti shqiptarė, jo vetėm
pėr tė siguruar njė jetė normale, por edhe pėr tė garantuar tė ardhura
aq tė mjaftueshme sa mund tė klasifikohen si tė pasur. Meqė, kėto
familje kanė arritur tė sigurojnė standarde tė mira jetese, nuk kanė
pasur nevojė tė emigrojnė dhe ta njohin botė e emigrantit, i bėn ata tė
jenė plotėsisht indiferent pėr kėtė fenomen qė e konsiderojnė
krejtėsisht tė huaj dhe aspak tė pranishėm nė jetėn e pėrditshme tė
tyre.
bota e turizmit shqiptar, i njeh nė raportin e klientit nė
llogaritjen e pėrfitimit ekonomik dhe pothuajse nuk krijojnė aspak
marrėdhėnie tė karakterit social, por vetėm nė kuadrin e ofrimit tė njė
shėrbimi tė mirė tė ofruar gjatė pushimeve, kundrejt pėrfitimit qė
marrin prej emigrantėve nė formėn e pagimit pėr shėrbimin qė kanė
marrė. Megjithatė, duhet tė theksojmė se turizmi i lirė privat nė
Shqipėri, nuk ka njė histori tė gjatė dhe nuk pasqyron pjekuri shėrbimi
pėr klientėt. Prandaj, edhe emigrantėt shqiptar ashtu si qytetarėt e
tjerė jo gjithmonė janė tė kėnaqur pėr pushimet qė kanė kaluar.
familjet
qė bėjnė pjesė nė shtresėn e mesme dhe tė varfėr tė shoqėrisė shqiptare
dhe qė janė prekur drejtė pėr sė drejti nga emigracioni, ku kanė tė
paktėt njė anėtarė tė familjes, e shikojnė emigracionin si: njė mundėsi
shpėtimi nga varfėria, njė opsion tė sigurt pėr zgjidhjen e shumė
halleve qė kanė, por edhe si dhimbje tė thellė shpirtėrore, pėr faktin
se kalojnė njė kohė tė gjatė pa u parė dhe pa ndarė emocionet mė tė
rėndėsishme tė jetės sė tyre.
Shteti shqiptarė, ėshtė krejtėsisht
indiferent pėr t’iu qėndruar pranė, kur emigrantėt shqiptarė kanė
nevoje dhe shumė vigjilent pėr tė shfrytėzuar tė ardhurat e tyre nė
mbushjen e boshllėqeve tė buxhetit shtetėror. Shteti shqiptar, me plot
kuptimin e fjalės qė nga origjina e emigracionit deri mė sot nuk ka
bėrė asgjė konkrete pėr emigrantėt.

{vazhdon...}


_________________
Sė Shpejti...

DaciMehdi
Webmaster
Webmaster

Male Numri i postimeve: 146
Vendndodhja: Albania
Points: 418
Reputation: 0
Registration date: 22/01/2008

Re: Komuniteti shqiptar nė Xhenova

Mesazh nga DaciMehdi prej Tue Sep 30, 2008 12:07 pm

{...vazhdimi}
Ēfarė opinioni kanė italianėt pėr shqiptarėt, a janė ata racistė si dhe a mund tė bashkėjetojnė sė bashku

Duhet tė theksojmė se jo vetėm nė Xhenova, por nė tė gjithė Italinė, ka njė
numėr tė konsiderueshėm punėsh qė janė pak tė pėlqyeshme dhe qė paguhen
pak- nė agrikulturė, nė sektorin e ndėrtimit, nė peshkim, nė industrinė
e rėndė, nė shėrbime tė veēanta shtėpiake- qė italianėt nuk duan ti
bėjnė mė, sepse nė shumicėn e rasteve niveli i tyre i pėrgatitjes
shkollore si dhe mirėqenia familjare i shtynė ti refuzojnė.
Ndarja
Ne/Ata ( shqiptarė/ italianė), prezantohet si njė zbulim i vėrtetė i
njė gjendje fakti tė njė realiteti dhe si njė ndarje thelbėsore,
identiteti, mes grupeve tė ndryshme si rezultat i njė seri
marrėdhėniesh sociale.
Kjo na fton tė mos pėrqendrojmė vėmendje mbi
karakteristika tė supozuara mes Nesh dhe Atyre, tė marra si vlera
autonome dhe tė izoluara, por me vėzhguar nė zona pėrplasje, pėrballje,
ndėrmjetėsimi dhe dialogu. Prandaj, na fton tė vėzhgojmė ēėshtjet e
diskriminimit e krijimit tė diferencave nga njė pikėpamje marrėdhėniesh.
Problemi
i njė pėrkufizimi Ne/Ata dhe njė pėrdorimi shoqėrorė i kėtyre
kategorive ėshtė njė ēėshtje qė ka tė bėj me momente relacionale,
konkretisht rastet e aksionit social, nuk janė ēėshtje qė zgjidhet nė
tė kuptuarin mirė kush jemi Ne dhe kush janė Ata.
Prandaj, duket e
nevojshme jo shumė tė pyeten mbi njė shembull statuti tė identiteteve
respektive, se sa mbi marrėdhėniet qė vendosin nė lidhje, ndonjėherė nė
kundėrvėnie, kėto terma dhe identifikimet qė i ndėrtojnė.
Njė vėzhgim i drejtė dhe racional na fton tė lėmė hipotezėn se diskriminimi
dhe pengesa pėrballė diferencave mund tė jetė i rikthyer nė faktor
“personal”, qė ėshtė i mundur ti ndaj njerėzit nė dy njėsi: racistė dhe
jo racistė.
Sikur nėnvizon Taguieff se: nėse nuk je racist mund tė
bėhesh dhe nėse ke qen mund tė mos jesh mė. Racizmi i shfaqur nga
sjellja e njė aktori social nuk mund tė shpjegohet pėrmes tendencave
dhe udhėzimeve tė kėtij tė fundit. Elementi kryesor i shpjegimit tė njė
qėndrimi social ėshtė situata.
Marrėdhėnia qė ndėrton ndarjen Ne/Ata duhet tė analizohet duke pasur parasysh kontekste tė veēanta dhe asimetrinė e pushtetit.
Kjo nėnkupton se duhet tė reflektojmė jo vetėm nė ndėrtimin e kufijve
social (identitet, diferencė) por edhe mi hierarkinė (pozicionin
social, pushtetin) qė nga ndarja Ne/Ata gjejnė legjitimitet dhe mundėsi
konkrete manifestimi dhe pėrdorimi.
Ndarja Ne/Ata nuk mund tė jetė e
vlerėsuar nė njė kontest tė universalizmi dhe reciprociteti tė rremė.
Njė reflektim serioz mbi diskriminimin duhet tė di tė shoqėrohet nė
reflektim multikulturor dhe interkuluror- njė diskutim qė kėrkon tė
mbaj diskriminimet nė ballafaqimin e Tjetrit duke celebruar diferencėn,
duke favorizuar njė njohje tė tijėn , duke kėrkuar tė edukoj nė
kulturėn e tė tjerėve pėr tė bėrė tė mundur ta njohin dhe ta admirojnė
– njė reflektim mbi diskriminimin i vėnė nė jetė nga grupe homogjene qė
vlerėson dimensionet strukturale tė proceseve pėrjashtuese , qė i kthen
me shumė se tė vetėdijshėm anėtarėt e grupit dominuese tė paragjykimit
tė tyre dhe tė racizmit tė tyre (Anthias e Lloyd, 2002).
Pjesa dominuese qė pėrbėn shumicėn luan rol qendror qė mund tė konsiderohet
edhe si problematik. Tė reflektuarit mbi modalitetin e marrėdhėnieve,
tė integrimit tė bashkėjetesės mes grupeve qė konsiderohen tė ndryshėm,
nuk mbarohet - as zgjidhet kryesisht - nė njė analizė tė
karakteristikave dhe aksioneve tė grupeve minoritare, por duke
propozuar ēėshtjet e statusit tė mazhorancės: marrėdhėniet
ndėrkulturore nuk shqyrtojnė karakteristikat e pakicave, mbi tė gjitha,
mendimin, identifikimet dhe aksionet e grupit dominues (Tėėne e
Gallagher, 2008; Essed e Trienekens, 2008).
Tė pyesėsh mbi
bashkėjetesėn multikulturore sot nė Itali ėshtė para sė gjithash tė
pyesėsh mbi idenė e “Italianizmit”, mbi ndėrtimin lokal tė identitetit,
tė kufijve, e mbylljeve dhe tė hapjeve tė “italianėve”: forma jo tė
thjeshta “reagimi” nė sjellje, qėndrime ose “karakteristika themelore”
tė Tjetrit.
Prej vitesh studiozėt theksojnė se transformimet e
thella nė retorikė dhe nė praktikė tė diskriminimit. Termat e ri si
racizėm institucional, kulturor, racizmit simbolik, racizėm ditor
tentojnė tė theksojnė qė jemi pėrballė nė praktikė dhe retorikė se sa
nė biologji dhe nė racė gjejnė bazė nė kulturė, praktikė qė mė shumė se
tė shfaqen nė aksione eksplicite dhe violente pėrsėriten nė mekanizma
anonim tė burokracisė, nė pėrtesėn pėr tė menduar si zakonisht.
Forma diskriminimi mė pak radikal, por nė realitet rezultojnė tė aftė me
efekte mė tė pėrhapura dhe kėmbėngulės, sepse fshehin prezencėn e tyre
dhe mekanizmat tė funksionimit tė tyre, prezantohen si “realiteti i
fateve”, mėnyrė normale pėr tė bėrė gjėrat, aksionet qė ju mungojnė ēdo
kuptimi diskriminues.
Ka tė bėj me njė racizėm pa racė, me njė
diskriminim pa sharje eksplicite, mė mbrojtės se fyes, “Racizėm qė ka
temė dominuese jo trashėgiminė biologjike, por pamposhtmėrinė e
diferencės kulturore: njė racizėm qė, me pamje tė parė, qė nuk kėrkon
me ngulm superioritetin e disa grupeve ose popujve mbi tė tjerėt, por
“vetėm” papėrshtatshmėrinė e njerėzve dhe traditave (Balibar e
Wallerstein, 1991).
Diskutimi mbi diskriminimin bashkėkohor
prezantohet si njė racizėm pa racė, propozohet tė ruaj diferencat e
grupit dominues duke e konsideruar emigracionin si njė rrezik, njė
invazion qė vė nė diskutim unitetin dhe identitetin kombėtar ose lokal.
Deri tani shpjeguam termin diskriminimin nė linja tė pėrgjithshme si dhe
formėn e racizmit bashkėkohor qė shfaqet jo vetėm nė Itali, po nė tė
gjitha vendet e zhvilluara qė kanė pritur emigrant nė dy dekadat e
fundit. Ky shpjegim ndihmon pėr tė kuptuar dhe analizuar rastin e
emigracionit shqiptarė nė Xhenova nė raport me popullsinė vendase
(italianėt).
Atėherė le tė fillojmė me pyetjen se: ēfarė opinioni kanė italianėt pėr shqiptarėt?
Duhet qė qartėsojmė se opinioni konsiston nė pėrmbajtjen e ndėrgjegjes sė njė
personi pavarėsisht nga gjykimi mbi vėrtetėsinė e tij ose falsitetin.
Mendoj se italianėt kėtu nė Xhenova mbi shqiptarėt shfaqin dy lloj opinionesh:

1. tė drejtė duke thėnė tė vėrtetėn
Opinioni i drejtė qė italianėt shfaqin pėr shqiptarėt ėshtė se: shqiptarėt janė
njerėz qė punojnė shumė, qė respektojnė ligjin, qė dinė tė sillen, janė
tė zot, kanė prirje pėr tė mėsuar shpejt gjuhėt e huaja, luftojnė pėr
tė bėrė njė jetė tė mirė dhe qė herė- herė me punėt e tyre tė ndershme
dhe tė lodhshme janė bėrė mė tė pasur se edhe vetė italianėt.
Njė ditė shkova nė njė bar kėtu nė Xhenova, pėr tė konsumuar diēka dhe fare
rastėsisht hyra nė bisedė me pronarin e barit qė mė pyeti nėse isha
turist i huaj?! Jo i thashė, jam shqiptar dhe kam ardhur pėr studime
kėtu. Kur, e mori veshtė se isha shqiptar mė tha shqip “ej Shoku”.
Pronari i lokalit vite mė parė kishte punuar nė sektorin e ndėrtimit
dhe mė tha se njihte shumė shqiptarė, me tė cilėt kishte punuar. Ai u
shpreh se shqiptarėt janė punėtorė shumė tė zotė, sidomos nė ndėrtimin
e mureve tė thata.
Opinione tė kėsaj natyre mbi shqiptarėt ka shumė,
por janė tė rasteve, kur vetė deklaruesit janė tė implikuar
drejtpėrdrejtė nė ēėshtjen qė bėhet fjalė. Pothuajse nė tė gjitha
rastet, kur italianėt shfaqin opinion pozitiv mbi shqiptarėt, do tė
thotė se pėr arsye pune apo nė rrethana tė tjera tė natyrės sociale,
kanė pasur kontakt tė drejtpėrdrejtė dhe i kanė njohur personalisht nga
afėr shqiptarėt.

2. opinion paragjykues duke sfiduar faktet dhe vėrtetėsinė.
Paragjykim
do tė thotė vetėm “gjykim paraprak” ose gjykim qė prononcohet para njė
provimi tė plotė tė tė gjithė atyre elementeve tė rėndėsishėm. Nga
periudha e iluminizmit termi “paragjykim” fiton njė ngjyrim negativ.
Allport thekson se: paragjykimi pėrcakton njė farė orientimi drejt kategorive
tė pėrgjithshme njerėzore se sa drejt individėve, ose shqyrton
individėt jo nė individualitetin e tyre, por si anėtarė tė njė kategori.
Disa italian qė pėr fatin tonė nuk pėrbėjnė shumicėn nė numėr, por qė kanė
nė dorė forcėn e fjalės (gazetarė jo realist), medien, mjaftojnė tė
gjejnė njė rast edhe tė vetėm, kur njė shqiptarė shkel ligjin, apo
devijon ( devianzė quajmė aktin qė dhunon normat e njė komuniteti dhe
ndėshkohet me njė sanksion) dhe tė shkruajnė duke deklaruar pa baza
faktesh, por pėr interesa tė caktuar se tė gjithė shqiptarėt shkelin
ligjet.
Pra, kėto gazetarė qė mbulojnė kryesisht kronikat e zeza,
paragjykojnė tė gjithė shqiptarėt e ndershėm dhe punėtorė, duke
pėrdorur stigmėn dhe stereotipin shqiptarė, qoftė edhe kur kemi vetėm
njė rast tė asaj natyre.
Ky lloj paragjykimi publik, ndikon tek tė
gjithė qytetarėt e tjerė italian, qė nuk kanė asnjė lloj forme kontakti
me shqiptarėt, tė forcojnė paragjykimin e marrė nga mediet, duke e bėrė
akoma edhe mė real e tė besueshėm nė impaktin e drejtpėrdrejtė shoqėror.
Sipas njė ndėr studiuesve dhe kriminologėve mė tė mėdhenj amerikanė Edwin H.
Sutherland se: sjellja devijuese nuk ėshtė as e trashėguar as e
trilluar nga aktori, por e mėsuar pėrmes komunikimit me persona tė
tjerė. Citimi i studiuesi amerikan, gjen aplikim nė rastit tonė
konkret, sepse njė shqiptarė, kur vjen nė njė moshė fare tė kėtu nė
Itali, nuk ėshtė aspak i prirur pėr tė devijuar, por janė rrethanat qė
e detyrojnė nė njė farė mėnyrė pėr tė bėrė diēka kundėr vullnetit dhe
dėshirės sė tij.
Po ju tregoj njė histori pėr tė qenė mė tė qartė se
ēfarė dua t’iu them. Kjo ėshtė historia e njė tė riu shqiptar, qė sapo
kishte mbushur 19 vjeē, vite mė parė vjen kėtu nė Xhenova, pėr tė
realizuar ėndrrėn e tij universitare, por edhe pse kishte njė talent tė
trashėguar intelektual, nuk kishte mundėsi ekonomike tė vazhdonte
studimet. I riu i sapo ardhur kishte bėrė kėrkesėn pėr pėrfituar
konviktin, po nuk e fiton dot, sepse konsiderohet me tė ardhura tė mira
familjare (nė familje punonte vetėm babai me njė rrogė mujore prej 100
eurosh). I riu i vendosur pėr tė realizuar ėndrrėn universitare, vendos
tė shkoj tė takoj personalisht drejtoreshėn e konvikteve pėr ti treguar
se: vjen nga njė familje qė arsimin e kanė konsideruar gjithmonė si tė
rėndėsishėm dhe tė pa zėvendėsueshėm nė formimin kulturor tė individit
dhe se ėndrra e tij ėshtė tė mbaroj universitetin dhe tė integrohet me
tė drejta tė barabarta nė shoqėrinė italiane.
Ai i argumenton drejtoreshės se:
nėse nuk e ndihmon duke i ofruar vetėm njė vend fjetje
nė konvikte, ėndrra e tij jo vetėm qė nuk do tė realizohet, por se ai
do tė gjendet fare i vetėm nė mesin e rrugės, i pa strehė, i pa ngrėnė,
i pa mbrojtur dhe pa eksperiencė nė njė vend tė huaj. Nė kėto rrethana
kundėr vullnetit dhe ėndrrės sė tij mund tė bėhej devijues nė kėrkim tė
mbijetesės dhe tė respektimit tė ligjit tė egėr tė rrugės.
Pra, jeta e kėtij tė riu ishte me tė vėrtetė nė duart e kėsaj zonje qė
pėrfaqėsonte institucionin e strehimit pėr studentė. Pėr fatin e mirė,
drejtoresha u tregua zemėr mirė, dhe me aktin e ofrimit tė vendit tė
fjetjes, mbrojti ėndrrėn e njė tė riu shqiptar, qė kishte ardhur nga
njė realitet ku nuk kishte ėndrra por ankthe.
Falė asaj ndihme, i
riu shqiptar jo vetėm qė realizoj ėndrrėn e tij universitare, por me
sjelljen e tij kulturore dhe me kapacitetin e tij intelektual vazhdon
tė jetė njė shembull jo vetėm si shqiptarėt ashtu edhe pėr italianėt.
Ky shembull tregon se nėse njė shqiptarė devijon, ėshtė faji edhe i
vendasve qė nuk i kanė ofruar asnjė mundėsi qė tė integrohet dhe tė
realizoj ėndrrat e tij, ashtu si qytetarėt e tjerė vendas.
Para se tė analizojmė se nėse italianėt janė racistė apo jo kundrejt
shqiptarėve? E shikoj tė arsyeshme tė shpjegojmė metamorfozėn e
racizmit nga biologjik nė kulturor.
Racizmi biologjik (klasik), qė
bazohej mbi karaktere trupore pėr tė justifikuar raportet e pa
barazisė, ka humbur besueshmėri. Megjithatė qėndrimet raciste nuk janė
zhdukur, por kanė zėnė forma mė pak eksplicite, si pėr shembull ai i
diskutimit mbi ndryshimet dhe mos pėrputhjet mbi kulturat qė
legjitimojnė masa veēimi dhe pėrjashtimi.
Pra ashtu siē kemi theksuar mė sipėr kemi kaluar nga racizmi me racat nė njė “racizėm pa
raca”, qė ėshtė njė formė racizmi shumė evident, sepse fshihet poshtė
veshjeve “pozitive” tė diferencės dhe mbron larmi kulturash.
Mendoj se qytetarėt italian nė Xhenova janė mė shumė nė fazėn e paragjykimit,
se sa tė racizmit tė mirėfilltė kundrejt shqiptarėve. Pse shprehem
kėshtu? Sepse, jo tė gjithė xhenovezėt, kanė qėndrim konstant racist
mbi shqiptarėt, por opinioni i tyre ėshtė nė formėn e njė cikli, ku nė
momente tė caktuara shfaqet me kuota tė larta pėrfshirje dhe nė momente
tė tjera me kuota fare tė vogla dhe tė papėrfillshme.
Duhet tė theksojmė se pėr nga natyra xhenovezėt janė tė ftohtė dhe janė mė tė
prirur pėr tė thelluar ndarjen Ne/ Ata jo vetėm me shqiptarėt, por me
ēdo tė huaj qė vjen pėr herė tė parė nė vatrėn e tyre, nė qytetin e
tyre dhe tenton tė behet pjesė e tyre. Madje vetė xhenovezėt mburren
kur thonė, se duhet vite tė bėsh njė Xhenovez mik, por nėse e ke e
bėrė, atėherė e ke pėrjetė.
Fakti qė xhenovezėt pėr nga natyra nuk
hyjnė lehtė nė marrėdhėnie me tė huajt, i bėn ata tė mos kenė njė
opinion tė drejtpėrdrejt dhe personal tė tyrin pikėrisht mbi kėta tė
huaj dhe tė mbeten nė fazėn e paragjykimit, pa mundur tė analizojnė
faktet dhe tė vėrtetat.
Pėr kėtė arsye shumė qytetar kujtohen tė
shfaqen egėrsisht deri nė racizėm kundėr tė huajve, kur disa gazetarė
tė kronikave tė zeza pėrdorin subjekte tė veēanta pėr ngjarjet qė
ndodhin.
Pėr shembull, gazetarėt janė tė prirur tė theksojnė se njė
djalė shqiptarė tentoj tė dhunonte njė grua. Nuk e kuptoj se pėrse
duhet tė theksohet se ishte njė djalė shqiptarė, kur fare mirė mund tė
shkruhet se njė djalė tentoj tė dhunonte njė grua, sepse nuk janė vetėm
shqiptarėt tė prirur pėr tė dhunuar.
Qytetarėt e thjeshtė qė nuk
kanė asnjė lloj kontakti tė drejtė pėr drejtė me shqiptarėt, me tė
lexuar kėtė lajm, frymėzohen dhe shprehen se shqiptarėt janė tė gjithė
dhunues, se ato duhet tė shkojnė andej nga kanė ardhur etj. Kjo formė e
logjikuar ėshtė krejtėsisht e gabuar, sepse ėshtė njė lloj sikur tė
pohojmė se Sokrati ka mjekėr, tė gjitha dhitė kanė mjekėr dhe atėherė
Sokrati ėshtė njė dhi.
Nė kėtė fazė mund tė themi se nga
paragjykimi, pėr faktin se nuk njohin faktet, tė frymėzuar edhe nga
kryeartikujt e stigmatizuar tė gazetarėve shprehin nivelin mė tė lartė
tė atij qė quhet racizėm ditor, sepse lajmi zakonisht ka efekt vetėm
pėr pak kohė, pastaj harrohet dhe zėvendėsohet nga njė lajm tjetėr qė
ka subjekt dhe natyre tė ndryshėm nga paraardhėsi.
Prandaj, me tė
drejtė mund tė pohoj se racizmi Xhenovez nga ajo qė shprehėm edhe mė
sipėr ka formėn e njė cikli me vlera variuese, ku me periudha tė
shkurta dhe tė influencuar nga faktorė tė jashtėm ėshtė i lartė, por nė
periudha tė tjera ėshtė mė i ulėt deri nė jo ekzistencė.
Fakti qė aktualisht shqiptarėt kryejnė punėt e pa preferuara nga xhenovezėt dhe
qė janė pak tė paguara, bėn qė mė shumė tė ketė pėrshtypje mbi bazėn e
paragjykimeve se sa shprehje racizmit nga vendasit.
Nė njė fazė tė
dy, kur shqiptarėt tė fillojnė tė kenė njė nivel mė tė lartė arsimi,
dhe tė jenė nė kushte tė barabarta pėr tė zėnė punė nė profesionet e
nivelit tė lartė si avokat, mjek, inxhinier, arkitekt, lektor
universitar, ekonomist etj.
Atėherė, pėr arsye tė konkurrencės sė
drejtpėrdrejtė, xhenovezėt do tė shfaqin jo vetėm paragjykime, apo
racizėm ditor, por nė njė farė mėnyre edhe racizėm institucional ndaj
shqiptarėve, sepse nuk do i shikon si “inferior” por si konkurrentė tė
fortė nė jetėn e pėrditshme.
{vazhdon...}


_________________
Sė Shpejti...

DaciMehdi
Webmaster
Webmaster

Male Numri i postimeve: 146
Vendndodhja: Albania
Points: 418
Reputation: 0
Registration date: 22/01/2008

Re: Komuniteti shqiptar nė Xhenova

Mesazh nga DaciMehdi prej Tue Sep 30, 2008 12:08 pm

{...vazhdimi}

Megjithatė, mendoj se duke kaluar njė
periudhė tė gjatė bashkėjetese, xhenovezėt do e kuptojnė, se emigrantė
shqiptarė janė njė domosdoshmėri ekonomike, sociale dhe demografike dhe
se me ata mund tė bashkėjetohet ashtu siē ka ndodhur qė nga vitet 1389,
kur durrsaku i parė erdhi nė Xhenova si skllav dhe fitoj lirinė, duke
vėnė themelet e para tė dinastisė “Durazzo” (pėr dekada me radhė ka
qenė protagoniste dhe aktore e historisė sė qytetit tė Xhenovės) deri
tek eksodi i 1990 qė me ritme mė tė vogla vazhdon edhe nė ditėt e sotme.
Xhenova, ėshtė njė ndėr qytetet me moshė mė tė plakur jo vetėm nė Itali, por
edhe nė Evropė, ku personat qė janė nė moshėn 81 vjeē e sipėr pėrbėjnė
21 tė popullsisė totale tė kėtij qyteti.
Mund tė themi se Badantet
shqiptare luajnė njė rol tė rėndėsishėm dhe ta pazėvendėsueshėm, duke
ofruar shėrbim pėr kėta tė vjetėr jo suficient tė braktisur nga
familjarėt e tyre.
Emigrantėt shqiptarė janė njė domosdoshmėri
ekonomike, sepse siē kemi theksuar, sepse mbulojnė segment tė
rėndėsishėm tė tregut tė punės tė lėnė tė pa mbuluara nga krahu i punės
italian, duke ringjallur sektor tė rėndėsishėm ekonomik-produktiv: tė
peshkimit, nė agrikulturė, nė industrinė e ndėrtimit etj.
Prandaj, mendoj se italianėt do tė vazhdojnė tė bashkėjetojnė shumė mirė me
komunitetin shqiptar, sepse kanė njė lidhje tė fortė tė nevojės
reciproke nė formėn e njė lidhje simbiotike. Shqiptarėt, tashmė janė
njė realitet i pa mohueshėm, qė po jep kontributin e tij qė Xhenova tė
bėhet njė qytet i hapur, kosmopolitik dhe t’iu pėrgjigjet me efikasitet
dhe me shpejtėsi kėrkesave tė globalizimit.

{ http://albandaci.blogspot.com/ }


_________________
Sė Shpejti...
  • Posto temė tė re
  • Pėrgjigju temės

Ora ėshtė Sun Mar 21, 2010 9:46 pm